Kina nis astronauten e parë femër në hapësirë (FOTO)

16 Qershor 2012, 20:20Lifestyle TEMA
Kina nis astronauten e parë femër në hapësirë (FOTO)

Kina ka lëshuar me sukses në hapësirë misionin e saj më ambicioz deri më tani. Në hapësirë është dërguar e para astronaute femër, përkrah dy kolegëve meshkuj.

Astronautja Liu Yang, 33 vjeç, pritet të bëhet një heroinë kombëtare. Nëna e një fëmije është nisur në hapësirë në orën 10:30 kur kapsula Shenzhou 9 u nis nga qendra Jiuquan në shkretëtirën Gobi.

Pas nisjes, sistemet e kapsulës funksionuan normalisht dhe 10 minuta më vonë u hapën panelet diellorë dhe ajo hyri në orbitën rreth tokës.

Kinezët thonë se dërgimi i kapsulës në hapësirë është hapi i parë dhe kyç drejt ndërtimit të një stacioni hapësinor të përhershëm. Kështu ata do i bashkohen SHBA dhe Rusisë si vende që kanë dërguar stacione hapësinore në orbitë.

Kina është vendi i tretë në botë që ka nisur anije kozmike me njerëz brenda. Shpresohet që në të ardhmen ata të dërgojnë njerëz në Hënë.

Këto misione shihen si një krenari e madhe për vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje