Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e katër policëve më 7 gusht 2009, rrëfehet për Shekullin. Ai deklaron se tani është i paragjykuar, por në fakt ka shumë prova që fajësojnë policinë dhe prokurorinë. Sipas tij, dy punonjës policie janë vrarë pas shpine, kurse nga makina e tij janë vjedhur 150 mijë euro pas ngjarjes
Ju akuzoheni për vrasjen e 4 policëve, a mund të kemi rrëfimin tuaj për këtë ngjarje?
Unë zyrtarisht akuzohem për pesë vrasje dhe dy plagosje në harkun kohor prej 12 sekondash. Sigurisht që akuza mbi mua do të bindë edhe sikur kjo tragjedi të kishte marrë edhe më shumë jetë njerëzish, pavarësisht se në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 40 gëzhoja nga armët e policisë së shtetit. Kur kanë filluar breshëritë e armëve unë kam qenë në sediljen e pasme të Touareg-ut dhe kam shpëtuar gjallë me një plagë në dorë, vetëm për faktin se jam përkulur në hapësirën mes dy sediljeve të para të automjetit. Për momentin kaq mund të them për ngjarjen, pasi pjesa tjetër e rrëfimit do të jetë në sallën e gjyqit.
Po provat që janë paraqitur në gjykatë nga prokuroria? Kundër jush ka shumë prova.
Sigurisht që në këtë moment çfarëdo që të them për provat jam i paragjykuar përpara opinionit publik, por një gjë të them me bindje, nëse procesi do jetë transparent, publiku do të shohë me sytë e vet dhe do të mësojë faktin se të gjitha provat e paraqitura nga prokuroria akuzojnë drejtpërsëdrejti punonjësit e policisë dhe prokurorët e çështjes në këtë ngjarje. E vetmja provë që nuk mund të paragjykohet është ajo e vjedhjes së 150 mijë eurove nga automjeti im menjëherë pas ngjarjes.
Nga skena e ngjarjes më bën përshtypje edhe një makinë tip Benz, i ndezur, që nuk rezulton të jetë në dosjen e prokurorisë. A dini ju kush ishte në këtë makinë?
Jo deri më sot nuk di gjë për të. por në këtë moment jam i përqendruar në analizën e provave dhe në konkluzionet e akteve të ekspertimit mjeko- ligjor, dy prej të cilave vërtetojnë qartë se punonjësit e policisë Saimir Duçkollari dhe Fatos Xhani janë vrarë pas shpine.
Keni njohje apo keni takuar atë ditë personin që posedonte makinën shumë afër vendit ku janë vrarë policët?
Jo. As kam parë dhe as kam takuar njeri aty. Isha duke pritur të takohesha me një shokun tim e më pas do të shkoja në Rrogozhinë se do të blija disa vazo lulesh për shtëpinë, së bashku me kunatin dhe shokun e ngushtë të tij.
Zoti Dajti, jo rrallëherë është përfolur edhe një njohja juaj me Agron Kuliqin, zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Cila është marrëdhënia juaj me të?
Në pamje të parë pyetja është mëse sugjestionuese, pasi të thuash cila është marrëdhënia juaj do të thotë se ajo ekziston, ndonëse në fakt jo vetëm që s’kam pasur dhe nuk kam lidhje,m por as kam pasur rast ta shoh ndonjëherë.
*Marrë me shkurtime
shum e bukur ajo pjesa kur tregon se me ca aktiviteti do e shtynte ate dite!!!
do shkonte ne Rogozhine per te ble vazo lulesh!!!!!!!
Vazo dhe kishte me vete ca pare xhepi qe te hante ndonje sufllaqe po ta merrte uria. Rreth 150.000 Euro…
P ca i ka vrare vete ky, dhe pastaj organizoi ceremonine me te shkelqyr te varrimit!!!
na ka prek ne seder….Si te lane pa blere lulet dhe vazot me 150 mije euro? me kaq leke do te benin dhurate gjithe gomaret dhe lopet e rrogozhines dhe lushnjes o bastard??
Te preku ne seder puna qe po merrej Dajti por si nuk te bie ne mendje se minsitri i i dergoi ata police ne thertoren Dajti, nuk te ben pak pershtypje qe u be Presidente……ky eshte turpi me i madh se ate cfar ndodhi ate dite e dine shume njerez se po benin plazhe atje ku u vrane ata bij nenash….por edhe ne i pame shefat e tyre se si ja mbathnin me vrap pasi i bene kontroll te imte makines dhe nuk u jepnin ndihme shokeve te tyre…….ngjarja Dajti eshte tyrpi me i madh i policise dhe ministrit Nishani tani presidente…por ja mori haken Zoti e beri gjysem njeriu qe as pantallonat nuk vesh dote…..
mos u merzit se ke per ti bler vazot, tani ne 2013 kemi zgjedhjet dhe pandrino ka nevoj per ushtar do te nxjerrin dhe ty nga burgu. pak durim
Dritan Dajti ka kulture juridike dhe aftesi intelektive te dukshme;mendoj se kjo ve ne rrezik qe procesi te mos mund te dirigjohet sipas oreksit te krimineleve me pushtet.
Besoj,qe ky djale do te shkermoqe nje pjese te mire te krimit ne pushtet.Jam seriozisht e interesuar per informimin e ketej procesi.I lutem stafit te Temes te ma mundesoje kete.
lora¡ka aftesi te mira ne njohjen e tregut te kokaines,dhe per rjedhoj fiton ca milona euro ne kursin e larte te shkembimit ne europ.pastaj keto euro u jep avokateve te tij dhe din ata si e manaxhojn situaten perball gjykatesve dhe prokuroreve me kursin 9 mujor te plepave.
Po pra mire e ke,i shkreti Dajti qe i duhet te parballet me kriminelet ne pushtet!I mjeri,i perndjekuri,i diskriminuari…Robin Hood i koherave moderne.Duhet te kesh vertete kurajo qe ben afirmime te tilla moj Lora,qe te thuash te uleta dhe te papergjegjshme eshte pak.Ky nuk eshte “nje djale” qe lufton kunder sistemit,ky eshte nje kafshe kriminele qe ka vrare pa meshire ata qe ju kundervune per te te mbrojtur ty,mua dhe gjithe shoqerine.
ceshtja dajti eshte shume e dhjere. Hahahaha
Dhe ai qe e ka mutin te koka, vetem Dajti, eshte.
Se cndodhi ate dite, ka shume erresire. U vrane 4 police dhe seshte kollaj te flitet per ndonje implikim te tyre.
Me ckam degjuar une, te pakten 2 nga policet e vrare, ishin njerez me intergritet.
Por me kete shtet bythe qe kemi ku prokuroret skane ndergjegjen mbi bazen e ligjit qe duhet te zbatojne, por mbi bazen e lekeve qe mund te marrin nga nje ceshtje.
Ne rastin e Dajtit, edhe sikur mos ti kete vrare ai apo nese momenti e ka sjell qe te vetmbrohet (sic kane dal ca fakte, ku policia ska qene e mire organizuar dhe me sinjalistiken perkatese) ai i ka te gjithe kunder.
Kriminel me dosje qilim, 4 police te vrare, prokurori qe gjen gjuhen me te implikuar te tjere shume te fuqishem dhe funksionar shteti (i eshte permendur emri ne artikull) qe as shefi i pergjithshsem i policise ska cti beje. Dajti do ma haje tollumin mire ne burg e mire ti behet, se ka nje mal me krime ne kuriz. Po problemi ngel nese te tjere jane perfshire dhe si futet gje ne kembe dhe bile dalin dhe me 150.000 Euro ne xhep nga ky muhabet.
E vetmja gje qe mund te shpetoje jeten e Dajti-t ne tani eshte e VERTETA, por lakuriq fare. Po te jete me verte njeri inteligjent ai duhet ti tregoj te gjitha se cfare ka bere e me ke e kabere e kush i tha ta beje. Vetem kjo per mendimin tim do tja shpetonte jeten.
Sepse ata qe e kene mbrojtur kur levizte me Tuareg sa te mbyllet procesi do ta cojne ne shishtufine ashtu pa undere dhe do te gjejne me siguri nje Dajt tjeter.
Pra problemi nuk eshte Dajti por ata qe e mbrojten Dajtin dhe pastaj e hodhen ne kosh te plehrave kur sju desh me, keta persona jane me siguri ne politike ne ps, pd, parlamet e kudo.
Me qe si ka vra polcat e tier denimin e beri lereni te lir ahhh
ah po te ishe jashte shtetit ti do ishe ne vorr mor qen,po hajt se edhe ne karroc me rrota mir je.gabim te madh kan bere ata polic qe te derguan gjall ne spital
Ah more Dritan Djali, je nje BASTARD me fat. Te te kishte ndodhur ketu ne SH.B.A. ajo qe te ndodhi ne durres, ose me mire te them te kishe bere ne SH.B.A. ate qe bere ne Durres, tani do te te kishin ngrene krimbat more “I PAFAJSHËM”
Si u dergokan 5 oficere policie per te arresuar nje kriminel pa asnje lloj mbeshtjetje logjistike??? Mos valle u ishte thene mblidhnin ato pak qindarka 150.000€ qe objektivi i kishte me vehte per te blere vazo lulesh….?
Qe kemi shtet kete e dime te gjithe po qe ne krye te shtetit jane ca ndyresira kete besoj se nuk e dine te gjithe. Nuk pajtohem me te akuzuarin por nuk me mbushet mendja qe ky aksion te mos jete dirigjuar nga struktura me te sofistikuara.
Drejtesia mbi te gjitha thuhet!!! Po a ka drejtesi ne ket Bote???