Një në dhjetë britanikë nuk e di se kush e bën vezën

14 Qershor 2012, 21:18Lifestyle TEMA

Një në dhjetë britanikë beson se veza vjen nga gruri ose misri, ndërkohë që më pak se gjysma e dinë se gjalpi vjen nga qumështi i lopës. Këto janë rezultatet e një sondazhi, raporton Daily Mail.

Dikush mund të thotë se veza vjen nga dyqani, por këto përfundime të këtij sondazhi janë të çuditshme. Kështu, një e treta e atyre nga mosha 16-23 vjeç nuk e dinë se vezët bëhen nga pula dhe nuk ia kanë idenë se proshuta vjen nga derrat.

Po ashtu vetëm gjysma e të rriturve e dinte se bifteku vjen nga mishi i viçit.

Qëllimi i sondazhit ishte që të tregonte se sa njerëzit e dinë se nga vjen ushqimi që konsumojnë çdo ditë. Tre në dhjetë të rritur, të lindur pas vitit 1990, thonë se nuk e kanë vizituar një fermë kurrë.

9 komente në “Një në dhjetë britanikë nuk e di se kush e bën vezën”

  1. Sinani says:

    Shume e bukur! Por me e bukur eshte edhe ky lajm i “Tema”-s.
    “…më pak se gjysma e dinë se gjalpi vjen nga qumështi i lopës”. Gjalpi vjen edhe nga qumeshti i deleve e dhive.
    “…nuk ia kanë idenë se proshuta vjen nga derrat.
    Po ashtu vetëm gjysma e të rriturve e dinte se bifteku vjen nga mishi i viçit.”. Proshuta nuk behet vetem nga mishi i derrit, po keshtu edhe bifteku nuk behet vetem nga mishi i vicit.

    1. edlira says:

      varet si kane qene te shkruara ne anglisht, sepse anglezet kane fjale qe percaktojne pikerisht edhe origjinen e produktit te mishit (per rastin konkret beef steak qe behet vetem me mish vici – besoj se ketej mund ta kete prejardhjen edhe fjala biftek qe perdorim ne).

  2. Nikiu says:

    Tema duhet ta kuptoje qe Daily Mail eshte nje gazete tabloide e mbushur me pseudo-lajme atraktive per nje nivel te caktuar njerezish…

    1. asdf says:

      I ke rene pikes. Po gazetaria ne Shqiperi eshte transformuar ne dy procese. Lexo – Perkthe. Kane harruar qe ne mes eshte procesi Seleksiono.

      Dhe ajo qe me vjen me shume per te qeshur eshte se dhe dy proceset e para nuk i kryejne ashtu sic duhet. Nuk jam i sigurt nqs.nuk kane aftesine te perkthejne apo nuk dine as te lexojne ne gjuhe te huaj dhe nuk e kuptojne fare ate qe shkruhet.

  3. Dashkuqi says:

    Bravo Alba Voksho. Jozi vecse i ben vezet me 2 te verdha, nje e ha Sala e tjetren ai plaku qe ka ne krah ajo. Vetem shqipetaret nuk mund te qeshin me britaniket, se jemi te pakte nja 300 vjet mbase tyre.

  4. po keta tjere britanik,qe po ditkan nga vjen veza,mei pyt nga vie pula,qfar pergjegje do japin!!! sigurisht qe sdo din te gjen pergjegjeje,une i kisha preferu qete shkojn ne male te rugoves dhe te pyesin ndonje bari kosovar do ju a jap pergjigjejen e sakt gjithe britanikeve.

  5. Li says:

    Veza behet nga bytha e Klodit

  6. DORI says:

    Mos u habitni aspak!
    Kemi nje minister te kultures nje fare Aldo Bumçi se ka nje vit minister dhe nuk ka vizituar akoma asnje monument te trashegimise kulturore!!!
    Ndosha edhe Aldo eshte britanik, kush e di..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje