Shkodër, ryshfeti çon në pranga pedagogun e juridikut

16 Qershor 2012, 16:04Politika TEMA

Ryshfeti çon në pranga një pedagog të Fakultetit Juridik në qytetin e Shkodrës. Fran Qafa, pedagog në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në qytetin e Shkodrës është arrestuar në flagrancë duke marrë para nga një student, në këmbim të favorizimit në provim.

Sipas njoftimit të policisë, pedagogu ishte nën hetim prej disa kohësh, pas denoncimeve të shumta të bëra nga studentët e këtij universiteti.

Pedagogu Fran Qafa akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv nga personat që ushtrojnë funksione publike.

Kohët e fundit marrja e provimeve të studentëve në këmbim të parave është bërë një fenomen i dukshëm në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Nga burime jozyrtare mësohet se Fakulteti i Drejtësisë ka shkallën më të lartë të korrupsionit, ndërsa më të ulëtin Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.

Një sondazh i publikuar po sot, tregoi se 3 nga 4 studentë shkodranë paguajnë ryshfet.

17 komente në “Shkodër, ryshfeti çon në pranga pedagogun e juridikut”

  1. E paska ngrene i shkreti per 10 000 leke. Ketu po vidhen miliona dollare dhe nuk po shkon njeri ne burg.

  2. sandri says:

    O qafa o nafaka i thone… kesaj here qafa… Po na leni mor rahat me nji qyqar, aty marrin pare te gjithe tu nise te rektori e poshte, po ata s preken se jane te Jozefines…pleha

  3. shkodrani ne mergim says:

    Une e njoh ose me mire e kam njohur kur isha student i tij.Per mua ka qene njeri i mire.Nuk them se nuk ka marre leke edhe ne ate kohe por kjo ka qe ne mode nga here si dhe i mesuan vehte nxenesit(sepse ishte kontrabanda e naftes ne ate kohe,e cigareve etj).Ai i ka dhene provimet pa leke edhe politikaneve te ish qeverise socialiste e demokrateve apo edhe te qeverise aktuale,shefave te policise se shtetit ne ministri etj.Une e di qe tani(ndoshta jam gabim)tani ai ka qene pedagog i jashtem,dhe keshtu sic duket dikush ka dashte me ia zane vendin e tij.Edhe Jozit i ka dhene provimin,Nard Nokes,Mark Kroqit etj etj se nuk ka mbarim,keto njerez nuk kane dhene pare,sa kane hyre ne sallen e provimit,kane firmosur letren e sekretares se juridikut,Ingridit dhe jane ngritur nga vendi dhe e kane marre provimin.

  4. hajriu says:

    Kali qe zihet ne leme shine gjithe lemin , po si ky Fran Qafa jane 99% e petagogeve . Sa marinar qe paske qene mor Fran?

  5. Gazi says:

    Dmth, te ter shkodranet e shkodres (futur dhe Jozefina Topalli-n) nuk jan te shkolluar se i kan mare provimet me leke!

    Bravo Shkodra! Eh moj e mjera shqiperi ne cdore ke ren!

    1. shkodrani ne mergim says:

      Per Jozin,di te them se juridikun e ka marre ne kohen kur ishte kancelare.N.q.s behet nje investigim i holle,mund te dali qe edhe ne ndonje provim mund ta kete marre pa marre pjese ne te,pa te keqen qe edhe kur ka marre pjese ne provim,vetem sa ka hyre ne salle,ka nenshkruar dhe ka dale prej aty.
      Nje merite per te kane pasur edhe profesorashat e juridikut,si ingrid pali(sot ne amerike),arenca trashani,qe e shperblej duke e bere deputete,ministre e intregimit,;rektorin e asaj kohe,Gjovalin Kolombin duke e bere prefekt,dhe me vone kryetar keshillit qarkut shkodere;profesoreshe I.B sot eshe ajo ne tirane me post…..;Ledina M. edhe ajo sot me post ne tirane etj etj nuk ka mbarim kjo pune.

  6. tironci says:

    O shkodrano ne mergim. Po bshkru ditarin mer lal qe na permend gjithe ato emna robsh?! Rri mer lal se jane ene ato te Tirones mo zi se ne Shkoder. A ju kujtohet Eni Cobani-Cobanesha dhe Juli Latifi si i merrshin 300 euro per nje privim?!

    1. shkodrani ne mergim says:

      hahaha tironci,
      Une fola per shkodren meqe edhe artikulli flet per shkodren.E mira eshte qe gjithesecili nga rrethet e shqiperise te tregoje per keto mrekullira te profesorve,megjithese sic themi ne peshku qelbet nga koka dhe keshtu korrupsioni duhet filluar nga lart,qeveria.Ato po vjedhin me miliarda,kurse keto po vjedhin kusurin.Respekte

  7. Edi says:

    E kam patur pedagog ndyresiren. Njeri i i keq dhe i pa afte. Nuk kishte lidhje as me juridikun e as me shkollen ky njeri. Nuk linte student pa i marr leke. Sigurisht do dali shpejt nga burgu, gjithsesi do japi edhe ky ca nga ato leket qe ka zhvatur studentet.

  8. Bali Staka says:

    I shkreti.
    Paska votuar ne Maj, per PS-në.

  9. SKENDER BEU I VJETER says:

    TE MORI NE QAFE RUSHFETI O FRAN.SKA GAJLE SE QAFEN E KE PAS MBAS EMRIT TAN JETEN.

  10. Shqiperine e dua says:

    Kam pas nderin qe te njoh profesor Franin, profesor i rrepte ku duhej dhe i fjales. Assesi nuk mund te thuhet qe ishte profesor i paafte. Me siguri e kane sulmuar ngaqe ai ka qene i vetmi profesor ne universitet qe mbeshteste PS-ne. Tani kesaj te fundit besoj i takon ta mbeshtese profesorin pasi jam e sigurte qe ai nuk eshte zene ne flagrance, por media po manipulon mendjet e popullit sipas deshires se pushtetit. Gjynah dhe ai sepse kapen ministra duke mashtruar e asnje nuk futet ne burg.

  11. beni says:

    Ky eshte pasqyra e ketij pushteti te korruptuar,ne kete vend nuk ka opozite se as njezetekater ore nuk duhet te ekzistoje nje regjim i tille,ku eshte ngitur njr grup hajdutesh e maskarejsh ku kane shqyer dyert e universiteteve,duke prolluar injorante,te cilet do te dalin dhe mesojne femijet tane,kjo nuk eshte demokraci por shkerdhatacion i pafundme nuk gjej fjale per te share dhe shfryre mbi keta njerez te pandershem deri ne palce, Fran Qafa eshte mostra e tyre, si erdhi nje njeri nga fushearrzi qe te mesoje femijet tane ne shkoder.Keshtu ke dhe e gjithe qeverine ,sa veta kane marre shkollen tek ai person dhe tundin diplomen si njerez te shkolluar,kjo eshte per te vene kunjen, se ata persona qe nxjerr ai vetem ne shtet gjejne strehe se ne privat nuk mund te behet fjale te zene vende pune,Ja keshtu sali berisha ka shtuar numrin e te rinjve ne universitetet tona, vetem paraja.

  12. *king says:

    Ishte pleher i PSse o rob a merrni veshte ne vende qe te bente leksione ne universitet bente propagand per PSne

  13. Agni rustemi says:

    Dhe xhozi atje e ka marre diplomen prandaj punet vene mire
    Tani do fillojne te kapin peshqit e vegjel te gjolit nga kane dale qe te pretendojne qe po punojne mire dhe ne te harrojme
    Cfare Kane beer deri tani
    Po peshqit e medhenj ose peshkaqenet kush do it haje? Ata nuk vdesin vete duan plumb
    Avniu

  14. Parruca says:

    avash se i futet friken rinise,po vallahi nuk na kane kerku lek neve qe studiojme vertet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje