Një shitës në Britaninë e Madhe përfitoi 44 mijë sterlina dëmshpërblim për ngacmim dhe tallje në punë.
Michael Austin, 48 vjeç, ishte akuzuar vazhdimisht nga kolegët e tij të punës se ishte homoseksual për shkak se nuk ishte tifoz futbolli.
Kolegët e tij ishin tifozë të zjarrtë të Newcastle United.
Në gjykatë u tha se në atë lagje ishte normale që dikush që nuk pëlqen futbollin, të cilësohej homoseksual.
Austin ishte i interesuar për artin, madje fakti se u tha kolegëve se kishte parë një dokumentar për piktorin Dali, i shtoi benzinë zjarrit. Për kolegët kjo ishte një provë më shumë për homoseksualitetin e tij.
Kolegët i vendosnin imazhe porno homoseksualësh në kompjuter dhe e ngacmonin me SMS. Kur ai u ankua për talljen, u largua nga puna. Për këtë arsye ai ngriti një padi dhe arriti të fitojë shumën prej 44 mijë sterlina.
Ky edhe pamjen e ka si homo…