FOTOT spektakolare të Curiosity duke u ulur në Mars

6 Gusht 2012, 21:48Lifestyle TEMA
FOTOT spektakolare të Curiosity duke u ulur në Mars

Këto janë imazhet spektakolare të sondës hapësinore Curiosity, duke u ulur në sipërfaqen e Marsit me parashutë.

Pamjet janë marrë nga një satelit që ka mbikëqyrur procesin.

Nga fotot mund të dallosh se roboti Curiosity është akoma brenda mbështjellëses mbrojtëse.

Ky është momenti më i frikshëm për shkencëtarët e NASA-s, që e kanë quajtur uljen edhe ‘shtatë minutat e terrorit’.

Roboti që peshon një ton u ul sot në mëngjes në Mars, duke sjellë edhe pamjet e para.

Presidenti Obama e ka quajtur këtë një mision historik.

Ky mision pritet të sjellë provat më të forta për ekzistencën e jetës në planetin e kuq, pasi do gërmojë në tokë për të marrë përbërësit e nevojshëm.

7 komente në “FOTOT spektakolare të Curiosity duke u ulur në Mars”

  1. Drejt pafundesise... says:

    Sikur parate e Shba-ve te perdorura ne Afganistan dhe Irak,te shpenzoheshin per shkence dhe mjekesi,tani do te flisnim per zbritejen e njeriut te Mars,dhe per kuren e sidas,apo kancerit,dhe JO te tallnim b***n me ca makina me telekomande dhe me nje aparat fotografik mbi te!
    http://costofwar.com/

    Gjithesei,ky eshte lajm i mire per shkencen,duke pare qe dhe Kina po shpenzon miliarda per hapesiren(dhe se shpejti do te shkele dhe ne hene) gjithashtu dhe BE po shpenzon miliarda,Shba-te me ne fund duket se jane zgjuar,nje gare e re e “ftohte” ka filluar,pavaresisht kush e fiton garen,i fituari me i madh do te jete njerezimi !

  2. arbeni nga vlora says:

    GOOOOO USA..

  3. Lenci says:

    Aman mer aman na merrni Salen me vete here tjeter.

    1. raimondi says:

      Eh mire ju thenke ti, te marrin Salen qe te dhjesi edhe Marsin Sala , se Token ka 20 vjet qe po e ben hale loool

  4. enea says:

    Iku per lesh edhe planeti mars………..do shkelin amerikanet….pfffff

  5. Shqiperia do te behet nje dite says:

    Bravo NASA.Patjeter qe keta do te jene me PD,sepse nuk ka si shpjegohet ndryshe ky sukses.

  6. test1 says:

    leke te shpenzuara kot…ne fakt me mire do ishte qe leket te shpenzoheshin per te exploruar Oqeanet te cilet per njerezimin jane te njohur vetem 10% e gjallesave qe jetojne ne te.
    Pastaj njerezit nuk kane krijuar stacion ne Hene e jo me ne Mars.
    Deri tani nga Hena kemi ca pamje foto dhe asgje Live as Video as mision…
    cdo gje eshte ne ajer…
    a mos valle njeriu nuk ka hipur kurre ne Hene ?
    misioni i fundit per ne hene ka qene ne Apollo 17 ne 1971 dhe deri atehere nuk ka patur me asnje mision …
    pse valle? Nasa e di ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje