“Mos guxo të tallesh me ushqimin tonë”

18 Korrik 2012, 13:14Lifestyle TEMA
“Mos guxo të tallesh me ushqimin tonë”

Kur një punonjës i rrjetit të njohur të ushqimit të shpejtë, Burger King, postoi në internet foton e tij duke shkelur me këmbë mbi sallatën jeshile që do u servirej klientëve, të dashuruarit pas fast food-it e gjurmuan dhe brenda 15 minutash i zbardhën atij identitetin online.

Imazhi ishte postuar në internet me titullin “Kjo është sallata që hani tek Burger King”.

Por përdoruesit e tjerë të rrjetit 4chan arritën të zbulojnë se kush ishte personi që po abuzonte me ushqimin që mund të hanin nesër.

“Shijoje pushimin nga puna,” shkruante njëri, pasi identiteti i tij u zbulua.

“Mos tall k… me ushqimin e të tjerëve,” shkruante një tjetër.

Huffington Post raporton se personi në fjalë ishte i punësuar në një nga restorantet e Burger King në Ohajo, SHBA.

Ai do të pushohet nga puna së bashku me menaxherin e turnit, që ishte në punë në atë moment.

 

2 komente në ““Mos guxo të tallesh me ushqimin tonë””

  1. miri says:

    Ta kishin futur ne burg ashtu do i vinin hakut.

  2. Cakalli7 says:

    u merziten lopet se po ua bente foragjeret me m..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje