Një teknologji e re do u mundësojë njerëzve të tërheqin para nga bankomatet pa pasur nevojë për kartë, por vetëm duke përdorur telefonin e tyre smartphone.
Sipas BBC, klientët që përdorin aplikacionin e bankave RBS dhe NatWest në Britani mund të tërheqin deri në 100 sterlina me telefonin e tyre. RBS thotë se sistemi i ri do ndihmojë ata që kanë harruar kartën në shtëpi, ose që duan të dërgojnë para cash me shpejtësi tek të afërmit. Por kjo do u mundësojë njerëzve që ta lënë portofolin në shtëpi e thjesht të kenë celularin me vete.
Aksesi në këtë aplikacion, që është shkarkuar tashmë nga 2.6 milion njerëz, kërkon password dhe një kod tërheqje ju dërgohet i fshehur në ekran. Kjo do parandalojë hajdutët që të shohin mbi shpatullat tuaja e të vjedhin kodin.