Paraja është vërtet në rrugë. Një i pastrehë gjen 77 mijë USD

14 Qershor 2012, 21:38Lifestyle TEMA

Ai donte të lante këmbët e tij të pista në lumin Kolorado, në Teksas. Por ndërkohë pa aty një çantë. Kur e hapi atë, i pastrehu Timothy Yost, 46 vjeç, nuk u besoi syve. Brenda ishin 77 mijë dollarë në kartëmonedha 100 dollarëshe dhe disa monedha ari. Kjo ndodhi në fillim të vitit.

Tani është vendosur se i pastrehu do i mbajë paratë. Ai u arrestua kur iu gjetën paratë dhe nisi një hetim. Por këtë javë ai do bashkohet me verdhushkat e tij.

Policia tha se pronari i çantës nuk është gjetur dhe paratë nuk kanë lidhje me ndonjë krim. Në këtë mënyrë paratë do i takojnë Yost. Kur u bë publik njoftimi megjithatë Timothy nuk ishte aty, sepse ishte në burg, i akuzuar për dehje publike dhe hyrje pa leje në një shtëpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje