Ja si e luftojnë hebrenjtë tundimin ndaj femrave

11 Gusht 2012, 10:29Lifestyle TEMA

Mund të jetë një zgjidhje dritëshkurtër, por syzet e mjegulluara janë mjeti i fundit që përdorin hebrenjtë ortodoksë për të shpëtuar nga tundimi i femrave të bukura.

Syzet e përgatitura posaçërisht për këta besimtarë, kanë nisur të bëhen popullore mes atyre meshkujve të njohur si charedi.

Nuk kushtojnë shumë dhe janë syze që të mjegullojnë pamjen kur shikon kudo përveç një hapësire shumë pranë teje.

Interpretimi strikt i ligjeve hebreje ndalon çdo kontakt mes meshkujve e femrave nëse nuk janë të martuar.

Shpresojmë që të mos i japin makinës me të tilla syze.

29 komente në “Ja si e luftojnë hebrenjtë tundimin ndaj femrave”

  1. Vlora says:

    ha ha ha,dhe kur kalon para nje femer i ngrene zyzet pak lart ,,,

    1. Agimi, Detroit, MI. USA. says:

      Fantastike….ha ha ha ? ? ?

      Shume pergjigje e bukur, e kam pelqyer jasht mase.

      Te lumte per humorin “Vlora”.

    2. Edlir Qendro says:

      jam kurioz te di nese shohin show si ne te tjeret keta cifutet?
      Eshte tabu p.sh. Madona, Lady Gaga etj.., per ta?
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/08/lady-gagas-hairy-vogue-shoot-behind.html

  2. mali says:

    Ohoooooo.Më mirë ti hedhin shemrës një çarçaf si islamikët.

    1. net says:

      Ne parim cifutet mundohen te bejne dicka te mire por duke shpikur nga vetja e tyre.
      Njeriu eshte i dobet dhe nuk gjen dot zgjidhje vetes sado qe te mundohet, perkundrazi e fut veten ne komplikacione me te rrezikshme dhe te demshme.

      Jo me kot Zoti ka perzgjedhur profet te cilet kan udhezuar njerzit ne rruge te drejte.
      Po te ishte se njerzit te lihen ne duart e veta cdo njeri devijon dhe humbet.


      Zgjidhja e vertet eshte si me poshte:

      (En-Nur, 30-31).

      Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, baballarëve të tyre, ose baballarëve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre dhe robëreshave, të cilat i kanë nën pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt, të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat, ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë tek Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.”

      1. e verteta says:

        net
        nga e din ti qe eshte e vertete ajo qe shkruhet aty, dhe
        cfar quan te vertete ??? ate qe ti beson!!!! se vetem besimi
        nuk mjafton per te gjetur te verteten.

      2. tefta says:

        KUSH MERRET ME FAMILIEN ; SHOQERINE DUKE BERE VAZHDIMISHT SPORT ;LEXIM; PUNEKONKRETE ( PRODHIMTARI DHE TE NDIHMOJE KUDO QE I JEPET RASTI) EDUKIM E SHETITJE NUK KA FORCE QE E TUNDON NJERI NE BOTE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      3. ermalix says:

        Net, po pse, Allahu i njihka, pranoka dhe keshilloka ata qe kane roberesha? Sikur nuk duket e drejte kjo!
        P.S.: Te njejten gje do thoja nese kjo do te ishte shkruajtur ne Bibel!

        1. net says:

          termi rob apo roberesh ne islam nuk eshte i barabarte me ate qe ti mendon rendomte.

          rob apo roberesh quhen te tere ata njerez ku per te cilet ke per obligim te kujdesesh per ta sikur te ishin vellezerit e tu, por jan jo te lire te largohen pa lejen tende perderisa je kujdestar i tyre me te tera te mirat si ushqimin dhe veshmbajthjen e tyre apo strehimin e tyre apo ruajtjen e tyre me arme nga armiqte e tyre apo te tute.

          studio pastaj paragjyko po deshe.

          1. ermalix says:

            Net, te lutem, mos me ofendo. Une nuk te ofendova. Ne thjesht po diskutojme mbi bazat e njohurive qe kemi. Nuk kam nevoje te studioj Kuranin (cpune kam une me nje fe qe ma kane imponuar pushtuesit?). Nese ti di me shume, une po te degjoj (lexoj) me kenaqesi.
            Le ti kthehemi temes, po ckuptim ka qe njeriu te mbaj rob nje njeri tjeter (edhe ne menyren si e shpjegove ti roberine)? E si e lejoka Zoti nje gje te tille? A mund t’ja kufizosh lirine nje njeriu tjeter kur ne Zoti na ka bere te barabarte me njeri tjetrin?
            Nga ana tjeter, ai qe mban nje robine, si qenie njerezore qe eshte, mund te abuzoj me te, sepse njeriu nuk eshte perfekt. Perse te lejohet nje gje e tille. Mbi jeten e njeriut vetem Zoti ka autoritet. Asnje njeri tjeter sduhet te vendos per jeten e te tjereve. Kjo me duket me e drejte mua.

  3. Adi says:

    aman o Tema…gjeni ndonje lajm tjeter se me keta charedi nuk ka qeveri qe ja del…parazite qe jetojne ne kurriz te pjeses tjeter te popullsise…pffffff le po e kane shabbat sot, nuk lexojne online…

  4. pinxho kapellja says:

    o net! kisha nje pyetje. A egziston antropologjia ne boten myslimane, ose me mire a e studiojne ata kete fushe?! Nese po , cmendoni ju per gjetjet e fosilizuara ne Etiopi e ne vende te tjera Afrikane, qe datojne mbi 5 milione vjet. psh, homo erectus, homo sapiens ose homo neandertal. Jam nje fije kurioz ta di net si i trajtoni ju keto nga ana fetare. Ju net thoni qe Allahu ka zbritur njeriun ne toke ose e ka krijuar. pak a shume ka nej date se kur ka ndodhur kjo?!

    1. net says:

      pinxho,

      nese ben pyetje te sinqerta me qellim te mire dhe per te gjetur te verteten, atehere te pergjigjem me aq sa di.

      Pinxho,

      neve muslimanve nuk na ka mbetur pyetje qe nuk ja kemi gjetur pergjigjen.

      Islami na ka spjeguar cdo gje qe na nevojitet per jeten ne toke dhe per ate ne ahiret (parajse)

      Islami merret me cdo fushe te jetes qofte shkencore, sociale, edukativo kulturore, drejtesi, histori etj.


      Antropologjia, nje fjale greke “antropos” njeri logia shkenca qe merret me studimin e njeriut si prejardhja, karakteri i tij etj.

      Shkencetaret qofshin keta ateist sa me shum qe kerkojne zbulojne se bota eshte krijuar dhe se Zoti ekziston.

      Jo shum sapo lexova qe stephen hawking nje kerkues ateist deshmonte se universi nuk ka me shum jete se 1000 vjet gje qe perputhet deri diku me transmetimet profetike jo ne numer por ne afersi kohore…


      Sipas Kuranit 1 dite ne parajse eshte sa 1000 vjet ne toke.
      Kurse transmetimet profetike tregojne qe, qe midis Ademit(Adam) dhe Nuhut (Noe) nuk jan me shum se 10 000 vjet dhe midis Nuhut dhe Musait (moisiu) nuk mund te jene me shum se 10 000 vjet dhe qe nga Musai deri tek Muhamedi nuk jan shum vjet mbase perseri dicka e tille pra 10 000 vjet.
      Kurse Muhamedi as ka thenese qe kijameti apokalipsi nuk eshte me gjate se 1 dite e gjysem…

      Nese bejm kalkulime tokesore i bjen qe njeriu i pare te kete jetuar jo me shum se 30 000 vjet perpara. Por nese bejme kalkulimi ne baze te Kuranit atehere i bjen qe 1 dite te shumezohet me 1000 pra 30 000 x 1000= 30 000 000, pra 30 milion vite!!!

      Kurse shprehja e Muhamedit as. qe kijameti eshte afer sa 1 dite gjysem ka dy kuptime:

      1. metaforik qe eshte shum afer
      2. me siper thashe se 1 dite ne parajse eshte sa 1000 ne toke atehere i bjen qe 1.5x 1000= 1500 vite.
      sot jemi ne vitin 1433 hijer qe po ta llogarsimim sipas asaj qe ka thene profeti tokes nuk i mbeten me shum se 70 deri 100 vite kohe!!!!!

      Allahu alem(Zoti e din mesemiri)

      Kijameti apo apokalipsi eshte nje ceshtje qe e din me se Zoti, por ne lidhje me te kemi shenja qe na jan transmetuar.
      Kijameti eshte nje dukuri qe ndodh papritur dhe shpejt.

      Edhe nese per momentin qielli apo universi duket i qete dhe pa shenja, per Allahun eshte e lehte qe per nje cast te shkaterrohet i teri duke mos i lene askujt shancin me te vogel per tu me menduar se cpo ndodh.


      Tema eshte shuj e gjate por e thjeshte nese kupton apo nese deshiron te kuptosh.
      Per detaje ik ne xhami dhe interesohu tek jo muslimanet e thjeshte por tek ata qe kan dije te shumta ne lidhje me kete teme se te ndihmojne.

      Tung.

      1. labforever says:

        Te pershendes i dashur Net,dhe njekohesisht te uroj nje agjerim te lehte dhe te pranueshem.Duke kuptuar sensin tend ,per te sqaruar sa me shume tema rreth islamit,kam idene se duhet te jemi me teper te vemendshem,ndaj ato qe shkruajme.P,sh. nuk kemi nevoje t’i referohemi per te vertetuar theniet profetike askujt,dhe per me teper nje ateisti,cilido qofte ai.Ne temen per diten e fundit,ne suren A’raf ajeti 187 thuhet qarte ”Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: “Atë e di vetën Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). çështja e tij (se kur do të ndodh) është preokupim i rëndë (për krijesat) në qie e në tokë. Ai (katastrofa) nuk ju vjen ndryshe, vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: “Për të di vetëm All-llahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë (pse është e fshehtë)”. ”

        1. net says:

          vlla lab, paqja qofte mbi ty.

          agjerim dhe pranim lutjesh edhe juve.
          —————–
          cdo mesues ka metoden e vet te te mesuarit te tjeret ne lidhje me dicka packa qe formula eshte e njejte.

          ateistit i afrohesh ne menyre te tille qe ai te kupton, besimtarit ne menyren qe te kupton…

      2. Marin says:

        Si ishte: 1 dite ne parajse = 1.000 vjet ne toke?

        1. Marin says:

          Nqs keshtu, ke bere gabim ne kalkulim.
          E ke marre 1 vit = 1.000 vjet.
          Po ta llogarisim sipas asaj qe thua:
          10.000 vjet jane 365 * 1.000 * 30.000 = 10.950.000.000 vjet me pare te kete qene Adami. As Toka nuk eshte kaq e vjeter, jo me njeriu i pare!!

          1. net says:

            Marin ckemi?

            E di qe hiqesh per pape dhe kardinal por je me mijra vite larg vizionit time.

            Kjo ishte nje hyrje jo per te injoruar ty por per te spjeguar se je shum arrogant ne menyren se si kerkon te dialogosh.

            Nese ke nevoje te dialogosh me mua je i mirseardhur por te sugjeroj te jesh dashamir dhe i sinqerte.

            vI ne teme,
            une llogaritjet i bere jo te sakta dhe as qe u mundova te bej nje gje te tille por vetem se mora disa shembuj sa per reference.
            Kurse ti e more te bere direkt :))

            Ne Kuran thuhet:

            “Një ditë te Zoti yt, është sa një mijë vjet si llogaritni ju”.(El-Haxh: 47).

            Me pak ekuacione të thjeshta:

            1 ditë (për Zotin) = 1000 vjet (për njeriun)
            1 vit = 1000 x 365 (për njeriun) = 365 000 vjet
            50 000 vjet (për Zotin) = 365 000 x 50 000 (për njeriun) =
            18.25 bilion vjet

            Ne Kuran thuhet ne nje ajet tjeter:

            “Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti në një ditë që zgjat pesëdhjetë mijë vjet”. (Mearixh: 4).

            Me aq sa kam kerkuar une dhe studiuar nga Kurani edhe mosha e universit na pershkrohet saktesisht ne Kuran pasi:

            50 000 vjet (për Zotin) = 365 000 x 50 000 (për njeriun) =
            18.25 bilion vjet

            Zoti e din mesemiri.
            Por un personalisht kete kam arritur si rezultat.

            Ti me Biblen nese ke argumente me te forta urdhero te degjoj me respekt.

            1. Marin says:

              Prsh net,
              Mos mendo se po shof injorim tek pergjigjia jote, por tek llogaritjet e tuaja po. E dime qe je imam dijetar po as ne nuk jemi “krejt pa shkolle”.
              Une nuk po sjell Biblen si argument, po aritmetike dhe informacione elementare.
              Sipas te njejtave llogaritje qe nxjerr universin 18,25 mld vjetsh, nxjerr edhe njeriun ~10 mld. Ke te marrim te sakta, te njeriut, apo te universit, se te dyja ne te njejten menyre jane llogaritur.
              Nqs nuk jane te sakta per ate cka duhet te jene te sakta, atehere per cfare jane shembull?

  5. D.Leo says:

    shqiptaret jane njeres pa regulla,ligje,drejtesi,ndershmeri,ndaj ky fakt ju duket jo vetem gomarllek,por e urejne.Keshtu vazhdon jeta e tyre si jane mesuar neper shekujt e kaluar.Tek ne ala sundon gjakmarja me antiregullat si te vrasim njeri tjetrin.
    Nuk flas per nje pakice shqiptaresh qe duan regullat,flas per turmen e tyre.

  6. pinxho kapellja says:

    Faleminderit per shpjegimin! E verta net eshte se shume ajete dhe vargje kuranore jane nje labirint , gje qe le lloj lloj interpretimi.

    1. net says:

      Nuk eshte e vertet, jan kurthet e djallit qe ta bejne te verteten labirinth…


      Ne suren Junus 37-40 (2)
      Thuhet:

      “Nuk është e logjikshme të mendohe se ky Kur’an është i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por është vërtetues i asaj (shpalljes) që ishte më parë, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farë dyshimi se është (i zbritur) nga Zoti i botëve. Përkundër kësaj, ata (idhujtarët) thonë se atë e trilloi ai (Muhammedi). Ti thuaj: “Sillne pra ju një kaptinë të ngjajshme me këtë, madje thirrni kë të doni në ndihmë, pos All-llahut, po qe se jeni të drejtë në atë që thoni”. Por ja, ata përgënjeshtruan atë (Kur’anin) pa e kuptuar dhe pa ju ardhur shpjegimi i tij. Po kështu, gënjenin dhe ata që ishin më përpara. Shiko si ishte përfundimi i zullumqarëve. Ka prej tyre (te të cilët u dërgua Muhammedi) që e besojnë atë(Kur’anin), e ka prej tyre edhe asaish që atë nuk e besojnë. Zoti i njeh ë së miri kokëfortit”.

      1. Noor says:

        Net:kisha disa pyetje per te ber, ku mund te kontaktoj?.

        1. net says:

          Noor,

          te sugjeroj te kontaktosh fillimisht xhamine me te afert qe ke ne vendin ku jeton, pastaj jam i bindur se od te lehtesohen ceshtje ne baze te nevojave te tua.

          paqe.

          1. Noor says:

            Net: Këtu ku jetoj un në San Martino di Castrozza-Trento nuk ka Xhamia, dhe nuk njohë njeri që të më përgjigjet, të pyeta ty sepse kam lexuar shumë komente- të tua këtu në Gazetën Tema dhe jep pergjigjie me llogjikë. Janë të pakët ata besimtarë që janë të vetëdijshëm-ulema për besimin që kan.
            Megjithatë faleminderit dhe gëzuar Ramazanin.

            1. net says:

              Noor,

              Allahu te shperblefte per interesimin ne dije dhe per respektin ndaj meje.

              Un vetem sa bej komente kur jam i lir ne net pasi me pelqen te bej davet per hir te Allahut pasi ai vete thote ne Kuran:

              Allahu (xh.sh) thotë në Kur’an: “E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e Allahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: Unë jam prej myslimanëve?”(Fusilet: 33)

              “Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira…”.(Nahl:125)

              Pra vella Noor,

              un bej vetem se obligimin tim, kurse ata qe shajne nuk jan me rendesi dhe nuk me behet vone nese ofendojne ashtu sic thuhet ne Kuran:

              “Bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata (abuzuesit).” (20:130)
              “Mos ua vër veshin fjalëve të tyre të kota.” (33:48)

              Nese ke nevoje per kontakt kerko ne facebook se do gjesh me siguri.
              Zoti do te ti cele rruget.

      2. Cakalli7 says:

        shka osht kjo qi ke shkrue ktu ti er mullah po sikur fjala e profketit nuk perthehet ni asnji gjuh or tej si po e shkrue me shkronja kauri ti?

  7. shvejk says:

    Net kisha nje pyetje: allahu i madh ,i gjithe fuqishem ,nuk kishte mundesi kur krijoi njeriun ta pajiste me perce apo me gjyslyke?Perkundrazi na krijoi krejt lakuriq me organet krejt ne dukje. DO ishte e arsyeshme qe burrat e ndershem muslimane te merrnin shembull nga hebrejte,te mbulojne syte e tyre per te mos pare dhe jo fytyrat e grave. Kjo eshte dhune e me te fortit mbi me te dobtin , njeriu eshte qenje e paisur me arsye dhe nuk mund ta rregulloje jeten e tij vetem duke u bazuar ne nje liber qe nuk i dihet autori, qofte ky Kurani apo Bibla. Jeta eshte me e gjere se cfardo libri qofte ky edhe i shenjte.

    1. net says:

      vertet Allahu eshte i fuqishem dhe ben cdo gje.
      Ai vertet ka krijuar njeriun ne formen me te larte dhe e veshi ate me devotshmeri.

      njeriu nuk ka qene kurre lakuriq, ishte njeriu qe gaboi dhe u tundua nga djalli dhe ne kete mes Allahu nuk ka asnje faj pasi njeriu eshte lene i lire te zgjedhe mes te mires apo te keqes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje