Zbardhet më në fund enigma e ‘Tarzanit të Gjermanisë’

15 Qershor 2012, 12:00Lifestyle TEMA

Historia e tij ka bërë xhiron e botës. Bëhet fjalë për djaloshin, që është quajtur nga mediat edhe ‘Tarzani i Gjermanisë’. Një adoleshent që del nga pylli e u thotë autoriteteve se ka jetuar aty bashkë me babain. Thotë se nuk mban mend asgjë. Para pak ditësh, policia në Gjermani publikoi një foto tijën për të kërkuar ndihmë për identifikimin.

Dhe Ray në fakt quhet Robin. Nuk është 17 vjeç, por 20. Dhe nuk ka jetuar prej shumë vitesh në pyll, por në qytetin holandez Hengelo. Ai është identifikuar nga shokët e shkollës dhe të afërm të tij pasi u publikua fotoja.

Thonë se ka pasur probleme personale dhe se kishte vendosur që të niste një jetë të re. Më shumë detaje do zbardhen në vazhdim.

Ray u shfaq në Berlin më 5 shtator 2011 dhe tregoi një histori shumë interesante. Thoshte se dinte vetëm emrin dhe ditëlindjen. Nuk dinte as mbiemrin dhe as nga vinte. Pesë vite thoshte se kishte jetuar në pyje me babain e tij, i cili kishte vdekur dhe që e kishte varrosur nën gurë. Mamaja kishte vdekur më parë në një aksident rrugor.

Por Ray kishte vetëm pak ditë në Berlin. Më 2 shtator 2011 kishte shkuar me miqtë e tij dhe tre ditë më vonë kishte shpikur historinë e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje