Ky është titulli interesant që mban një artikull i posaçëm mbi Shqipërinë, botuar në median polake “Wyborcza Varsavia”, nga gazetari Witold Szabłoëski.
“Ndër të gjitha shtetet që duan të bashkohen me BE, ‘vendi i shqiponjave’, duket më i motivuari. Por tani për tani, shanset për të përfituar statusin e kandidatit janë minimale dhe ka ende shumë për të bërë”, citohet në fillim të tij.
Dhe duke vijuar më tej në formën e një reportazhi, artikullshkruesi polak, shton se “shqiptarët po luftojnë për t’u njohur nga BE-ja si një vend kandidat zyrtar”, ndërsa
një nga kushtet e vendosura nga Brukseli për ta arritur këtë, duket se është siguria e kufijve, e konsideruar kjo si thembra e Akilit për gjithë rajonin.
“Mundësia e fillimit të negociatave për anëtarësim të plotë me Brukselin është tashmë në qendër të skenës politike shqiptare. Dhe në nëntor, BE duhet të vendosë nëse vendi është i gatshëm për statusin e kandidatit zyrtar”, citohet më tej.
Duke përmendur të flasin edhe përfaqësues të medias shqiptare, artikulli i gazetarit polak, parashtron se ata nuk presin të ndodhë ndonjë gjë e re në nëntor.
Nga ana tjetër, media polake i kushton një vend të veçantë edhe çështjes së respektimit të të drejtave të homoseksualëve në Shqipëri.
Referuar konkretisht, paradës së tyre që u zhvillua para pak muajsh në Tiranë, ai citon të flasë edhe një person, pjesëmarrës të saj, i cili i pyetur lidhur me anëtarësimin e vendit tonë në BE, tregohet mjaft optimist.
“Do më pëlqente shumë që vendi im të anëtarësohej në Bashkimin Evropian. Kjo do na ndihmonte për të ndërtuar rrugët, për t’u mbështetur financiarisht, dhe që të rinjtë tanë të mund të studiojnë jashtë vendit. Por në qoftë se çmimi ynë është ai i hapjes së dyerve për të degjeneruarit, atëherë unë mendoj se ne duhet ta mendojmë më thellë,” pohon i intervistuari lidhur me një fakt të tillë.
Gjithashtu, paraqiten edhe nivelet aktuale të mbështetjes për integrimin në BE të popullatës shqiptare.
“Në fakt, entuziazmi i shqiptarëve për të hyrë në Bashkimin Evropian është i pashoq. Kur në Turqi, mbështetja publike për anëtarësimin nuk i kalon 50 për qind. Apo në Serbi, ku ky tregues ka rënë me shpejtësi. Edhe Kroacia, e cila është më afër anëtarësimit, paraqitet më euroskeptike se Shqipëria. Mbështetja për anëtarësim ka mbetur në nivelet prej 97-98 për qind. Por çfarë është e mirë në gjithë këtë entuziazëm në qoftë se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim me negociatat?” parashtron artikullshkruesi.
Duke nënvizuar gjithashtu edhe deklaratën e një diplomati të BE-së se me anëtarësimin drejt Brukselit, nuk mund të ndodhë e njëjta gjë si me atë në NATO, ku kjo e fundit ishte njohur me rëndësinë e pozitës strategjike të Shqipërisë dhe e ka bërë “një sy qorr”.
Por polakët, mendojnë se nuk mund të ndodhë në të njëjtën mënyrë.
Sipas tyre, Shqipëria është shumë larg nga standardet e Bashkimit Evropian, dhe sidomos tani pas krizës greke, kur Evropa si e tillë është duke u bërë gjithnjë e më e kërkuar. “Sigurisht, BE do të kryejë ndonjë gjest të ri në favor të Tiranës (si ajo që shqiptarët tashmë mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza), por derisa qeveria nuk do të angazhohet seriozisht, negociatat nuk do të fillojnë”, përmbyllet artikulli i lartpërmendur i medias polake, “Wyborcza Varsavia”, mbi situatën aktuale të para-anëtarësimit të Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Evropian. /NOA/
Me sa duket, me e lehte do jete te vini ju tek ne.
Nje fjale e urte shqiptare thote:
Nje dru i shtrember, prihs gjithe tufen!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html
Ky titull i shkon per bukuri surratit te Saliqenit, qe ka per borxh ti hakerrohet te gjithe Europes per tekat e tij.Sigurisht mos plotesimi nga ana e qeverise te 12 kushteve te vena do te jete nje pengese serioze per negociatat e metejshme.
Po desh BE-ja na antareson ashtu sikurse beri NATO, se po te jete per klasen politike shqiptare ajo kurr nuk e con ndermend qe te beje nje gabim te tille, pasi e ka provuar nje here qe hyri ne Traktatin e Varshaves dhe doli menjehere se sja mbajti. E si te ndodh ndryshe tani?
O polake !
Boll e kemi Edi Ramen, qe nuk do qe te hyjme ne BE.
Ne vetem imunitetin kemi, dhe i plotesojme te gjitha kushtet.
Dhe ju na nxirrni:
1- Sigurimin e kufijve. Cfare kane kufijte tane. Pse duhet ti ruajme dhe nga kush. Droga kalon me vize ne dogane. Dhe kontrabanda e naftes, kafese, sheqerit, cigareve aty behet. Ne male vetem katunaret kalojne.
Keshtu qe proven e sigurimit tte kufijve e plotesojme. Ne rast te kundert, fajin e ka opozita.
2- Per te drejtat e homoseksualeve. More po ta dinim se ju europianet jeni te gjithe homo, nuk do kerkonim hic, te hynim ne BE. Po perse nuk e realizojme kete, kusht? Se tha nje anetar i qeverise, qe travestitet do ti zeme me dru. Po lereni more se ai eshte i qeverise, dhe qeverine nuk e pyet njeri ketu. Faji eshte i opozites, qe kur tha Eqirem Spahia ato fjale, te fuste ne burg nje deputet te saj. Po Rama do qe kushti per te drejtat e hoseksualeve te mos plotesohet.
3. Kushti per luften kunder korrupsionit. Rama e ka fajin. Ai futi D. Priftin te regjistroje duke vjedhur I. Meten. Rama me Filipin, regjistruan profesorin, per nje mberthecke. Dhe ata qe i japin ryshfete mjekeve,gjykatesve, nepunesve te shtetit, jane te gjithe socialiste te futur nga Rama. Pra nuk do Rama qe ka korrupsion, rralle, tek e dendur.
4. Per depolitizimin e administrates. Faji komplet i Rames. Ne bashkite e majta jane punesuar lloj lloj militantesh te partive me te ndryshme. Ndersa institucionet qendrore te qeverise dhe bashkia e Tiranes, jane te pastra dhe pa probleme te tilla. Grup seksionet e PD, nuk lejojne qe te kaloj ndonje i infiltruar.
Ja pra qe edhe ketu faji eshte i opozites,qe ne nuk e plotesojme kushtin e depolitizimit te administrates shteterore.
5. Po per rregulloren e parlamentit. C’faj ka Jozi ? Jo po dashka te flase Ruci, njesoj si SRB-i. Ore, jane ne vete keta socialistet. Aty le te rrine pa folur fare, vetem Shqiperia te pranohet ne Europe.
Po nuk duan qe ne te hyjme ne BE, prandaj kerkojne te flasin ne parlament,
6. Per gjyqesorin nuk po flas. E dine te gjithe qe ai ben si i thote Rama, prandaj kuptohet edhe ne se nuk realizohet ky kusht, i gjithe faji eshte i opozites.
E shikoni qe nuk kemi kushte pa plotesuar. I vetmi kusht qe SRB-i premton qe ta realizoj, pasi sic e thame me lart ai eshte shkaktari qe ne te mos hyjme ne Europe eshte:
Zhdukja e opozites…
Prandaj o polake, qe mbaheni kombi mer patriot i Evropes, mos ja fusni kot. . . Ju te evropes ju kurvaret e motit ( jo te mutit), asnjhere s’ja keni dasht te miren Shqiperise, dhe tani nxirrni gjoja, kushte. ..
Po ty morr koqe te ka pjell Salindyrsira nga prapanica,leter higjenike.
“”””një nga kushtet e vendosura nga Brukseli për ta arritur këtë, duket se është siguria e kufijve, e konsideruar kjo si thembra e Akilit për gjithë rajonin.””””
No comment !
KERKESA E PARE SHTYPI I PA VARUR-TE TJERAT JANE KALLAM KUSURI.
Shtypi polak e njeh jo vetem gjendjen me mire se ne por dhe argumenton pse e kerkojme me kaqe ngut Europen kur te tjeret me standarte shume me te larta jane me te terhequr.’politika’ e bathores kerkon qe shqipetaret te hane ne europe e salisjanet ne shqiperi,SISTEM SKLLAVOPRONAR’KU PRONARET E SKLLEVERVE SHKELZENA E ILIRIANE TI SHESIN SKLLEVERIT JASHTE E TE MBAJNE VETEM SKLLEVERIT E MINIERAVE.
po moj eftiqi vendi me 1 milion klandestin eshte greqia jot e dhier , pa coment….
Fajin qe ne nuk pranohemi ne BE e ka “parajsa” e Sali bajraktarit. Keto 20 vitet e fundit Shqiperia,sipas Sales i ngjan Kopeshtit te Edenit.lu cdo gje lulezon.korrupsioni ,protitucioni,kriminaliteti e tj.
Kushtet e vendosura nga Greqia në Bruksel, nën pretendimin “siguria e kufijve”, në rajon nuk kan për tu realizuar, ky popull nuk do të lëshojë terren për evropën që boll na ka coptuar, edhe sikur e gjith qeveria te jetë nga Vuçidoli.