Kush do të bëjë një xhiro me këtë skateboard? (FOTO)

20 Korrik 2012, 17:56Lifestyle TEMA
Kush do të bëjë një xhiro me këtë skateboard?

Këta tipa të fiksuar kanë krijuar skateboard-in më të madh në botë, mbi 11 metër të gjatë.

Është një imitim i një skateboard normal, por 12 herë më i gjatë, më i gjerë dhe më i lartë.

Është aq i madh sa poshtë ka goma makine.

Ka kushtuar rreth 16 mijë euro dhe peshon 1.600 kilogram. Mund të transportojë deri në dhjetë persona njëkohësisht.

Tre persona shpenzuan më shumë se një muaj për të përgatitur këtë skateboard në Kaliforni, SHBA.

Joe Ciaglia, që e projektoi, thotë: “E bëmë për gallatë, është gallatë ta ndërtosh, gallatë të ecësh me të dhe gallatë të shohësh reagimin e njerëzve”.

1 komente në “Kush do të bëjë një xhiro me këtë skateboard? (FOTO)”

  1. hidrauliku says:

    Keta e kane ne terezi mer daje,per gallate thone !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje