Kush është i dashuri i ri i Elle Macpherson? (FOTO)

21 Korrik 2012, 20:38Lifestyle TEMA
Kush është i dashuri i ri i Elle Macpherson? (FOTO)

Elle Macpherson, veterania e fotove me bikini, është fotografuar nga paparacët në Ibiza. Bukuroshja australiane do mbahet mend gjatë për rekordin e vendosur duke dalë plot pesë herë në kopertinën e edicionit Sports Illustrated për bikinit. Mediat i vendosën pseudonimin “The Body”. Por kësaj here median nuk e ka befasuar shumë trupi i 48 vjeçares, që po sfidon moshën, por se kush është i dashuri i saj.

Një mogul i muzikës? Një titan i Holluvudit?

Jo, ai është një nga bishat e distriktit bankar të Londrës, të njohur me emrin City. Një bankier që ka shpëtuar bankën Barclays dhe që njihet me emrin Roger the Dodger. Ose që ta themi më shqip: një njeri që shmang taksat.

Roger Jenkins, 56 vjeç, thuhet se peshon plot 300 milion sterlina dhe dikur ishte personi më i paguar tek Barclays, përpara se të largohej në vitin 2009. Aty drejtonte një sektor, shumë të kritikuar, natyrisht ligjor, që kishte si synim shmangien e taksave.

Pasioni i tij për femrat e famshme njihet. Por është edhe një sportist i njohur në vendin e tij, Skoci.

3 komente në “Kush është i dashuri i ri i Elle Macpherson? (FOTO)”

    1. kulmi says:

      Po jo mor zoteri,,,ajo duhet ruajtur per fare,keshtu qe eshte shume mire qe shfaqet here pas here.

  1. br8s says:

    Pule e vjeter,por e shijshme.Ose pule teknike. Dhe me e rendesishmja nuk eshte pule frigoriferi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje