Një grua, që ka shpenzuar rreth 15 mijë dollarë në injeksione ilegale në të pasme dhe ije, ka hedhur dritë mbi një botë të errët. Ajo ka treguar në një libër se si është tregu i zi i procedurave kozmetike. Amerikania 30 vjeçare, Vanity Wonder, nënë e dy fëmijëve, tregon se si ajo u bë e varur pas silikonit me qëllimin e vetëm, të rriste përmasat e të pasmeve.
Ajo madje tregon në libër se si u bë asistente e një praktikanteje në të zezë të këtyre ndërhyrjeve.
Ajo thotë se ka vendosur të shkruajë këtë libër për të treguar se si është në të vërtetë kjo botë. Synimi është të qartësohen disa gjëra pasi shumë gra shkojnë dhe rrezikojnë marrjen e infeksioneve madje edhe vdekjen duke iu nënshtruar këtyre ndërhyrjeve. Femrat që e bëjnë diçka të tillë kërkojnë ose të kënaqin mashkullin e tyre, ose janë shumë të depresionuara.
Ajo thotë se tani të kesh një të pasme të madhe është bërë një trend.
“Njerëzit në vend që të paguajnë 14 mijë dollarë për një doktor, shkojnë në rrugë dhe gjejnë dikë që ua bën më lirë në tregun e zi”.
Megjithëse e ka shkruar librin për të ndërgjegjësuar femrat që të mos i nënshtrohen ndërhyrjeve në treg të zi, ajo sërish thotë se femrat i luten. “Gratë më përgjërohen, më thonë të lutem ku i ke gjetur këto të pasme. Janë përfundimisht të fiksuara. Kjo është arsyeja pse femrat po vdesin,” thotë ajo.
Kur e sheh vetën në pasqyrë tani, ajo thotë megjithatë se nuk ndjehet e lumtur me trupin që ka.
Shko moj zhele! Boll i bere reklame sumes!
Kjo e paska si byth aliene nga planeti macingaxeta
Kete e ngateron ne bar dhe vendos birren tek b.. e kesaj se te duket si tavoline.