Henri Hill, një ish- gangster, i kthyer në informator të FBI, ndërroi jetë në Los Angelos në moshën 69 vjeçare. Jeta e tij pati frymëzuar Martin Scorsese për filmin “Goodfellas”.
Partnerja e tij nuk dha detaje specifike për vdekjen e tij, por deklaroi se konsumimi i shpeshtë i cigareve, kombinuar me një atak në zemër, sollën vdekjen e tij.
Hill portretizohet nga aktori Ray Liotta në filmin fitues të çmimit Oscar, raporton BBC.
Partnerja e tij tha se ishte një vdekje shumë paqësore për një mafioz.
I lindur në një familje italo- irlandeze, Hill ishte i lidhur me familjen e krimit Lucchese në Nee York.
Ai është përfshirë në një seri aktesh kriminale, përfshi grabitjen e Lufthansa-s në aeroportin John Kennedy në vitin 1978, ku u vodhën 5 milion dollarë cash dhe 875 mijë dollarë në bizhuteri.
Ai jetoi me mafian deri në vitin 1980 kur edhe u arrestua për drogë. Për të shmangur burgun, ai pranoi të dëshmojë kundër boss-eve të mafias.
Ai hyri në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve, por u përjashtua në vitin 1990 pas një seri krimesh sërish në lidhje me drogën.
Filmi u nominua për gjashtë çmime Oscar, por mori vetëm një, atë për rolin dytësor më të mirë nga Joe Pesci.
shkofshin ne ESFELT TE SEMES KERTO LLOJ HALESH TE NJEREZIMIT
Nje nga filmat me te medhenj te gjithe koherave.