Blloku i Ilir Metës dhe dosjet e kandidatëve

11 Qershor 2012, 16:21Politika TEMA
Blloku i Ilir Metës dhe dosjet e kandidatëve

Nga Ilir Yzeiri

 

Kjo që po ndodh në Shqipëri me narrativën e pështirë të zgjedhjes së presidentit dëshmon në fakt krizën e rëndë të modelit politik që po jeton Shqipëria. Modeli politik që po jeton Shqipëria është ai i zyrtarit të lartë të shtetit shqiptar, që me bllok në dorë vjedh pasurinë publike. Imazhi i Ilir Metës me bllok në dorë në zyrën e Dritan Priftit po e prodhon edhe sot ngërçin politik ku është futur Shqipëria. Hapin e parë të gabuar e bëri Edi Rama, i cili u ngrit në mes të natës dhe me një makinë të dyshimtë nga Durrësi hëngri ngjalën në vilën e Ilir Metës. Pas kësaj Meta nisi të trimërohej dhe të gjithë harruan njeriu që u bë shkaktar për katër viktima të pafajshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ky njeri befas na doli nëpër ekrane dhe po na mallëngjente të gjithëve duke deklaruar se do të jepte edhe jetën për integrimin. Pastaj nxori nga fjalori i varfër me shtatë fjalë edhe një tjetër fjalë –konsensus me …mazhorancën!!!. Edi Rama për të mbuluar sadopak aromën e erës së ngjalës i hidhte bisedës pak limon dhe nëpër dhëmbë e vlerësonte rolin e moderatorit Meta në konsultime për gjetjen e konsensusit. Mirëpo ata që menduan se njeriu me bllok në dorë digjej për integrimin dhe për konsensusin, tani kanë rast të shohin se Ilir Meta është njeriu më i diskredituar politikisht nga kjo aferë. Ai iu imponua Berishës(shih për këtë artikujt e Mero Bazes te Tema) duke dashur të kënaqë oreksin e vrasësit të vërtetë të 21 janarit, Lulëzim Bashës dhe nisi të nxjerrë nga blloku emra kandidatësh që Berisha e dinte se për një arsye apo një tjetër do të rrëzoheshin. Doli si triumfator dhe na paraqiti Xhezair Zaganjorin, pastaj me kokën ulur apo me bishtin ndër shalë doli e fajësoi opozitën që nuk kishte dhënë konsensusin për të. Ndërsa dështimi me Artan Hoxhën tregoi se këtë njeri as Berisha nuk e beson dhe madje tallet me të. Berisha e dinte shumë mirë se Hoxha nuk mund të bëhej president për po ato atë arsye që ai i kishte bërë presion që të largohej nga qeveria më 1994, dhe për këtë shkak la Ilir Metën që të ngrefosej si arkitekt jo i korrupsionit me bllok në dorë, por si arkitekt i mediokriteti politik. Rama arriti ta rikuperojë portretin e tij dhe qëndresa që i bëri mazhorancës për të mos u përzierë në lojën me emra i dha një pikë shtesë autoritetit që ai e shkeli me këmbë në darkën me ngjala. Sot kriza po tregon dhëmbët e saj dhe portretin real të Ilir Metës. Çdo gjë mund të ndodhë, por ajo që shihet është se Berisha nuk ka mbështetje ndërkombëtare për të bërë si të dojë. Ilir Meta u dëshmua si politikan mediokër dhe i pabesë që di të bëjë vetëm shantazhe me bllok në dorë. Nuk është çudi që Berisha tani të pranojë kandidaturën e ofruar nga shkrimtari Kadare dhe të pranuar nga opozita. Në këtë rast shqiptarët duhet të kujtohen se gjithë këtë çorbë e gatoi njeriu që futi në imazhin kolektiv të shqiptarëve vjedhjen e shtetit me bllok në dorë. Ilir Meta nuk duhet të harrojë se një ditë dosja e tij mund dhe duhet të rihapet.

27 komente në “Blloku i Ilir Metës dhe dosjet e kandidatëve”

  1. askushi says:

    Kete format Presidenti e dikton korupsioni.

    1. Enough is Enough says:

      rastesisht mbreme ne darke po ndiqja histori e ardhjes dhe qend rimit ne pushtet te Hitlerit tek explorer ,dhe sot poe shikoj dhe kuptoi se ku e ka gjetur kete menyre zgjidhje berisha.Nuk ndryshon asnje presje nga levizjet dhe drejtimin e dy diktatoreve ,sado gati 100 vjet me vone.

  2. geno says:

    Gjithe kete kazan me MUT qe po e trazon me majen e gjuhes Sali Berisha sot, e kemi pesheqesh mendja e debilit karrireristit Edi Rama, qe beri pazare te qelbura me Saliun per ndryshimin e Kushtetutes dhe qe shkoi e i fyti ne byth ngjalen e Ilir Monikes

  3. xha Jaho (kandidati i pavetshpallur per President) says:

    Ka Cecua bixhak!
    Po u be xha Jaho president, te gjithe ketytre derrave do tu hape nga nje llogari bankare te derdhin ato qe kane vjedhur dhe te mos i humbasin kur te vije kriza, sepse do t’i investoje te gjitha ne Greqi dhe ne Serbi, do t’i fut te gjithe socialkomunistet ne kavalishncen tek stacioni i trenit te honbepsin ato qe kane gllaberuar dhe do heq taksen e leshit, siç beri Lulëzo Lulëza ime.

  4. FENOMENI says:

    KU ESHTE LLOGJIKAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA…KU ESHTE KELMENDASIIIIIIIIIIIIIIIII….

  5. tironsi says:

    po kjo gje dihet ilir meta eshte pergjegjes per gjithcka une po te isha ne vent te berishes e kisha vendin ne zgjellje te para koshme se sa te me sjelli nje ilir hajduti verdalle me kater vota te qelbura dhe njollosi pd-ne me vjedhjet se vetem keta te ls-ise nigjohen te shporren nje ore e me perparadhe perpara ligjit hajdutet

    1. Kalorsi i zi says:

      Sa foto domethenese ‘SALI berisha me te dya duart ne formen e pistolietes ne drejtim te Ilir M dhe Lulit duke na thene ; KETA TE DY E KAN FAJIN !! Po zihen shefat kush ka dosje me shume per njeri tjetrin dhe Saliu do ti eliminoje shume shpejt.Me pelqeu

  6. O burra .... aplikoni per PRESIDENT ..... says:

    Edhe une kerkoj te behem PRESIDENT.
    -Jam shqiptar,
    -nuk bej pjese ne asnje parti,
    -mbi 40 vjec,
    -profesion dhe diplome
    o burra aplikoni te gjithe per PRESIDENT …..

  7. Rexhin says:

    Historia shkruhet, por shkruhetme vonese per kete njeri te pa skrupull qe quhet Ilir Meta neser do te kene turp dhe femijet etij per nje baba te tille qe feja e tij eshte vetem” paraja”dhe pazaret e felliqura

  8. voica says:

    Zoti YZEIRI! Nuk i leviz as presjen. Megjithese ka akoma per te thene, mjafton konciziteti. Ne se me lejohet, dy paranteza te vogla:
    1- tek fjalia:”…la Ilir Metën që të ngrefosej si arkitekt…” mund te thuhet:”…la Ilir Metën që të ngrefosej si K’LLEF…” dhe
    2- tek :”…Ilir Meta u dëshmua si politikan mediokër dhe i pabesë…”- duhet qe fjalen “I PABESE” ta vendosesh te paren, se sa per “medioker” e ka dhe si njeri edhe si politikan.
    Mjere ky vend!

  9. frediel says:

    si nuk ka turp ky pis njeri qe del e flet akoma neper tv,duhet dhe keto tv ta bojkotojn kete qen,un qenuk jetoj ne shqiperi me vjen te hap internetin te shoh ndonje lajm se do dali patjeter ky llum me emrin meta kudo ne cdo lajm ne cdo adres,ky po perpiqet te pastroj emrin dhe ti imponohet shqiptarve me dhun,turp dhe per edvin ramen qe u perpoq ta afronte

  10. Poshte kjo qeveri e korruptuar says:

    -Poshte kjo qeveri e “felliqur” e “korruptuar” me vota te vjedhura dhe aleanca te pista.
    -Populli kerkon zgjedhje te parakoheshme.

  11. SKRAP says:

    ç’PRET nga partia e skrapit.

  12. Vlora says:

    je shum i sakte o ilir yzeiri……

    meta eshte politikani me vegativ qe ka njohur shqiperia qe pas,,esat toptanit.

    po ku ta gjejme sot nje avni rustem ,do te ishte heroi i shqiptareve.

  13. miku says:

    E pa besueshme 3 miljon te poshteruar nga 3 figura te tilla, qe tani vjedhin vrasin hapur dhe ne prap durojm.Sa te durushem qe jemi bravo.

  14. miku says:

    E pa besueshme 3 miljon te poshteruar nga 3 figura te tilla, qe tani vjedhin vrasin hapur dhe ne prap durojm.Sa te durushem qe jemi bravo. Ujqit po na han tek bytha ne themi jemi ne enderr.Po zgjohuni o derra.

  15. Bujar Mehmet ... Bujar Nisahni says:

    Une kam qene student ne shkollen e Bashkuar dhe kam njohur komandantin e PPSH-se ne ate kohe Z.Bujar Mehmetin …. sot nuk e di pse quhet “Bujar Nishani”.
    Ky eshte nje rast precedent per tu diskutuar dhe nje rast flagrant per ligjin dhe PRESIDENTIN.

  16. leon.usaja says:

    Kjo treshe e Foto_s se mesiperme, por edhe Nano jane MAFIA Shqiptare. Pa dashur te zgjatem mjafton thenia e Politologut te famshem Amerikan-Cifut Dr.Aron Helmstein (1920-1996); i cili thote:
    **Rregjimet Mafioze faqja e pasme e te njejtes mediale ku faqja e perparme jane Rregjimet Bolshevike, ne menyre te padiskutueshme jane dy te keqiat me te medha te koheve Moderne, por ndersa Rregjimet Bolshevike po dorzohen njera pas tjetres ato Mafioze po fuqizohen e po perhapen si nje epidemi mbare Botrore mjaft e rrezikshme per Demokracine dhe Lirine Botrore, sa askush nuk do te shpetoje pa pasoja katastrofike Botrore.**
    Ne Shqiptaret jemi tashme ne rregjim te ri Diktatorial, qe quhet Mafia rregjim.

  17. shqiptari. says:

    Kjo trojke qe shohim me portretet e tyre komplet e ka vendin para gjyqit te popullit,ndryshe na pret gjakderdhja.

  18. Labi says:

    Plotesisht ok me Yzeirin .E prish te them me teper.

  19. Ivani i madh says:

    Ilir Meta eshte bere si prespermative per te shpetuar Berishen dhe qeverine e tyre nga ”semundjet ” e opozitese per kete mban ne dore edhe bllokun e korupsionit si katallogun e prespermativave.

  20. rexha10 says:

    UNE ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT TE SHQIPRISE E SHIKOJ SI CESHTJE BURGU,PSE E THEME KETE”???????
    1 FATOS NANO NUKE MUNDET TE ZGJIDHET PRESIDENTE SEPSE E CONE SALIUN NE BURGE
    2 ILIR META NUKE MUNDET TE LARGOHET NGA BERISHA SEPSE KY I EUNDIT E CONE NE BURGE
    3 DUHET TE ZGJIDHET NJE EMER NGA DREJTESIA ,QE TE MOSE FIRMOSE BURGIMIN E BERISHES DHE METES.
    4 QEVERIJA NUKE BIEN NGA KETA HAJDUTE E VRASES ,POR NE QOFTESE COHET NJE POPULL.

  21. Ebesa ket altikershkrues nuk po e njof ase emrin Ilir Yzeiri nuk ja pasna dexhu,por deri diku me ket koment e paska ofruar skemen qe kam theksu para do dite se ky skenar i sali vuqidolit eshte loje mete gjithe,besa dhe me ilir koketrashin,por ky ilir koketrashi i kan sharruar kembet ne krim deri ne gjunje,dhe eshte kapur nga sali vuqidoli,dhe ska ka tja mbaj.dhe fundi rezultati i gjithe kesaj maskarade presidenciale do jet ajo qe sali vuqidoli ka thene ,ketu e pas 21 janarit dhe,suksesi i te gjitha rezultateve te tije eshte fazliq,i mesuar dhe i ushtruar nga sllavopilitka,qe gjithmon behet sikur une po bej gjitheqeka nete mir pore me synimin e te pares perte arritur ate qe vet deshiron, siq kam theksu ne 24 ore ben 24 politika tipike sllave.

  22. fredi says:

    ky lul eshte propietari i belleair a e di ndonjeri

  23. Din Kruja says:

    Shume vleresime per Ju zoti Yzeiri. Vec dhuntise se te shkruarit keni cilesi te larta morale. Mbi te gjitha keni kurajo,jeni trim dhe me shkrimet tuaja i beni nder jo vetem vehtes por edhe kombit. Ne shkrimet tuaja mbizoteron sinqiriteti dhe e verteta. Ne shkrimin tuaj ndaj nje mendim ndryshe nga ju lidhur me Edi Ramen. Ngrenia e ngjales ne Gjirin e Lalzit nuk eshte thjeshte nje gabim taktik i Edit, por tregon nivelin e moralit te tij, karakterin e tij. PS eshte nje force politike qe nga krijimi me kriza ciklike, pasi themelet e saj jane te dobeta. Nuk degjuan Agollin kur u tha mbylleni ne 91-shin mbyllen ketu historine e PPSH e te krijohet parti e re. Cfare bene vetem nderruan emrin dhe sot mbas 20 vjetesh paguajne fatura teper te renda. Prandaj dhe nuk perkrahen nga e majta europiane pasi i vleresojne si parti ish komuniste me emer tjeter.Edhe emri i gazetes eshte ai vene ne gusht te 42-se. Kjo Parti deri ne zgjdhjet e ardheshme te vitit tjeter do te shkoje poshte e me poshte. Tani qe per me teper ka dale me kazem dhe lopate edhe Nano per te shpejtuar ” varrimin e saj”. Ky ishte edhe qellimi kur iku vete nga Partia dhe beri Edin ne vend te tij.Sa te jete gjalle nuk do te heqe dore nga endrra e tij presidenciale donkishoteske. Shqiperia duke qene vend i paradokseve nga me te paimagjinueshme ndoshte ndonje dite mund t’ja jape kete shans.

  24. Gezimi says:

    Ja c’ngjet kur nuk funksionon shteti! Ne nuk na besohet, por harrojme qe cdo dite jetojme ne nje realitet pervers. Te kish ndodhur dicka e tille ne nje vend me te vertete demokratik, kete palo politikan do e shihnim pas hekurave; por doktor rrumpalla e mbron qe te rrij ne pushtet. Do e paguajne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje