Mbesa e Mussolini-t nënshkruan si autografe fotot e gjyshit

14 Qershor 2012, 21:08Lifestyle TEMA
Mbesa e Mussolini-t nënshkruan si autografe fotot e gjyshit

Deputetja italiane, Alessanda Mussolini, është nën kritikë pasi ka nënshkruar fotot e gjyshit të saj, Benito Mussolini, ndërkohë që në parlament po zhvillohej një debat për korrupsionin.

Mussolini, 49 vjeç, që është deputete në partinë e ish- kryeministrit Silvio Berlusconi, u kap nga fotografët ndërkohë që po firmoste autografet me fotot bardh e zi të diktatorit italian.

Fotot iu dhanë asaj nga një kolege e saj, Carolina Lussana, në një zarf dhe iu kërkua t’i nënshkruante për një mik të Lussana-s.

Deputetët e majtë e kanë kritikuar këtë veprim të saj. Kurse Lussana thotë se autografet i kërkonte për një shok të saj, që është shumë i interesuar për historinë. Ajo tha se nuk e kupton ku është problemi këtu.

Mbesa e Mussolini-t ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes. Ajo goditi gjashtë vjet më parë një deputet transgjinor, duke thënë se më mirë të jesh fashist se gej.

4 komente në “Mbesa e Mussolini-t nënshkruan si autografe fotot e gjyshit”

  1. Hesapi says:

    N.Q.S.ekziston injoranca,poshtersia,intriga,maskaralliku dhe te gjitha veset e nje njeriu te keq i ka kjo bushtra MUSOLINI.Inteligjenca e saj eshte pothuajse njesoj si i biri te Bossit te leges nord (trota).Nje femer e tille s’ka qene e zonja te beje kurre perpara,eshte fshehur nen hijeh e te gjyshit.po te mendosh se çFAR BEHET NE iTALI ajo eshte qyrrashe,megjithate berluskoni e ka nxjerre fotografi vertikal e horizontal.Me duket se haxhova kohe kot per kete debile.

  2. Zot ruajna. Paska Italiane qe e votokan akoma Musolinin pas gjithe atyre krimeve qe ka bere. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/levizja-nano-kolona-e-5-te-neo.html

  3. asdf says:

    Berluska ben deputete ke ti doje ai miku. Mjafton nje bunga bunga e vogel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje