MESAZHI i fundit i presidentit Topi: Mbështes plotësisht rotacionin në sistemin politik

23 Korrik 2012, 10:41Politika TEMA

Sot është dita e tij e fundit në krye të shtetit. Presidenti Bamir Topi ka përgatitur një mesazh, që e ka publikuar në faqen e tij në internet, ku u drejtohet të gjithë qytetarëve shqiptarë. Nesër ai dorëzon detyrën, në një ceremoni të çuditshme, ku siç raportohet, atij i është hequr e drejta e fjalës. Më poshtë është mesazhi i plotë i Topit, që thekson fort se ai është për në mbështete të “rotacionit demokratik, energjive dhe prurjeve të reja në krye të shtetit, në institucione, në parti politike dhe në sistemin politik përfaqësues”.

 

Të dashur bashkëqytetarë!

Gjatë pesë viteve të fundit kam pasur nderin dhe privilegjin e veçantë të shërbej si President i Republikës. Në ushtrimin e kësaj detyre jam përpjekur me të gjitha forcat dhe energjitë për të mbajtur premtimin e dhënë në betimin tim, për të qenë Presidenti i të gjithë shqiptarëve, dhe për të vepruar me ndershmëri dhe mbi vlera qytetare.

Gjatë mandatit tim jam ndeshur me pritshmëri më të mëdha nga publiku, me kërkesa të shumëllojshme dhe shpesh kundërshtuese, me kritika të drejta e të padrejta, me fushata denigruese apo etiketime të njëanshme. Me ndërgjegje zgjodha të lë mënjanë modelet e konfliktit formal dhe të dëgjoj e trajtoj me të gjithë seriozitetin e duhur të gjitha mendimet, kërkesat dhe kritikat racionale, duke ofruar zgjidhje kushtetuese për gjithçka që përbën interes qytetar, publik e shtetëror.

Kam bindjen e thellë se shumë gjëra mund të ishin bërë më mirë nëse politika vendimmarrëse do ta përdorte pushtetin e saj të madh në mënyrë konstruktive dhe institucionale, nëse interesat e saj do të gjenin më shumë përputhje me interesat tuaja qytetare dhe nëse klasa jonë politike do të dëshmonte më shumë maturi, përgjegjësi dhe aftësi për të sjellë ndryshimet e premtuara.

Shqipëria e vitit 2012 meritonte shumë më tepër progres dhe vlera evropiane, dhe kam bindjen se me këtë përcaktim gjej mbështetjen e shumicës absolute të qytetarëve të këtij vendi. Në përfundim të mandatit kushtetues të Kryetarit të Shtetit më lejoni t’u them se ndihem krenar që pata fatin t’u përfaqësoj; që në emrin tuaj përfaqësova Shqipërinë në ngjarjen historike të anëtarësimit në NATO; që presidenca ime ishte dhe mbetet një presidencë me sjellje qytetare, tolerante dhe gjithëpërfshirëse; një Institucion, nga i cili nuk lindën konflikte por u zgjidhën konflikte, nga i cili nuk pati politikë partiake, por sjellje e vendime institucionale, nga i cili asnjë qytetar nuk u ndie i fyer, i përjashtuar apo i harruar, por gjithsecili gjeti një derë të hapur për shqetësimet, mendimet dhe nevojën e madhe të bashkëpunimit në të mirë të interesave publike e kombëtare; që me gjithë problemet e trashëguara të tranzicionit, pesë vitet e mia presidenciale u dhanë më shumë jetë, pavarësi e forcë veprimi institucioneve kushtetuese dhe grupeve të shoqërisë civile, medias së pavarur dhe logjikës institucionale të trajtimit të problemeve; që zyra e Kryetarit të Shtetit ishte dhe mbetet një partnere e fortë, aktive, e mbështetur, e referuar dhe e besuar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të Bashkimit Evropian, shteteve mike dhe çdo institucioni ndërkombëtar të interesuar apo të investuar në përparimin e demokracisë shqiptare; që në këto vite isha aktor modest dhe dëshmitar aktiv në përgatitjen, jetësimin dhe lobimin e shtetit të lirë, të pavarur dhe evropian të Kosovës, si dhe të forcimit të pozitës kushtetuese dhe politike të shqiptarëve kudo ata ndodhen.

Gjej rastin të falënderoj në veçanti familjen time që më ka qëndruar pranë, si dhe publikisht të falenderoj për mbështetjen dhe bashkëpunimin shumëvjeçar stafin tim politik presidencial, politikanët e arsyeshëm, të gjithë trupat drejtuese e përbërëse të institucioneve kushtetuese, miqtë e shumtë në organizatat e shoqërisë civile, kolegët e botës akademike, gazetarët dhe median, intelektualët e shumtë, forcat e armatosura, partnerët tanë ndërkombëtarë, shtetarët dhe diplomatët miq të Shqipërisë!

Nderimi e mirënjohja e thellë u shkon të gjithë qytetarëve shqiptarë që pata fatin të takoj në çdo bashki e komunë të Shqipërisë, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në grupet e shumta të diasporës në vende të ndryshme të botës. Ndjenja e përfaqësimit të tyre përbën krenarinë më të madhe jetësore dhe përgjegjësinë më të madhe të çdo politikani e zyrtari shtetëror.

 

Vëllezër e motra!

Shqipëria e ka zgjedhur tashmë Presidentin e ri. Unë e uroj publikisht Presidentin për sukses e mbarësi, dhe ftoj të gjithë qytetarët, aktorët politikë dhe institucionet të jenë në mbështetje të vullnetit për përmbushjen e detyrave të tij kushtetuese!

Shqipëria ka nevojë për stabilitet demokratik, për unitet dhe ikje nga ndasitë politike përjashtuese, për dialog e bashkëpunim, për reforma dhe forcim të institucioneve kushtetuese, për politika të urta, të mira dhe qytetare dhe, në këtë rrugë, ka nevojë për kontributin dhe fjalën e gjithsecilit, për më shumë mirëqenie dhe demokraci cilësore e funksionale.

I ndërgjegjshëm për këto nevoja dhe vlera demokratike mbetem, në mbështetje të plotë të rotacionit demokratik, energjive dhe prurjeve të reja në krye të shtetit, në institucione, në parti politike dhe në sistemin politik përfaqësues.

Shqipëria dhe qytetarët e saj meritojnë më shumë. Postet politike e shtetërore shkojnë e vijnë, por qytetarët dhe shteti, interesat e tyre publike e kombëtare, janë e mbeten aty si pasuria më e madhe, burimi më i madh frymëzues, arsyeja më e madhe për ta kuptuar shërbimin ndaj tyre si privilegj dhe fat.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

 

33 komente në “MESAZHI i fundit i presidentit Topi: Mbështes plotësisht rotacionin në sistemin politik”

  1. coku says:

    ashtu sic erdhi ne presidence me kulisa e vota te blera ashtu iku. nje ikje e denje per menyren sesi erdhi. ne kete bote lahen te gjitha.

    1. Skela says:

      Coku.. Ti duhet te jesh ndonej nga ata te zgjenjyerit qe e festuan me fishekzjarre zgjedhjen e tij. Ske faj..

      1. coku says:

        nuk jam nga ata te zhgenjyer, apo qe kane festuar kur u zgjodh ai, bile u trishtova nga menyra e zgjedhjes se tij. dhe presidenca e tij ishte me shume nje presidence qe foli me heshtjen e tij, nje presidence as mish as peshk, rrob i menyres se zgjedhjes. per mua nuk arriti asnjehere ne lartesine e presidenteve te meparshem e jo te ishte mbi ata. kishte plot mundesi te tregonte burreri por ai zgjodhi heshtjen ose te fliste me dy kuptime. pra gjithcka ne funksion te te ardhmes se tij politike dhe jo te popullit shqiptar. te pyes a kishte mundesi te zgjidhte ose edhe te fliste shkuqur dhe qerte per shume gjera, vjedhjen e votave, 21 janarin, vjedhjen e tiranes ne mes te dites me gjykata. e pra gjykatat dhe sistemi gjyqesor varej nga ai. por ai kishte te tjera llogari per te bere. duhet te prese populli sa te lere presidencen, te shkoje kryetar partie, te forcohet partia e te behen zgjedhjet e reja dhe ai te jete perseri deputet. po te ishte perpjekur me pare shqiperia do ishte vjedhur me pak, nuk do kishim arritur deri ketu ne buze te gremines. ai zgjodhi te heshte kur duhet te fliste dhe te vepronte. ishte president. ka patur mundesi per zgjedhje te reja por nuk i dilte hesapi se ishte ne pension po te beheshin zgjedhjet dhe ai te ishte president. pra gjithmone ka pare llogarine e ngushte te tij dhe jo interesat e popullit. nuk foli as kur populli u vra. e nuk kishte si te fliste kur menyra si u zgjodh ishte si nje ndeshje e trukuar. e pra ky eshte presidenti per mua. besoj se populli do ta vleresoje me mire per cka ka bere.

        1. AK says:

          ME MIRE TE HESHTESH SE TE OFENDOSH E TE THUASH PALLAVRA SI SALA. LAVIRE BULEVARDI, DO JU SHKULIM DHEMBET, DO JU FUSIM PLUMBIN NE BALLE, DO JU VARIM KE PALMA. NO COMMENT.

          1. armand says:

            S’po themi qe ti pergjigjesh kafshes ne te njejten menyre.
            Si president i shqiptareve ai duhet te fliste dhe reagonte.Se beri dhe kjo e largoi shume nga njerezit per te cilet pretendon prezantimin.Thjesht,karte e djegur.

    2. Bamiri eshte kot says:

      Heshti si nenkryetar partie, heshti si President dhe do shkoj ne nje parti e cila vetem hesht. Fergesa e Re Demokratike

  2. dritani says:

    Kur hyn nga dritarja mos prit te dalesh nga dera!

    1. Albana says:

      Ai nuk hyri nga dritarja. Bamiri perfaqsoi me dinjitet presidentin e Shqiperise per aq sa ndejti ne detyre. Ai sherbeu ne postin e nderuar publik per aq sa ishte i zgjedhur. Tani ai me respekt largohet nga detyra, ai nuk e kishte marre me tapi thjesht kishte nje funksion publik te nderuar ai me i larti ne Shqiperi, megjithese ishte e veshtire qe te drejtosh ne shtet ku shumica e politikaneve jane te paedukuar, te pacivilizuar, te korruptuar dhe jo demokrate te mirefillte. Duhet ta kete patur shume te veshtire ne nje atmosfre te tille pothuaj qe te merr frymen.E respektoj figuren e tij si president i shqipetare, por edhe menyren se si drejtoi presidencen ne periudhen e tij. Shpresoj qe pasardhesit e tij te kene te njejtin qendrim, maturie, urtesie dhe tolerance larg dhunes. Tani mendoj qe e mbaroi mandatin e tij dhe kjo eshte krejt normale.
      I uroj atij dhe familjes se tij shendet dhe mbaresi.

  3. roland says:

    ti nuk u dole zot shqiptareve me 21 janar kur ato dhane shpirt perpara dritares tende. esht mir te largohesh pergjithmone nga politika.

  4. MELI says:

    PAVARSISHTE NGA MENYRA SE SI ERDHE Z BAMIR , RESPEKTE MERITON ME

    MENYREN SE SI NA PERFAQSOVE NE SHQIPTARET ME QYTETARIGJE QE I

    MENGONE KLASES SONE POLITIKE , RESPEKTE .

    TE UROJME ,FATE E MBARESI NE POLITIKE E NE JETE .

    1. coku says:

      ky komenti juaj eshte si lajmet ne kohen e zgjedhjeve ne tirane kur thoshin se basha mund te jete i keq por po ben nje fushate te qyteteruar. e pra shiheni qyteterimin tani. njeriu nuk del nga vetvetja, menyrat e sjelljes jane rol ne funksion te llogarive te tij. nuk u zgjodh president per te heshtur por per te folur dhe vepruar. duhet te kishte vepruar edhe per fshatarin ne are, edhe per ata qe lypin, qe vriten cdo dite nga gjakmarrja, per te gjitha te keqijat e ketij sistemi qe me ndihmen e tij qofte edhe mosveprim u ngrit ne shqiperi. ai jo vetem nuk veproi por as u kujtua per keto, kishte vetem hallin e partise se tij, dhe qe zgjedhjet te beheshin ne 2013.

  5. Myzeqari says:

    Zoti Topi eshte nje prej atyre qe meriton respekt dhe shume simpati. Mos harroni nje gje qe zoti Topi u zgjodh ashtu se ashtu e katandisi Berisha zgjedhjen e Tij. Ju kete gje nuk arrini ta kuptoni. Zoti Topi urime dhe respekt per punen Tuaj. Je i pa pare, je modeli i qyteterimit te hershem tiranas dhe jo pjelle shpelle dhe egersirash….

  6. Ivani i madh says:

    Shume po reh gjoksin o TOPI per bemat e tua ne heshtje se ne realitet vetem role e bustit ke lojtur dhe te kryetarit te jurise per shperndarjen e cemimeve ne rastin tend te dekoratave . Ditet e fundit dekorove dhe te ndjerin Shoshori e mire bere po ti zotri i nderuar sa qe gjalle i ndjeri Shoshori a e ftove ndonje here ne presidence dhe a u interesove se si jetonte ky njeri apo sta mbante nga Berisha po me n/kryetarin e KLD si i dhe karar se trumbetije me te madhe se te takonte ty ta zgjidhje apo le nje dere hapur per tu kethyer prape tek nena parti.. Keto qe thua ti zotrote jane pordhe syfyri sikur ti ke bere mamin. Ne presidence ke qene thjesht nje bust prej mishi qe merete fryme e shkonte ku e shpinin te tjeret si Samder mafishja

  7. pirati detit says:

    tani nuk ka me rendesi se e mbeshtet bamiri apo jo. duhet ta kishte kerkuar me para rotacionin …

  8. Engjell says:

    Te heshtesh ne ate karrike do te thote te fshihesh pas “gaxhoit” thone arixhijte , qe ne gjuhen e tyre do te thopte te fshihesh pas “te bardhit”Te heshtesh ne nje kohe kur duhet te flasesh eshte me shume se frike ,eshte me shume se mos perfaqesim ,eshte me shume se hile Plumbi do plumb, e nxehta me te nxehte e ftohta me te ftohte thote populli ,ai vend nuk eshte per nje njeri as mish as peshk ,ka shqiptare shume me teper se anetare te P.D. qe ate karrike mund ta justifikonin shume me mire. Urojme te mos kemi rene nga shiu ne bresher ,por si duken bathet jane larg pashket ,ka rrezik te biem jo ne bresher por ne kucka nga qielli me te riun.Qofsha i gabuar!

  9. Marre pjese ne hidherimin tuaj. says:

    Mbyllet puna 4-vjecare e Presidentit Topi.
    Mire apo keq u mundua gjithe kohen te jete larg ndikimeve partiake,duke i rezistuar terheqjes se fuqishme te pushtetit per ta patur”mbeshtetsin” politik te saj.
    Gjate veprimtarise se tij ka qene i bllokuar nga maxhoranca qe e votoi,sepse nuk zbatonte urdherat e Kreministrit,por Kushtetuten e vendit,
    Gjate gjithe kohes u mundua te jete i djathte ne veprimet e tij,dhe i pavarur.Kjo ishte pika e mosbesimit te Krytarit te Partise,i cili nuk deshironte qe Presidenti Topi te kontrollonte Prokurorine,Forcat e Armatosura dhe SHIK-un.Per kete e mbajti te bllokuar dhe te izoluar,per ti prere koken cdo alternative tjeter ne PD.
    Presidenti i ri nga deklarimet per delegimin e kopetencave,do jete nje BUST i gjalle ne presidenc.Te gjithe kuadrin qe do punoj me te do e marri me liste,te diktuar nga “Partia”.Deri tani,Berisha Kryeminister,President,Kryetar Bashkie i Tiranes.

  10. ismeti says:

    mos llomotit PRRaala se ato si bajn pun saloviqit por fol si BURR nese ta mban shkurt e shqip

  11. Stef Staku says:

    ANALIZE : Ne Itali eshte diskutuar e po dikutohet shume shitja e ndeshjeve ( trukimi ). Ne shitjen e ndeshjeve jane perfshire dhe lojtare te Kombetares Italiane. Me tipiku eshte Kapiteni Gigi Bufon ….
    Presidenti Italian Giorgio Napoletano eshte vene neshenjester nga Hetuesit e Prokurorise se Palermos ( Sicili ), per lidhjet mes Shtetit dhe Mafias !!!
    Presidenti Greqise ka pergjegjesi te renda per gjendjen e Greqise …
    Presidenti i Shqiperise zotni Bamir Topi ka pergjegjesi te renda pasi pushteti i Berishes gjate viteve te presidences se z. Topi uforcua akoma me shume.
    Ju kujtojme qe kur erdhi ne Presidence Bamiri Beshkia e Tiranes nuk ishte ne duart e Berishes !!! Nder te paktat institucione qe Berisha nuk e kontrollonte. Ajo qe e rendon situacionin e Bamirit eshte se Bashkia e Tiranes nuk u fitua nga Berisha por u vodh mga Berisha dhe OSBE nen hunden e nje qytetari te vjeter Tirones !!!
    Me largimin e z. Bamir Topi mbullet nje kapitull i zi per Shqiperine dhe hapet nje tjeter kapitull po i zi me z. Nishani !!!
    Desha te ju kujtoj z. Topi se dhe te ardhurat e Juaja personale jane rritur e leshtu qe per Ju do ju shkonte per shtat shprehja : ” Zoti e bekofte Sali Ram Berishen “”
    Sa per ardhjen, largimin dhe partitte e Bamir Topi jane si puna e ndeshkeve qe shet Gigi Bufon, kapiteni i Kombetares Italiane ….

    1. kot_per_sport says:

      te analizosh presidentin nuk do te thote te shikosh sa mire e mbrojti PS. jane dy koncepte te ndryshme institucionet dhe partite. Nese Rama nuk mundi te mbroje dot veten eshte plotesisht faji i tij e jo i presidences, sepse ai ishte iniciatori i kodit elektoral dhe ndryshimeve kushtetuese qe me shume se ai po e pesojne shqiptaret

  12. SH.KOLONJA says:

    NE KE DEMOKRACI E KE LEXUAR ‘RROTACIONIN’ E RROTAVE,TOPI ME RROTA?
    idjotesija e radhes,e nje ‘politikani’ te radhes.RROTACIONI NUK BEHET ME URDHER NE NJE VEND QE PRETENDON PER GJERAT ME ELEMENTARE TE DEMOKRACISE O ‘ISH’.Rrotacionin e ben sovrani popull nepermjet legjitimitetit te votes.Ai populli mund te lere ne pushtet edhe per 20 vjet ate qe e shikon te arsyeshme.TI ngaterron demokracine qe nuk e ke pare as ne enderr me ‘AKSHAM HAIR OSU-NIN)SHQIPETAR.

  13. Illo says:

    Kyj President ishte jasht kohe . Nuk gjeti hapesire , per pune konkrete dhe zgjodhi heshtjen , per kohen me te gjate . Foli me vonese dhe pa as nje efekt . Nuk foli per ngjarjet e llahtarshme . Nuk mund te behesh me pahir lider . Kurre nuk arriti te behet behet vjoline e pare, qofte dhe per ate , qe i takonte . Thuhet se ka qene Komandant i ushterise dhe gjyqesorit . Ne te dyja Berisha ka ber c’ka dashur . Atehere : cila eshte puna e ketij personi ? Nuk e ka bere detyren . Nuk eshte kaq kollaj te besh detyren , ne nje vend , qe Berisha merr fryme . Njeri i urte dhe i sjellshem , por per vete dhe per fotografet .Do beje shume mire te vazhdoje heshtjen , ose ndoshta gjen ndonje karike bosh ne laborator , per analiza te tifos. Illo

  14. e verteta says:

    Respekte zoti president per kohen qe ishe. Te shohim veprimet e tua ne nje tjeter pozicion ku perzihen interesat personale me ato te popullit.
    Uroj te kesh nje qendrim dinjitoz dhe njerezor per te miren e ketij populli te shumevuajtur dhe te vjedhur nga te 4 anet.

  15. sindikalisti says:

    ti more z.topi me cilesite qe ke treguar per periudhen presidenciale je i mire per te te bere krushk, se per detyren e ushtruar te pakten te gjithe e kane degjuar ne mos provuar sistemin e drejtesise Prokurori dhe gjykata, te tjerat nuk po i diskutojme oprandaj ik e mos u mer me politike.

  16. Shkodrani says:

    I nderuar zB.Topi! sna ngelet gje tjeter pervec se te urojme sukse atje ku do te shkosh.Por une jam dakort dhe me coku,camarroku.Megjithate urime te pakten ishe i sjellshem.

  17. parashikim says:

    AKSIDENT I RI.
    ***********************
    Or ilir mik per koke
    c’aksident do ti sajojme
    rotacionin ta shkaterojme?
    mire e ke or sali
    do filloj te projektoj
    aksident lloit te ri
    aqsa mos kuptosh as ti
    ishte real o i sajuar
    si e qysh e kam zbatuar
    kaq thane dhe u ndane
    prisni neser or shqiptare
    c’aksident i ri ka ngjare
    rotacionin ta permbysin
    ta pengojne izolojne
    perseri ata te fitojne.

  18. Mentari says:

    Pyetja e pare per ish presidentin Toptani eshte; A e permbushi ai detyren e tij te shenjte si president i shqiptarve duke pasur parasysh qe ai te ishte mbi palet ,i paanshem dhe nje ekzekutiv i mire ne demokratizimin e drejtesise shqiptare, etj.detyra direkte te tija.Nuk e besoj se ai ishte mbi palet sepse ai ju gjunjezua pa asnje arsyetim Bllokistave te Edvin Rames,u bashkua me ato, dhe bashkepunoi me ato gjer ne krimin me te rende ate te marrjes se qeverise me grusht shteti qe per per cilindo indivit pjesemarrja ne grushte shteti eshte krim i rende kunder kushtetutes se republikes tone dhe aq me keq per pjesemarrjen e presidentit qe eshte zgjedhur posacerisht qe te mbroj ate Kushtetute.Bamir Topi me ndergjegje asnjehere nuk u gjend perkrah institucionit qe ai kryuesonte por gjithmone ne anen e kundert te kushtetutes se republikes sone dhe gjithmone do te mbahet mend si Horr i grushtit te shtetit ne Bulevard.

  19. Rekordmeni i Dhermiut says:

    Ne te gjithe si Shqipetare( Ketu fus edhe vehten )kemi nje problem madhor: Jemi te gjithe te zote per te kritikuar por kur vjen puna per veprim e presim ate nag te tjeret ( SHBA BE OSBE etj ).Ju flisni per nje president te heshtur.Por si mund te jete ndryshe Presidenti i nje Populli te heshtur…Ketu ka fukarallek marramendes dhe qeveria flet per vendin e dyte me te zhvilluar ne Europe..lideri i opozites flet ne Twiter dhe populli hesht por fajin e ka presidenti…Kemi krimin e Gerdecit opozite e zbehte dhe Gerdecaret votojne Berishen dhe fajin e ka Presidenti…Kemi 21 janarin.Opozita organizon protesten,qeveria i vret,populli hesht dhe fajin e ka prap Presidenti…Rama ne bashkepunim me Berishen nderrojne ligjin elektoral dhe Kushtetuten ( Perpara se te ndrrohej ligji presidenti kishte nje person te emeruar prej tij ne Komisionin Zgjedhor kurse tashti nuk e ka me dhe per kete ka mungese informacioni te dores se pare se cfare behet brenda tij,por duhet te degjoje komentet tejet te poltizuara te dy Partive PD – PS )per 15 min dhe si rrjedhoje e ketij ligji vidhen zgjedhjet dhe prap fajin e Presidenti..Bashkeqytetar te nderuar me duket se e keni ngaterruar Presidentin me Opoziten….Presidenca eshte i vetmi institucion qe ne Shqiperi nuk komandohet nga Saliu ( deri neser )..Ta gezojme kete qe deshi te rivendoste bustin e Enverit me 20 Janar…

    1. Albana says:

      Shyqyr qe lexova nga komentet me te sakta. Ketu te gjithe njerezit flasin si mbas oreksit te politizuar o me njeren pale o me tjetren dhe fare objektiv. Pajtohem me juve kur thoni qe Presidentin e ngaterrojne me opoziten. Shumica e njerezve fatkeqesisht nuk e kane idene per te drejtat dhe detyrat e Presidentit.
      Nderime Z Presidint ngelesh nga figurat me prestixhioze te politikes shqipetare.

    2. sakte!!! says:

      Me ne fund nje analize korrekte, aspak politike…

  20. emigranti says:

    Plotesisht dakort me “Rekordmeni i Dhermiut”.
    Z.Topi do te mbahet mend si politikan i paperlyer ne kete politike te korruptuar,si presidenti qe foli kur duhet e si duhet per Shqiperine.
    Nje verejtje – te fliste me shume per Kombin Shqiptar e ceshtjen e neperkembur shqiptare dhe jo ti bente qefin ambasadoreve perendimore se Shqiperia eshte faktor stabiliteti.

  21. beni says:

    Vetem nje gabim keni bere zoti president,dhe ai eshte pranimi i zgjedhjes tuaj ne ate menyre ky ishte nje gabim fatal i yti i cili te godite gjate gjth kohes,dhe kete sali berisha e perdori gjate gjth mandatit tend,por je politikani me i miri ne shqiperi dhe bravo te qofte detyren e mbylle me nder pershendetje.

  22. Treviso says:

    Zoti Bamir Topi, te pergezoj per qytetarine qe tregove gjate ketyre
    5vjeteve si president i vendit.Jeperballur me luftera dhe prapaskena nga me te ndryshme dhe i ke kaluar me zgjuarsi dhe per mua ke dale fitimtar.
    Me pelqeu mesazhi qe ju keni drejtuar popullit dhe ka shum kuptim.Por ai qe duhet ta kuptoje nuk ka kapacitet qytetarie.
    Te uroj shendet ne familje dhe pune te mbare ne detyren e re.

    Puntori emigrand
    Treviso

  23. Nuk mund te shkruaj nje koment kaq te goditur sa z Coku. z Coku thote shkurt dhe kiarte se delendisja e Topit ishte pasoje e zgjedhjes me metoda te felliqura qe i pelqyen mjaft ne ate kohe. Porsa bisha Topi mori kryesimin e presidences dhe KLDse filloje te fryhet dhe i shkoje ne mendje te krijoje monopole partiake ne presidence. Topi mendoje se do te u kthente ne nje Elefant qe do te zhdukete dhe ata qe e pollen Topin… Por gaboje se Topi gjate kohes qe u rrit ne inkobator tek PDja i moren testin dhe ja dinin kodin qe ta nxirnin jashte funksioni kete Ufo. keshtu ndodhi vertete si ne filma, ne fund fitoje ai qe e lindi Topin me inkubator artificial.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje