Sherr mes Drake e Chris Brown pas fyerjeve për Rihanna-n (FOTO)

15 Qershor 2012, 11:47Lifestyle TEMA
Sherr mes Drake e Chris Brown pas fyerjeve për Rihanna-n (FOTO)

Rivalët e hip-hop-it, Drake dhe Chris Brown e shkatërruan një klub nate në Nju Jork pas një sherri që shpërtheu mes tyre. Katër persona përfunduan në spital kur mes tyre nisi një sherr në lidhje me divën e muzikës, Rihanna.

Një turiste australiane, e cila ishte e pranishme në klub gjatë sherrit, u dërgua në spital pasi u godit në kokë nga një shishe. Ajo pati nevojë për 16 qepje.

Dëshmitarët thonë se sherri nisi kur Chris Brown i dërgoi Drake një shishe me shampanjë në shenjë oferte për paqe. Por Drake e ktheu mbrapsht shishen me shënimin: “Unë po q… dashurinë e jetës tëndë, merru me këtë”.

Chris Brown, 23 vjeç, ka pasur një lidhje me Rihanna-n, që përfundoi kur ajo e la atë pasi Brown e rrahu barbarisht. Pas ndarjes, bukuroshja nga Barbados u lidh me rapper-in Drake.

Një zëdhënës i hetuesve tha se Chris Brown, truproja e tij dhe një grua po largoheshin nga klubi kur u përballën me pesë pjesëtarë të grupit të Drake.

Në mes të debatit, dikush hodhi një shishe. Më pas sikur shpërtheu ferri. Lokali u kthye në shesh beteje.

Truproja e Chris Brown, Big Pat, përfundoi në spital me plagë në kokë. Vetë Brown postoi në Twitter një foto të tij, me plagë në mjekër.

2 komente në “Sherr mes Drake e Chris Brown pas fyerjeve për Rihanna-n (FOTO)”

  1. Majmunet kane me shume liri se do duhej te kishin ne Boten e civilizuar .

  2. Tironsi "ZZ" says:

    Ehh, tani do nxefen keta tanet: Nojzi do i bi Stresit se i ka ngacmu me dur gjyshen. Ka per te plas sherr i modh :p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje