“21 Janari”, dëshmitarët: Plumbat vinin nga Kryeministria

20 Qershor 2012, 16:59Politika TEMA
“21 Janari”, dëshmitarët: Plumbat vinin nga Kryeministria

Viktimat e 21 janarit

Ka dëshmuar sot në gjyqin për 21 janarin Hysni Peposhi, shoku i një prej 4 viktimave te kësaj proteste, Hekuran Dedës. Sipas Peposhit, dy shokët kishin hipur në podium për të xhiruar protestën. Ai ka deklaruar se Hekuran Deda vdiq nga plumbat që vinin nga Kryeministria, pak sekonda pasi u qëllua Ziver Veizi, viktima tjetër e kësaj ngjarjeje, raporton “Vizion Plus”. Peposhi tregoi se ishte nisur për të protestuar kundër qeverisë, sepse rruga në fshatin ku banon është e shkatërruar dhe prej 20 vitesh askush s’ka vënë dorë.

Peposhi tregoi gjithashtu se kishte nisur të filmonte me celularin e tij, në momentin kur situata para Kryeministrisë u tensionua dhe tha se kishte parë që një person ishte vrare.

Peposhi tha se “kur ktheva për t’i thënë Hekuranit se dikush ishte vrarë, pashë Hekuranin përdhe të mbuluar ne gjak dhe të bërë shosh nga plumbat”.

Një tjetër dëshmitar ka qenë edhe kryeinspektori i Policisë Bashkiake të Beratit, Sokrat Gode. Ai ka deklaruar se ne momentin kur ndodhej midis Piramidës dhe selisë së Kryeministrisë është plagosur në parakrah dhe sipas tij, plumbat erdhën nga Kryeministria. Në sallën e gjyqit ka dëshmuar edhe Flamur Vezaj, gazetari i “Shekullit” për videon e vrasjes të publikuar në faqen online të kësaj gazete.

11 komente në ““21 Janari”, dëshmitarët: Plumbat vinin nga Kryeministria”

  1. 21 JANARI says:

    KRYEMINISTRI vret qytetaret e shtetit te tij’ PSE? SEPSE protestojne para zyres se tij.A I GJETI STILOLAPSAT pistolet? po çadrat KALLASHNIKOV?

    1. hasan says:

      A duhet paditur Kministri per aluçinacionet apo shpifjet e tij per protestuesit lidhur me çadrat pistolete e thikat me helm apo stilolapsat rakete?

  2. Me vjen keq per familjet e viktimave, dhe per femijet e tyre. Drejtesia ne Shqiperi, shume vone do te vije. Do kerkoje kohe. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/nje-pergjigje-per-zonjen-topalli.html

  3. kurti says:

    OOOOOOOOO PO NUK BEHET DREJTESI ME SHOKET E BESNIK HOXHES (KRYETAR I TRUPIT GJYKUES)OOOOO POPULL,FLIJENI MENDJEN OOOOO POPULL.

  4. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Eshte humbje kohe te hetosh 21 janrin me Berishen ne pushtet. Per ti hap rruge hetimeve, duhet te perdoret dhuna per largimin e Berishes. Berisha nuk largohet me editoriale ose komente neper internet, por dhuna popullore e largon Berishen nga pushteti. 21 janari po merr rrugen e Gerdecit duke mos pasur sukses ne lidhje me hetimin. Populli shqiptar te largoje Berishen me dhune dhe te mos prese 2013 me shprese per largimin e Berishes.

    1. Ramy says:

      B,L , Vetem me votê mund tê largoni Berishen , lerêni me kêto êndêrra ne p,,,,dh se jeni bere sikur kalamajt caraman. Kur tê vjen koha ik voto zote rrote e mos kerkoni anarki apo kêshtu e doni vendin ju dembelet socialist

  5. anticensurë says:

    ““21 Janari”, dëshmitarët: Plumbat vinin nga Kryeministria”
    ky nuk është ndonjë lajm!këtë e kanë pranuar dhe fajtorët!vrasësit llupo e ndreca!që të dy ishin brënda kryeministrisë!këtë e ka vërtetuar dhe ekspertiza e FBIsë!tashti mbeten vetëm dy gjëra të vogla për tu vërtetuar:
    -a do të dënohen të dy vrasësit e urdhëruar,apo do të shpëtojnë gjykimit me nenin “vrasje në kushtet e mbrojtjes së nevojshme”???
    -a do të dalë se kush ju ka dhënë urdhër për të qëlluar???
    edhe sikur të dënohen në kufijtë maksimal,është thjeshtë hipotezë,të dy kriminelët,po qe se nuk del se kush iu ka dhënë urdhër,atëherë gjyqi është i pa vlefshëm!hetimet e prokurorisë janë të pa vlefshem që në këtë moment!puna e kryesisë së opozitës është e pa vlefshem që tashti që ka pranuar vetëm hetimin e dy vrasësve të urdhëruar dhe jo hetimin e urdhër dhënsve!
    ky gjyq është thjeshtë një FARSË!
    4 DËSHMORËT E 21 JANARIT NUK DO TË GJEJNË PREHJE!
    ATA U RANË NGA PUSHTETI!
    U TRADHËTUAN NGA KRYESIA E OPOZITËS QË I THIRRI NË DEMOSTRATË!
    SHPRESOJ QË TË MOS HARROHEN NGA NE, POPULLI!

  6. Arjoni says:

    Degjova dike te flase per opozite, per ca opozite e keni fjalen te nderuar? Per ate qe I shkembeu heronjte me njgjala? Po keta kane te gjithe nje surrat, te pa turp dhe te pa skrupult . Kete jane te gjithe me pseudonime dhe diploma fallco qe do te benin gjithcka per pushtet dhe per te vjedh. Kjo eshte motoja e politikes Shqipetare sot packa se nje dite dikush duhet ti paguaj keto gjynahe.

  7. bert nj says:

    po te isha i plotfuqishem ne ket planet per te vene drejtesine ne vend do denoje si fajtore per 21 janarin:
    1-berishen …………………..vrases
    2-lulin ……………………..ndihmes te tij
    3-samurajin arvizu …………… arkitekt 21 janarit
    4-edvin ramen ………………..tradhetar
    5-gamor rruci …………………fryks
    6-meta ……………………….assistent assassinos
    7-nano ……………………….assistent assassinos
    8-topallja …………………….assistent assassinos
    9-volfarfh…………………….assistent assassinos
    10 dritero agolli…………………….zvarranik
    -Do te kerkoja lirimin e menjehershem te ndre prenit dhe te agim llupos dhe do ti shtroja ne nje spital per traumat deri sa te sheroheshin.
    -Do te falenderoja gjithe trupat e policise qe mbrojten me vetmohim institucjonin e k/m si pasuri e shtetit shqiptar jo si kulla e malokit.
    Do te shpallja heronj te kombit 4 protestuesit e vrare dhe do tu lidhja pension jetimeve te tyre.
    MALLKUAR BANDA VRASESE ME 10 KRIMINELA!!!!
    LAVDI 4 DESHMOREVE TE 21 JANARIT!!!!!!!!!!

  8. vjollca says:

    ky eshte nje shtet fantazem ku don ti mbaj nen thundren e vet ter popullin si ne kohet e munizmit kot i thojme se jena ne vitin 20012 e 22 vite demokraci e jena vendi me pa te drejta njerzore ne bot ku xhdo qe shitet e blihet sipas deshires ku nuk merret parasysh e ardhmja e keti vendi ku populli nuk ka te drejte ta ngre zerin pr te drejtat e veta si psh per punsim per uje per rrug per cmime te larta per varferin qe ka pllakos kete popull ku syt i ka vetem nga emigracjoni ku kemi nje qeveri ku vret njerzit e saj e shpif nga fjalt me te shemtuara per viktimat e 21 janarit kjo eshte paturpsi e keti shtet ku ne vendet eukopjan njerzit e keti shtet gezojn tana te drejtat e ati shteti ku jetojn

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje