Miliarderi George Soros pati dy gëzime këtë fundjavë.
Ai festoi 82 vjetorin dhe bëri të ditur se ka ndërmend të martohet me të dashurën e tij, Tamiko Bolton, që është 40 vjeçe.
Edhe pse ka dyfishin e moshës së saj, Soros shpreson se kjo do jetë e treta e vërteta.
Soros e Bolton janë takuar në pranverën e vitit 2008. Por miliarderi i propozoi asaj vetëm pak javë më parë.
Kjo do jetë martesa e tretë për Soros dhe e dyta për Bolton, e cila ka qenë e martuar për një periudhë të shkurtër në vitet ’90.
Soros ka pesë fëmijë nga martesat e mëparshme.
Soros u bë i famshëm dy dekada më parë, kur tronditi paundin britanik dhe Bankën e Anglisë në një lëvizje që i dha edhe titullin “njeriu që theu bankën e Anglisë”.
Është mësuar se i biri i tij, Jonathan, 42 vjeç, do marrë përsipër bizneset e babait.
Mendohet se Soros Fund Management ka një pasuri prej 25 miliard dollarësh.
jam ne gjurmet e tij
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/li-me-ta-relax-2012.html
po ste punoi atomatiku,futi llapen.more llapist plak
thashe se e kishte per Edi Ramen kryeminister!
“Është mësuar se i biri i tij, Jonathan, 42 vjeç, do marrë përsipër bizneset e babait”
ka mundesi, duke pare edhe moshen e njejte, qe edhe kete te treten tia marri persiper i biri