Shtatë thika në sy gruas, dënohet me vetëm 2 vite burg

27 Qershor 2012, 10:02Politika TEMA
Shtatë thika në sy gruas, dënohet me vetëm 2 vite burg

Hyrie Bruka

Qazim Bruka, i cili goditi me shtatë thika në sy ish- gruan e tij, Hyrije Bruka, është dënuar nga gjykata e Tiranës me dy vite burg për plagosje të rëndë. Ish- e shoqja, Hyrija, e cila ka humbur shikimin në një sy, thotë se ka shumë frikë pasi dënimi është i pamjaftueshëm. “Më mbylli jetën, më nxori syrin. Ky është dënim i pamjaftueshëm. Tani jam në një qendër për gratë, por kam frikë për veten e për fëmijët,” thotë ajo për GSH.

Hyrija me katër fëmijët ndodhet në një qendër për gratë e dhunuara. Historia e saj pati rrëqethur shumë njerëz. Ajo pati qëlluar me sëpatë të shoqin që e dhunonte barbarisht në sy të fëmijëve. Së bashku me fëmijët u dorëzua në polici, duke menduar se i shoqi kishte vdekur. Por ai mbijetoi dhe pasi e mori veten shkoi në shtëpinë ku jetonte Hyrija me të vëllanë dhe e goditi egërsisht me thikë.

8 komente në “Shtatë thika në sy gruas, dënohet me vetëm 2 vite burg”

  1. hasan says:

    Ligji qe mbronte te vobektin ka tre dekada qe ka vdekur.Tani i kane kopsitur gjerat keta,qe je i vdekur per se gjalli.Nuk ka patur leke e mjera Hyrije per te vajisur ingranazhet e makines se paloshtetit.

  2. ujkuplak says:

    Sa keq me vjen per te shkreten. Ka humbur njerin sy, dhe denohet me 2 vite burg. Mbase t’a ngul ndonjeri thiken ty ne sy o gjyqtare kurva, mor kerma qe na shkaterruat vendin. Ndersa per te shkreten i sygjeroj qe te blej nje arme qe te mbrohet vete, se ligji ka vdekur me kohe…

  3. sali palla says:

    Gruaja perpiqet ta vrase me spate dhe burri nga marazi kthehet nga vdekja dhe kerkon te mare hak duke e qelluar me thike !!!!!!
    TemA nuk perben ndonje lajm me keta plehra qe na nxirni. Ruani nivelin !

    1. armand says:

      Ky eshte llumi ku ka perfunduar shoqeria shqiptare.
      Per ç’nivel e keni fjalen z.Sali?
      P.S. po te kish reaguar drejtesia ne kohen e duhur s’do kishim arritur te sepata dhe thika.E shkreta grua,me keqardhje i keshilloj te armatoset dhe ta heqi qafe ate mashkullin.

      1. sali palla says:

        nivelin e lajmeve te Tema’s

  4. toni says:

    Sistemi Drejtesise Padrejtesise Shqipetare eshte poshte ne renditjen Boterore 3 vende nga SIRIA ASADIT dhe ky eshte nder me qene SHQIPETAR ne ceshtjet civile ska nevoje per koment.

  5. Edi says:

    Nxirrni emrat e gjyqtareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje