Më në fund Nano sulmon Berishën: Është përgjegjës për këtë krizë FATALE ku ka hyrë Shqipëria

11 Qershor 2012, 17:12Politika TEMA

I vetëofruari si kandidat për president, Fatos Nano, më në fund ka lëshuar një deklaratë për mediat ku sulmon ashpër kryeministrin Sali Berisha. Nano thotë se Berisha faktoi se dashuria e tij për pushtetin e kalon dashurinë për shtetin. Nano bën Berishën fajtor për krizën aktuale, të cilën e quan fatale.

Nano e mbyll duke u bërë thirrje qytetarëve të mos lejojnë kryetarët e partive të nëpërkëmbin interesat e vendit.

 

DEKLARATA

“Fatos Nano shpreh zhgënjimin e tij të thellë për këtë dështim të turpshëm ku e kanë zhytur Shqipërinë, kryetarët e partive politike.

Sidomos Fatos Nano shpreh zhgënjimin e tij të thellë për sjelljen e reagimin e liderit të shumicës qeverisëse Sali Berisha, i cili nuk ia doli dot që të shkëputet nga marifetet dhe llogaritë e ngushta partiake apo brenda koalicionit. Sali Berisha nuk ia doli dot mbanë që të sillet, flasë e veprojë si shtetar sikurse detyra e tij si ish-President Republike dhe Kryeministër në detyrë e kërkon.

Sali Berisha dëshmoi se dashuria e tij për pushtetin e tejkalon dashurinë e tij për shtetin, dashuria e tij për partinë e tejkalon dashurinë e tij për kombin, dashuria e tij për koalicionin e tejkalon dashurinë e tij për integrimin europian dhe partnerët tanë euroatlantikë.

Sali Berisha dëshmoi e po dëshmon papërgjegjshmëri totale ndërsa ka rënë në nivelet meskine të lojërave të pushtetit dhe si partiak i devotshëm çmontoi e po çmonton, vendosi dhe po vendos në rrezik tejet serioz të gjitha shanset e Shqipërisë për zhvillim të qëndrueshëm, e të shëndetshëm, për integrimin europian dhe për partneritet dinjitoz euroatlantik.

Sali Berisha u dëshmua i paaftë të sillet si shtetar, e si i tillë u dëshmua i paaftë për të vazhduar për ti udhëhequr shqiptarët në proceset e mëtejme integruese dhe zhvilluese.

Sot Sali Berisha u tregua i aftë vetëm të dështojë për herë të dytë me pamundësinë e tij për të zgjedhur një President të denjë me staturë e sprovim shtetari për të mirën e Shqipërisë, Kombit dhe Integrimit Europian. Sali Berisha po pluskon e po mbytet në qëllime e axhenda të ngushta partiake për t’i dhënë Shqipërisë një President partiak.

Sali Berisha në të gjitha qëndrimet e tij dhe në sjelljen e tij të këtyre ditëve dëshmoi se ai është tashmë i paaftë që të bëjë marrëveshje shtetarësh për të mirën e shtetit dhe kombit, porse ai është i aftë vetëm për marrëveshje partiake në dëm të kombit dhe interesit publik.

Fatos Nano gjykon se Sali Berisha është përgjegjës i padiskutueshëm në këtë krizë fatale ku ka hyrë Shqipëria me procesin e zgjedhjes së Presidentit, ku numrat mund të bëhen për ta zgjedhur një President sipas Ligjit e Kushtetutës, por morali e vlerat janë zhbërë për të pasur një President sipas kërkesave, parimeve e vlerave Euroatlantike.

Fatos Nano i drejtohet opinionit publik se sot është dita të ndërgjegjësohemi të gjithë së bashku për të mos lejuar më partiakët e kryetarët e partive që të nëpërkëmbin fatet tona dhe të rrezikojnë partneritetet tona euroatlantike dhe integrimin europian.

Ne jemi vend anëtar i NATO-s, e duhet të lartësohemi si qytetarë të mëdhenj e dinjitozë si i takon qytetarëve të një vendi anëtar të NATO-s. Ne meritojmë shumë më tepër sesa kjo klasë politike meskine partiakësh dhe manovratorësh politikë na ofron.

Fatos Nano është i vetëofruar para publikut shqiptar që së bashku ta gjejmë forcën dhe mënyrën që ta ndryshojmë këtë realitet të trishtë. Së bashku duhet ta fitojmë Shqipërinë Europiane dhe duhet të bëhemi të denjë për Partnerët tanë Euroatlantikë.”

37 komente në “Më në fund Nano sulmon Berishën: Është përgjegjës për këtë krizë FATALE ku ka hyrë Shqipëria”

  1. nuk eshte e vertete o FATOS, PSE sot BERISHA eshte PERGJEGJES? sot qe nuk te MBESHTET ty?

    1. Vlora says:

      eshte loje e tyre qe ta propozoje rama,,

      po rama as te mos tundet nga deklaratat e tij.

      rama eshte per europe dhe jo per azi ku na futi berisha.

      1. arjani says:

        Llafe dhe vetem genjeshtra. Sigurisht qe pasi ka bere deklaraten e ka marre ne telefon sali bishen dhe i ka thene me fal se te shava pak.

    2. Ti Fatos Nano qelbesire qytetare e mban Berishen dhe Meten ne Pushtet dhe kete e dine prej shume vitesh si Shqiptaret dhe te Huajt.

  2. ben says:

    Tani po fillon finalja e tragjiko komikes te zgjedhjes se presidentit.Ky eshte guri fundit qe po luan Nano,po e hengri Edi ai zgjidhet president,por eshte shume vone me duket.Keto lloqet qe ben Tosi nuk i ka problem,i kthen mbrapsh neser.

  3. DUAM LEKET says:

    DASHURIA jote per tu bere PRESIDENT, E TEJKALON dashurine per kombin, O FATOS. je shume VONE.

  4. Ai says:

    Ore ti keq s’e ke, asnje presje nuk hiqet nga ato qe the.

    Po njecik cudi qe te erdhi gjuha tani qe Saliu te perbuzi perfundimisht.
    Se deri para nja dy ditesh ishte burre i mire shume qe shkoje m’a takoje tek Kullaministria e vet.

    Te thote cde doje. Nano, si edhe Bisha me Lilin, Lulin dhe Xhozin jane te djegur.
    Fjalet e tyre nuk kane me rendesi.

    Fatkeqesia e Popillit eshte se po keto palaco-mercenare bejne ligjin, vendin edhe kuvendin.

  5. BERISHA LARGOHU: ZGJIDHJA E VETEME ESHTE LARGIMI I BERISHES ME DHUNE. says:

    Nuk i besohet Nanos, ky Nano ta merr edhe ne goje vetem per tu bere president.

  6. NYC says:

    Duhet te permendet ne kete deklarate se Nano e ka suportuar shume Saliun e tij te dashur, po ashtu edhe Mutin Ilir, pa harruar edhe Bashen Lule te ciles i dha voten. Prandaj Saliu e hidhte shurren viu se kishte kolonen e peste Nano brenda PS.

  7. al says:

    prit se do shohom store e kam thene qe me pare.ne i vume ne do ti durojme.

  8. Enzo says:

    Nano foli keshtu ? Kujdes oO Sali se po te sulmon nga e majta. Filloi lufta e Patrinove shqiptar, Loje e bukur, nje spektakel ne sy te popullit qe po i shef ”sic jane ne te vertet”. Pseudopatrijota, hajduta , kriminelle dhe keto vite te vjedhura popullit shqiptar, te gjitha krimet do ti paguani nje nga nje.

  9. E verteta says:

    BOLL I FSHEME TE VERTETAT.
    Nano ka te drejte,Saliu kure s’ka qene njeri per tu mare me politike,jeta e tij politike deshmon sa i pa afte eshte per fushen ku eshte futur vetem per ego.
    Ai edhe si doktor pas gjithe volumit te math te studimeve qe beri, s’kish pse ti futej politikes.
    Po, e ka nxitur rethi i ngushte qe kish ne dore kuadrin e PKSH,sepse Saliu jepte shenja fanatizmi per besnikeri,por jo per aftesi te drejtoje nje shtet me aq probleme si Shqiperia.
    Parashikimi i leshkove te kuadrit te PKSH per Saliun drejtus shteti,tani me faktet qe rijne nen rogos del qe ka qene mekat,gabim shume i rende.Boll jetuam ne shqiptaret duke fshehur te vertetat qe ju takojne ti njohin i gjithe populli yne mjeran.

  10. Drini says:

    Ta dhjeu salushi o nanushooooooo. Po si i beson more debil tepabesit salush, kur ati te rrasi 4 vjet ne burg? yyyyyy butak pa shtylle kurizore. Ik andej nga Austria e ha mut.

  11. Gezimi says:

    Shikoni, tani qe po e sheh se po i preket interesi, filloi te moprehe gjuhen gjarperi Nano. O Fatos, nuk ke asnje te drejte morale jo vetem te zgjidhesh president, por dhe te ngresh zerin per “padrejtesine”. Pse tani u be i keq Berisha? S’ka me qejf, shko gjej ndonje pune, se ti nuk ben per president, se je sharlatan. Shembuj per kete jane te shumte.

  12. Labi says:

    Je von Nanom treni po niset .C te mbjellesh do korresh.

  13. miri says:

    Fjal me vend ke thene o Z.Nano vone.Me duket se bejn edhe pak kontrast ti te shash Berishen dhe Berisha te bej fushat ty se bashku me aletet e tij qe pse nuk kandidoni Nanon..

  14. Hektori says:

    Mbas kaq shumë kohësh, jam i mendimit se po japin frytin e tyre, puna dhe vendosmëria e Edi Ramës për thyer zullumet e Salës dhe gjithë lapanjozëve të tij! Zoti Nano, është tepër vonë për ty, e hape gojën tënde 5 vjet me vonesë, po të ishe i vendosur të flisje që kur zgjodhët Topin, kjo krizë politike që ka pllakosur gjithë shtetin dhe kombin shqipëtarë, nuk do të kishte arritur deri në këtë pikë kulminante! Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e gjithë atyre që mendojnë se nuk do të vdesin kurrë po të jenë në politik! Lëreni popullin ta zgjedhi vetë rrugën e tij drejt zhvillimit!

  15. tony says:

    Per te ardhur keq. Ky vend eshte i mjeruar qe ka 20-e ca vjet qe mban keta lloj vemjesh ne kurriz.
    Fjalet nuk e pershkruajn dot me merzine dhe zhgenjimin qe te krijojne keto monstra sa here qe hapin gojen lart e posht. Nuk e kuptoj se si mund ta shikojne “fukarain” e thjeshte ne sy kur nxjerin keto lloj perrallash nga goja. Edhe vete ketyre me siguri qe i perzihet per brenda kur degjojne veten e tyre
    Oh God HELP

  16. lal krosi says:

    o Toso hajde pim i raki thane o burr, se e ke muhabetin e omel. Mos e caj trapin fare lali se ne ne terezi e kena pas gjithmon

  17. albanexi says:

    IMMER WIEDER ÖSTERREICH,FATOS

  18. bas says:

    Mjere populli shqipetare ku ka ngele ne dore te ketyre njerez te poshter qe mundohen vetem te shikojne interesin e tyre , rofte Shqiperia dhe poshte tradhtaret ne pushtet

  19. qytetari says:

    Hahahaaaaaaaaa,po shan i dhjeri te permjerin!!!!!!!!!!

  20. Or pijanec i felliq,ishe ti or maskarra qe solle saliun ne pushtet,ai ty ta rasi ne burg.Ju sjeni vecse maskarrenj:NJE MUNDESI PER TE MOS ARDHUR ME NE SHQIPERI.

  21. MEMEDHETARI says:

    Te gjitha cfare thote z.Fatos Nano qendrojne…
    Te gjitha,pa perjashtim…
    Eshte tjeter gje qe keto gjera i thote tani qe “e provoi” ne kurriz te vet…
    Pavaresisht se Nano eshte PERGJEGJES PER MBAJTJEN E BERISHES NE PUSHTET,UNE DO TA PRANOJA QE AI T`I BASHKOHET TE MAJTES SOT E TUTJE…
    VETEM ME NJE KUSHT:
    TE BEJE AUTOKRITIKE PUBLIKE TE SINQERTE PER PAZARLLEQET E NDYRA QE PATI BERE ME BERISHEN DHE ME ILIR METEN…
    QELLIMIN DUHET TA DEKLAROJE: FORCIMI I TE MAJTES DHE JO PERCARJA E METEJESHME…
    PER POSHTERSITE DHE PRAPESITE QE I SOLLI PARTISE SOCIALISTE DHE TE MAJTES NE TERESI,DUHET TE RRIJE KOKEULUR…
    NE BAZE TE KETIJ “RREFIMI” PARTIA SOCIALISTE LE TE GJYKOJE ME ZEMERGJERESI…
    NE LUFTEN PER “PRERJEN” E KOKES SE KUCEDRES LE TE MOBILIZOJME GJITHE POPULLIN,PA PERJASHTIM…
    EDHE FATOS NANON…

    1. feniks says:

      Miku im memedhetari,ibere nje kritike te mire perpara birose xhoanices.Partia te mori me si te mire tashti.Harrove te propozosh ti japim nje steme xhoanices

  22. lec li says:

    te duket vetja i mencure ta futi sala sa krahu

  23. kremi says:

    Po deri dje cfare bente ky kokuth qe sot po bene “namin”?

  24. Epirioti says:

    Nano Pijaneci Populli Shqiptar ka 1 fjale te Urte qe ti e paske harruar, FJALA PAS KUVENDI E PUSHKA PAS BETEJE SKANE ME VLER. Aty ishe edhe me pare dhe e thoje Fjalen e Burrit, por si gjithmone ngelesh 1 Pijanec Ordiner.

  25. vjosa says:

    Ke 7 vite o Fatos Nano qe shan PSne me gjith gazeten ‘Agon’e Frrok Cupin,ke 7 vite qe punon kunder te majtes,e sot i thua se po prish shtetin atij qe i dhe 6 votat per Bamirin,per fushaten pro Bashes.Sa dem te paska ber pija more Tosi,nuk mban ment me,aha.

  26. tekniku says:

    Po te kishe pak dinjitet ne vitin 1997 duhet te kishe nderuar qeline me pallen.Ai edhe sot e kesaj dite duhej te ishte ne burg per krimet qe ka bere ne kete kohe.Fale shkerdhatllekut tend te Amerikes dhe Europes prostitute ai po tall bythen me te gjithe ne keto 20 vjet ose 1/2 e sundimit te Enver Hoxhes.Sa per Ramen ,ai nuk duhet te kishte hequr dore nga 21Janari,eksperimenti i tij i ri per ta trajtuar Berishen si qengj nuk ecen.Prandaj Rama ose behu burre dhe ngri njerezit per te mbrojtur dinjitetin e perdhosur nga keta kriminele ne pushtet me rezistence pasive apo si te duah ti,ose jep doreheqjen se i ke zene vendin dikujt tjeter ne PS.

  27. Zeqir Nela says:

    Tosi i Thanasit-spiun, bq Tirone, bythpambuk, frikacak, pijanec, bixhozxhi, halabak katundi, por..Sali shpellari edhe me keq eshte nje kryemonster ! O Zot ku u katandis ky vend !!!!!!!!!!!

  28. feniks says:

    Xhoanica!Thuai sales:DO KALOSH EDHE NJE HERE NGA LAGJIA IME TI?PO NUK TA HAPA KOKEN ME GUR,MOS ME THENCIN TOSI I XHOANA NANOS.

  29. arten konti says:

    po te futi ne burg o bq , te mori pushtetin o bq te genjeu se do te beje president o bq , te tha shaj te majtet qe te votuan per 15 vjet dhe ti e bere o bq..po kush te beson me ty o tos bq (bythe qiri ) e thashe se plasa .

  30. kelmendasi says:

    Po ku e shihni krizen more budalenj apo ju ka stakue truri
    I kerkoj Ps te ndrroje statutin qe kryetari i saje tashti e mbrapa te quhet KRyeministri i partise socialiste se Edi Rama na cau b…n qe te jete kryemister.Ndryshev zor se behet me emer tjeter ky debil kryetar debilash.

  31. BARO CORROGJAFI says:

    TANI E MORI VESH FATOSI SE CFARE NJERIU ESHTE SALI BERISHA . FATOSI AKOMA NUK E KA MARRE VESH SE VETE AI ESHTE FAJTORI QE E BERI CORAP PARTINE SOCIALISTE DHE TASHME I LEPIHEJ ILIR METES .NDERSA ILIRI EDHE JA BEN QEFIN , EDHE I FUT GISHTIN.BERISHA E KA NE DARE ILIRIN DHE NUK E LE QE TE LEVIZE, NE EMER TE MARREVESHJES QE KA ME TE. SA HERE QE ILIRI LEVIZ PAK, BERISHA JA SHTRENGON DAREN NE BOLE DHE I KUJTON SHUME GJERA.DIVERSIONI I BERISHES ,NEPERMJET FATOS NANOS ,KA BERE EFEKTIN NE PARTINE SOCIALISTE. FATOS NANO KA QENE I PERDORURI I SALI BERISHES QYSH NE 2005,KUR BERISHA I BERI KOMPLIMENTA DUKE E QUAJTUR “LIDER HISTORIK I PS “. I KUJTOJME ZOTIT NANO SE SALI BERISHA DO TE TE PERORE EDHE TANIE TUTJE. TE RROFTE ZGJUARESIJA !

  32. ALBAN DEGA says:

    FITON “VSE VLASAM SOVJETAM” E SALI STALINIT SHQIPTAR

    – Diplomacia perendimore pershendet bolshevizmin
    shqiptar !

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Ndodhi ajo qe nuk pritej nga askush… Qe Berisha dhe klani i tij familjar e qeveritar i sterkorruptuar do te zgjidhnin nje ushtar besnik te tyre, nuk kishte asnje dyshim. Behet fjale per shpetimin nga drejtesia te Mubarak Kadafit shqiptar, Sali Berisha & co. dhe uzurpimin e cdo hallke te pushtetit me vota te vjedhura.
    Me zgjedhjen antikushtetutese te Bujar Nishanit si President, bolsheviku Sali Berisha realizoi thirrjen rrenuese lenin-staliniste ” Vse vlassam sovjetam” pra ” te gjtiha pushtetet sovjeteve, qe ishin fatkeqesi per Rusine= BS, por edhe nje katastrofe per Boten.
    Po aq e papritur ishte edhe turravrapi i diplomacise perendimore me ne krye ambasadorin amerikan Aleksander Arvizu per te pershendetur zgjedhjen dhe zgjidhjen bolshevike te Berishes ” Vse vlasam sovjetam” .
    Nje fillim i keq i anikushtetues ne cdo hallke si per presidentin Nishani edhe per kryetarin e tij Sali Berisha. Nese fillimi i mbare eshte gjysma e punes, fillimi i keq eshte ogur per nje fund tragjik.
    Le te shohim a do te zgjodhet me ne fund opozita me kryetarin e hallakatur Edi Rama… Perndryshe Sali Berisha do te qeverise per aq sa do ti jape ymer ai lart….
    Ka edhe nje zgjidhje tjeter: pranvera arabe nuk pati ne krye asnje lider apo parti opozitare. Ishte populli ai qe doli ne rruge, u gjakos, u prangos… por hoqi nga poltronat e korrpusionit dhe ia dha drejtesise ” te plotfuqishmit” bashke me “te gjitha pushtetet ” e tyre.
    Ben Aliu u denua me vdekje!
    Mubaraku si fillim ka marre burgim te perjetshem nese do ta lejoje ndonje infarkt i paralajmeruar i tij! Di shume sekrete qe do ta vinin ne pozite te veshtire edhe Perendimin !
    Kadafi perfundoi me tuba halesh ne prapanice!
    Perndryshe cdo popull ka qeverine qe meriton.
    Edhe kur ajo qeveris me vota te vjedhura.
    Edhe kur vjedh me vota te vjedhura.
    Edhe kur vret me vota te vjedhura… !
    Mbreme Beriaha fjeti i qete. Edhe krejt klani i tij… Ashtu paten fjetur edhe despotet arabe derisa i fshiu nga kreu i shtetit e nga faqja e politikes uragani, cunami popullor! Asnjerin prej tyre nuk e shpetuan as raketeat berthamore, as aeroplanmbajteset… e as pershendetjet e diplomateve perendimore!

  33. fede says:

    REBELIM ME JU PLEQTE.
    ENDRREN E LIRISE NA VRATE PERJETE!
    BEJ OPOZITE NANO TANI,E CONI NE ELITE VEC RINI!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje