Arabia Saudite ndërton qytet të ri... vetëm për gra

12 Gusht 2012, 14:17Lifestyle TEMA

Arabia Saudite është duke planifikuar që të ndërtojë një qytet të ri vetëm për femra, në një përpjekje për të gërshetuar rregullat e forta fetare, me ambiciet e grave për të bërë karrierë.

Kompanisë Shtetërore të Ndërtimit i është kërkuar nga autoritetet që të hartojë planin, ndërsa ndërtimi i komplekseve të banimit dhe të punësimit pritet që të nisë vitin e ardhshëm, shkruan Telegraf.

Në këtë qytet do të lejohet që gratë të bëjnë punë, të cilat ndalohen në vend, për shkak të kontaktit që duhet të kenë me meshkujt.

Qyteti pritet të ndërtohet në lindje të qytetit të Hafufit, ndërsa bashkia ka grumbulluar një fond investimesh prej 100 milionë eurosh. Fillimisht, në të pritet që të krijohen rreth pesëmijë vende pune në industrinë tekstilit, farmaceutikës dhe industrinë ushqimore, transmeton KP.

Ndonëse zyrtarisht në shtetin me 30 milionë banorë është e lejuar që gratë të punojnë, rregullat e ashpra fetare vendosin kufizime të forta, duke kufizuar vetëm në 15 për qind të totalit numrin e femrave në krahun e punës.

10 komente në “Arabia Saudite ndërton qytet të ri… vetëm për gra”

  1. LESBO & GAY Al 2012 says:

    Ha ha ha ha ha!
    Po lesbiket dhe gay-t ku do shkojne ?
    http://fashionguests.blogspot.com/

    1. SHOTA GALICA says:

      Propozoj qe te tana grate shqiptare, per siguri, te shkojne e te jetojne ne ate qytet. Ketu ose:
      I vrasin ne mes te dites per nji varse si ke ish fusha e aviacionit!
      Ose i shtyp makina ne trotuar si ne Elbasan dy vajzat dhe nena e shkrete!
      Ose ua heqin canten nga dora, varsen nga qafa celularin nga veshi mu ne mes te tiranes!
      Ose …
      Ose sikur te mberrijne gjalle ne shtepi, do hane dru nga burri i dehur tape me raki, ose i nevrikosur se ka lene ne bixhoz gjithe paret e familjes!
      Ne fund, zonja Jozefine ben bilancin per kancerin e gjirit tek grate 0.1% te 99.99 vuajtjeve te grave shqiptare!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/childrens-day-erishajt.html

  2. armand says:

    Me siguri do jete haremi i sulltanit.

  3. hahaha says:

    keta jane komplet idioter.

  4. JC says:

    Dmth do i heqin percet pastaj sepse s’ka kush i sheh?

    1. booooooo says:

      ti heqin percet !! nuk behet fjal fare

  5. Epirioti says:

    Sbehet Jevgu i bardhe, edhe puna e ketyre Sauditeve

  6. K. F says:

    Pse jo bravo Arabia Saudite gati eshte SHKELZEN & ARGITA BERISHA si besimtare te devotshem dhe perhapes te islamizimit te Shqiperise te shkojne atje….

  7. Cakalli7 says:

    ariu ra ne mjalte dhe pasi mbushi barkun leu edhe by….

  8. sajmir says:

    ndoshta eshte ide me e mire se sa e atyre qe shesin motrat e tyre nga shqiperia rrugeve te europes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje