Universiteti padit studentin pse studion shumë shpejt

3 Korrik 2012, 10:40Lifestyle TEMA

Ai i ka marrë 60 provime për 20 muaj me nota të shkëlqyera. Por në vend që të marrë vlerësim dhe nderim, ai merr një … padi.

Kështu ka ndodhur me gjermanin Marcel Pohl, 22 vjeç, i cili studioi në shkollën e lartë për ekonomi dhe menaxhim në Essen. Shkaku i padisë është se ai mbaroi diplomën dhe masterin në 3 semestra, ndërkohë që koha e studimit duhej të ishte 11 semestra. Tani shkolla i kërkon atij një pjesë të tarifave të shkollimit. Nuk të lënë të ikësh kaq shpejt. Edhe pse Pohl është eksmatrikuluar zyrtarisht në gusht të vitit të shkuar, shkolla kërkon që ai të paguajë tarifat deri në fund të vitit, rreth 3 mijë euro.

7 komente në “Universiteti padit studentin pse studion shumë shpejt”

  1. ina says:

    qe te jeni teresisht korrekt me lajmin duhet t’i shtoni qe shkolla eshte private sepse atehere behet edhe me e qarte “llogika” e shkolles. Behet edhe me e qarte se cilat jane pasojat e shkollave private qe kane fitimin si te vetmin motiv per te ndertuar shkolla. Keshtu qe ne te mund te kuptojme me mire qe nese nje gje e ketille ndodh ne Gjermani, me institucione te konsoliduara e me gjykata qe gjithsesi jane ne nivel te pakrahasueshem me Shqiperine, (qe do te thote se ky djali mund edhe t’ia dale te fitoje kete rast), iamgjino cfare ndodh ne kete vendin tone ku Berisha i ka te vetet edhe shkollat private edhe gjyqet… nuk eshte shume e veshtire te kuptosh se kush e paguan cmimin….

  2. ylli says:

    Per mendimin tim ky nuk perben lajm, i bej thirrje Teme’s qe te publikoje lajme paksa me interesante.

  3. shvejk says:

    Mos u cudisni, Renzo Bossi e mbaroi shkollen per nje vit.

  4. Vetja ime says:

    Yllit dhe Ines.
    Gazetaria shqiptare mund te kete nevoje per permiresime, por eshte e sigurt qe nuk do kete nevoje per opinionin tuaj idiot. Nese nuk keni ndonje gje me te mire per te thene, me mire mos flisni fare…

  5. bani says:

    ta therrasim,brenda vitit do na nxjerre te gjithe deputetet me nga dy universitete(te jape provime ne emer te tyre metoda shqiptare)

  6. Ti je shkrimi?!!! says:

    O ti “Vetja ime”, mos je gje ti vete ai/ajo gazetari “futja kot” per kete shkrim?!!! Ehhhhhhhh!!!…

  7. enrik says:

    athere po dojkan krejt politikant tane me u denu se krejt e kan kry para kohe….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje