Vajza 7 vjeç bie nga kati i tretë, e shpëton fqinji (VIDEO)

17 Korrik 2012, 11:34Lifestyle TEMA
Vajza 7 vjeç bie nga kati i tretë, e shpëton fqinji (VIDEO)

Ky është momenti kur një vogëlushe shtatë vjeçare në SHBA bie nga kati i tretë, por shpëtohet për mrekulli nga një fqinj i saj.

Keyla McCree kishte dalë në dritare dhe po kërcente dhe këndonte në majë të një kondicioneri.

Shoferi i autobusit, Steve St Bernard, 52 vjeç, po e priste poshtë me krahët hapur kur ajo ra.

“Thjesht po lutesha që ta kapja,” thotë Berndard për mediat. “Isha mu poshtë saj”.

Vajza autike po kërcente dhe këndonte, duke habitur kalimtarët.

“Dëgjova disa thirrje dhe vrapova. Ishin disa njerëz që thoshin ‘vajza e vogël’, ‘vajza e vogël’. Shkova aty poshtë dhe u sigurova që do e kap. Nuk jam një hero,” tha ai.

Të dy u shoqëruan në spital për trajtime të lehta. Policia po heton nëse për vajzën ka pasur kujdesin e duhur.

http://youtu.be/8JLI1XUQNkk

 

2 komente në “Vajza 7 vjeç bie nga kati i tretë, e shpëton fqinji (VIDEO)”

  1. Gerdeci nuk harrohet lehte,eshte futur ne histori,me ne krye nje kafshe.. says:

    Eshte nje mrekulli,ai peron eshte nje hero,sepse ka shpetuar nje jete,po eshte nje hero i vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje