Jeff Goldblum, i bërë i njohur për rolet e tij në Jurassic Park, ka treguar se mosha nuk është pengesë për të. Edhe pse në moshën 59-vjeçare, ai ka shfaqur një trup të admirueshëm, jo të zakonshëm për një moshatar të tij. Jo vetëm trupi i tij e tregon të ri në fakt, por edhe e dashura e vet, e cila është plot 30 vjet më e re se ai. Pikërisht me Emilie Livingston, 30 vjeç, Jeff është duke kaluar pushimet në Karaibe.