Momentet prekëse të puthjes së fundit përpara mrekullisë

21 Korrik 2012, 10:59Lifestyle TEMA
Momentet prekëse të puthjes së fundit përpara

Ky është momenti kur britanikja Jennifer Lawson puth të bijën e saj, duke menduar se ajo do vdiste.

Mjekët i thanë se Alice, 14 muajshe, nuk kishte shanse të mbijetonte pasi ishte prekur rëndë nga meningjiti. Ajo ishte shtrirë në koma dhe merrte frymë me një ventilator.

Kështu që ajo u përgatit për të paimagjinueshmen: lamtumirën e fundit për vajzën e saj të vogël.

Puthiti buzët në ballin e saj të vogël dhe psherëtiu: Si mund të jetoj pa ty?

Mjekët kishin bërë gati edhe një listë me organe të vogëlushes, që do të dhuroheshin.

Por Alice nuk vdiq.

Kur i fikën pajisjen që e mbante me frymë, ajo nisi të merrte vetë frymë. Shpirti i saj thjesht nuk donte të largohej.

Një infermiere u afrua me shpejtësi pranë prindërve dhe u tha se ekipi i dhurimit të organeve po largohej pasi vajza po merrte frymë pa ventilim. Edhe pse u lumturuan shumë, sërish nuk e dinin nëse rreziku kishte kaluar.

Sot Alice është tre vjeç e gjysëm dhe jeton e lumtur me familjen e saj. Ajo nuk ka asnjë problem.

7 komente në “Momentet prekëse të puthjes së fundit përpara mrekullisë”

  1. net says:

    po sikur valle ka qene vetem se nje mashtrim nga doktoret mafioze ku te cilet behen gati te perfitojne shum marramendese per shittjen e organeve???

    1. Dyshimi says:

      Te iku jeta me dyshime or qyq. Qetesohu o paranojak i shkalles se pare.

    2. net
      Nuk ecet ne jete me sikur apo sikur.

      1. xhemilja says:

        Tironci Lugano
        ta boj nje pyetje a je i dashuruar?????

        1. Tironci Lugano says:

          Me femijet shume.

  2. trust_no1 says:

    Engjell….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje