Kazakistani është vendi ku makinat parkohen më keq se në të gjithë botën. Aty shoferët kanë zakonet më të këqija të parkimit. Kështu shkruan Daily Mail, duke iu referuar një blogu të famshëm në Kazakistan, që synon t’i tregojë botës këtë turp. Blogu “Unë parkoj si një gomar” është bërë shumë i famshëm brenda pak kohësh dhe policia e klikon shpesh për të kapur shkelësit e vazhdueshëm të rregullave të parkimit.
Megjithatë a nuk ju duket se këto pamje janë familjare?
Ndoshta nuk kanë fotografuar se si parkohet në Shqipëri.
Apo nuk e kanë parë Lul Bashën që e parkon makinën mu poshtë dritares, në trotuarin e Bashkisë?
po kazaket paskan edhe tramvaj mer?!
Ne jemi me keq se kazaket.
Ne akoma parkojme gomeret ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/non-stop-one-stop-shop-albania-made-in.html
hahaha. Edhe makinat si paskan te keqija
shi mer ca lulishtesh paska kazakistani… ca gjelberimi… ca trotuaresh… pse mer dhe kazakistani na e merrka ne?!
Mire mire po rruga qenka rruge, parku park, pema peme, lulet lule, trotuari trotuar…
Por edhe mjeshtra ama!
Si ta kete parku Limuzininin tipi tek fotoja e 5, drejt fare dhe ngjit me shtyllen?
Nuk kane shume ndryshim nga Shqiperia. Kulture Islamike hesapi.
Po mer po nuk kan pa knej ke albanistani qe ti zere frika e tia fusin vrapit
kazaket fituan edhe 6 medalje ari ne olimpiade, ndersa ne u paraqitem qithsej me 6 atlete, qe as nuk moren mundimin te garonin.
paska parqe gjelberim, trotuare, ne shqiperi pervec se makinave neper trotuare parkojne dhe qeset e plehrave
I kane te gjitha. Po mos te kishin pas komunizmn do ishin shume para.
Kshu eshte gjithe Lidnja…ka gjelberim, hapesire dhe pasterti me shume se ne shipri.
Vendi jon…..si gjithmon i fundit.