I shpëton aksidentit në mënyrë spektakolare (FOTO)

20 Korrik 2012, 17:44Lifestyle TEMA
I shpëton aksidentit në mënyrë spektakolare (FOTO)

Ky shofer kamioni është me fat që është gjallë pasi mbeti i varur, ndërsa kamioni i tij rrëshqiti në një urë.

Kinezi Dong Yinan doli nga kabina kur mjeti i rëndë u përplas me barrikadën mbrojtëse. Këmba e tij e djathtë ngeci mes kamionit dhe urës në një lartësi mbi dhjetë metra.

Kalimtarët shikonin se si Yinan mbahej në litarë.

Kamioni ishte i ngarkuar me 30 ton qymyr.

Zjarrfikësit arritën ta shpëtojnë atë pas tre orësh. Shoferi tani gjendet në spital, ku po e merr veten.

Siguria e kamionëve në Kinë është vënë shpesh në pikëpyetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje