Fotot e abortit shkaktojnë shumë zemërim në Kinë

14 Qershor 2012, 21:26Lifestyle TEMA
Fotot e abortit shkaktojnë shumë zemërim në Kinë

Fotot e tmerrshme të një vajze të re, përkrah bebes së saj, të abortuar në muajin e shtatë të shtatzanisë, kanë shkaktuar shumë zemërim në Kinë. Fotot tregojnë gruan dhe beben e saj të mbuluar me gjak.

Nëna, Feng Jianmei, u tha mediave se ajo ishte detyruar të merrte një injeksion me një kimikat që e detyroi të kryente abortin.

Për shkak se ajo e ka një fëmijë, autoritetet vendore i thanë asaj të paguante një gjobë prej 6 mijë dollarë.

Për shkak se ajo nuk i kishte paratë, një ekip nga autoritetet e planifikimit familjar e morën me forcë në spital, ku e detyruan të kryente abortin.

Familja u kishte thënë se nuk kishte para për gjobën, pasi vjehrra duhej të bënte një operacion për kancer.

Ndërkohë autoritetet thonë se ajo nuk u detyrua të bënte abortin, por e bëri me dëshirën e saj. Ata pranuan megjithatë se në zonën e tyre nuk janë përmbushur objektivat e planifikimit familjar, prandaj ata po veprojnë në mënyrë më të rreptë.

9 komente në “Fotot e abortit shkaktojnë shumë zemërim në Kinë”

  1. valter says:

    Jam dakort me vendimet qe merr qeveria kineze, biles eshte me vones pasi sduhet ta lejonte te vinte deri ne kete popullesi por me mire von se kurre. Me mire nje abord tani se sa nje vrasje ashtu siç ndodhin ne siri sot kur femija te jet 10 vjeç. E mira eshte qe ata te zbatojne ligjin dhe qe femija te mos ngjizet por edhe nese eshte 7 muajsh prap femija edhe pse eshte i gjalle nuk ka ndergjegje pra presupozohet qe seshte ne gjendje te kuptoj dhe te llogjikoj. Mjaft më me demagogjin e retorikes ku eshte mekat apo rritja e popullesise eshte nje faktor i rendesishem per rritjen ekonomike te nje vendi. Kjo eshte arma me e forte qe perdoren vendet perndimore per te rezuar vendet lindore dhe ato arabe, tani duan te rezojne edhe kinen. Por kinezet e menaxhojne mire territorin e tyre dhe e praktikojne mire teroin marksiste (raporti i forcave prodhuese) jo si ne qe skishim ekonomiste te zote ti thoshin qeverise ne pushtet qe ky territore 28 mij km² nuk mbane me shume se 2 milion banore apo edhe 3 milion por me zore te madhe.

    1. ani says:

      valter skot mos ia fut kot

    2. Albert says:

      Po ik more idiot, ku merr vesh ti se c eshte ne gjendje te beje nje femije 7 muajsh ne barkun e nenes.

      Si dop te dukej ty nese nene jote per arsye te ndryshme do te abortonete.
      Sigurisht qe nuk do ishe duke bere keto komente sot.

      Cdo qenie e gjalle ne barkun e nenes apo jashte saj duhet te mbrohet
      Aborti duhet lejuar vetem ne reaste kur paraqet rrezik per shendetin e nenes ( abort terapeutik ) dhe mundesisht te behet ne 12 javet e para te shtatzanise.

      Femije i gjalle , pa ndregjegje – turp te kesh qe mendon keshtu.

  2. ania says:

    o valter skot
    mos ia fut kot

    1. bek says:

      walter scot mos ia fut kot

  3. dritani says:

    “Valter” nese do te kishte ndonje argument shkencor bindes qe femija do te kishte mendjen tende kur te rritej edhe une do te isha pro ketij “aborti” qe ne fakt eshte lindje e pasuar me vrasje te bazuar ne ligj.

  4. Shqiptari says:

    Shkencerisht ata kane vrare nje njeri te afte per te jetuar. Asgje nuk e legjitimon nje vrasje te nje foshnje qofte edhe teoria e mbipopullimit qe eshte nje farse qe pasuniket e botes te kene kontroll mbi pasurine e tyre. Bota eshte e afte te mbaje 5 fishin e njerezimit nqs burimet natyrore nuk do te kontrollohen nga Manjaket e Pasurise qe per te ruajtur pasurine e tyre prodhojne Luftra dhe kriza ekonomike vetem e vetem qe te shijojne sundimin e tyre Pervers.

  5. G.L says:

    Valter Scot, mos ia fut kot!

  6. asdf says:

    Mbipopullimi eshte kercenimi me i madh per te ardhmen e njerezimit. Por zgjidhja nuk eshte kjo qe po bejne kinezet. Aborti eshte nje krim ne gjakftohtesi te plote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje