“Gdansk është qytet për njerëz të bardhë të civilizuar”

15 Qershor 2012, 19:24Lifestyle TEMA

Ishte paralajmëruar se ky nuk do ishte një Europian i lehtë për shkak të frikës së racizmit. Sikur të mos mjaftonin disa incidente me natyrë raciste, zëvendëskryebashkiaku i Gdansk-ut, Poloni, qytet ku u luajt ndeshja Spanjë- Irlandë, ka thënë se qyteti i tyre është një qytet për njerëz normalë të bardhë e të civilizuar.

Andrzej Bojanowski shkaktoi zemërim me deklaratat e bëra gjatë një interviste radiofonike. Më vonë ai u detyrua që të kërkojë falje.

“Unë falënderoj banorët dhe punonjësit e qytetit, që u sollën si njerëz normalë të bardhë e të civilizuar ndaj mysafirëve tanë, të cilët po ashtu u sollën si njerëz të bardhë normalë,” tha ai.

Pak më vonë ai dha një intervistë për një gazetë duke thënë se kërkonte falje për deklaratat e tij.

Disa përkthyes thanë se fraza e përdorur prej tij mund të keqinterpretohet në gjuhët e tjera.

6 komente në ““Gdansk është qytet për njerëz të bardhë të civilizuar””

  1. Cakalli7 says:

    i paska zene semundja edhe polskit dmth, jo se kane qene engjej me pare

  2. fule.gov.al says:

    Ku jane ata tifozet e Gjermonit ta reklamojne icik ket qytetin?

    S’ja mban te dalin me ate flamurin “This is Germany” sic dolen Ruset

    1. lion says:

      ik re pirdhu, onjororont. Merrke vesh ti nga Gjermania

  3. Lissus i vjetër says:

    Respekte për pupullin martir e të pamposhtur polak !

    1. kastriot says:

      Te respektojne veten me pare.

  4. Belisarius says:

    U bene dhe deshtaket polake te jene racista. Dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete. Keta akoma nuk e kane marre veten nga “edukimi” qe i bene nazistet gjate Luftes se Dyte dhe thone gjera raciste. Uroj qe ky zv.kryebashkiaku te mos perfundoje ndonje dite ne ndonje burg amerikan apo gjetke ku te kthehet ne zanen e “njerezve te paqyteteruar” (zezakeve). ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje