Zëdhënësja: Macaulay Culkin nuk merr heroinë (FOTO)

2 Gusht 2012, 11:51Lifestyle TEMA
Zëdhënësja: Macaulay Culkin nuk merr heroinë (FOTO)

Një zëdhënëse e aktorit Macaulay Culkin tha se përgënjeshtron me forcë raportimet se aktori i njohur për filmin “I vetëm në shtëpi” merr çdo muaj rreth 6 mijë dollarë drogë.

Zëdhënësja tha se akuzat e hedhura ndaj aktorit 31 vjeçar në revistën “National Enquirer” janë qesharake.

Tabloidi amerikan shkruante se aktori merr rregullisht heroinë.

Madje në shkrim thuhej se ylli i dikurshëm e kishte kthyer apartamentin e tij në një bazë ku merret drogë rregullisht me miq.

Në shkrim theksohet se ai e intensifikoi marrjen e drogës 18 muaj më parë, kur u nda nga e dashura e tij me të cilën kishte shumë kohë që dilte, Mila Kunis.

Një burim ka thënë se Culkin për pak sa nuk vdiq vjet nga një overdozë.

1 komente në “Zëdhënësja: Macaulay Culkin nuk merr heroinë (FOTO)”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje