Nokia ka vendosur që të shkurtojë edhe 10 mijë vende pune në mbarë botën dhe ka paralajmëruar se humbjet në tremujorin e dytë të këtij viti do jenë më të mëdha nga sa pritej, raporton BBC.
Shkurtimet do e çojnë në total numrin e vendeve të punës të mbyllura në 40 mijë, që kur Stephen Elop mori detyrën si shef ekzekutiv në shtator 2010.
Aksionet e Nokia-s kanë rënë më shumë se 70 përqind që prej shkurtit 2011.
Vitin e shkuar Nokia hoqi dorë nga software- i saj, Symbian, për të shkruar tek sistemi Microsoft Windows Phone.