Kjo foto e presidentit amerikan, Barack Obama, ka acaruar shumë turqit.
Njeriu më i fuqishëm në botë është ulur në tavolinën e tij të shkrimit në Zyrën Ovale. Në njërën dorë ka një receptor, në tjetrën në tjetrën një shkop bejsbolli. Obama po flet me kryeministrin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Por a simbolizon shkopi fuqinë e presidentit amerikan?
Në Turqi fotoja shihet si një fyerje. Politikani i opozitës, Metin Lutfi Baydar thotë: “Kjo foto tregon se nga kush i merr urdhrat kryeministri ynë”.
Vetë Shtëpia e Bardhë thotë se e ka publikuar foton për të treguar atmosferën e çlirët mes dy udhëheqësve kur komunikojnë.
Erdogan vetë thotë se Obama është një mik, të cilit nuk i mungon respekti dhe sjellja e mirë.
Para dy vitesh Obama publikoi një foto duke folur me kryeministrin izraelit, Netanjahu, ndërkohë që kishte këmbët mbi tavolinë.
Duhet ta dine te gjithe se President me zemerbardhe nuk ka pasur kurre Amerika…
Une shpresoj se Obama do te beje gjera te bukura per Boten mbare…
…Edhe per Turqine…
Perralla me mbret!
Pune e madhe se ka shkopin e bejsbollit ne dore.
me siguri, kush e ka shpifur kete thashethem, eshte ndonje grek qe do sebep per tu shfryre!
http://fashionguests.blogspot.com/2012/07/splitting-hairs-she-bangs.html
Late nam!!! Greku ketu greku atje, ju ngeli greku ne goje.
Hahaha ç’na shkritë ore.Po e dini që në Amerikë ky njihet si presidenti që nuk komandon as familjen e tij .hahahaha.Ai turku i opozitës duhet të informohet më mirë.Po ka gjasa që çdo teori është e mirë për të bërë opozitë…
Po ti mali mos je gje ” voice of america ” ? ,nejse mbase i referohesh ndonje shteti republican….
Po pse, c’ka ndonje gje te madhe? Edhe Enver Hoxha dridhte zinxhirin kur debatonte ne mbledhjet e pleniumit te KQ.
Pastaj,a ka me me edukate se ai qe ve kemebt ne tavoline?