Dy pilotë të forcave ajrore braziliane janë vërtet në telash pasi duke fluturuar ulët shkaktuan një tërmet në godinën e Gjykatës së Lartë të Brazilit, duke thyer çdo dritare.
Avionët francezë Mirage 2000 fluturuan mbi godinë, duke shkatërruar fasadën e xhamit.
Nga incidenti nuk pati të plagosur. Pilotët po merrnin pjesë në një ceremoni. Turma që po ndiqte spektaklin u entuziazmua, por jo skifterët ligjorë aty brenda.
Një përfaqësues i forcave ajrore tha se incidenti po hetohet dhe do ketë rimbursime.
Avionët Mirage 200 janë të njohur për shpejtësinë e tyre në vijë të drejtë, duke arritur dy herë shpejtësinë e zërit, por po ashtu janë të njohur edhe për faktin se bëjnë një rreth gjigand për tu kthyer. Mendohet se pikërisht çështja e manovrimit ka luajtur një rol në këtë incident.
http://youtu.be/MFXlYBYKBDk
po te kalonte te kryeministria. atentat me cadra pistolet