Aktorja e famshme bjonde Cameron Diaz ka mbushur sot plot 40 vjeç.”Unë tashmë i arrita 40 vjet në jetën time. Dhe të jem e vjetër, ka qenë një gjë që e kam pëlqyer gjithmonë.” –është shprehur ajo në një deklartë publike.
Ajo shprehet se të qënit seksi dhe e bukur, nuk është diçka që vjetërohet me kalimin e moshës. Përkundrazi, sipas Diaz plakja e bën njeriun të duket edhe më fisnik, pse jo edhe më të bukur.
Aktorja është lindur në San-Diego me një baba anglo-gjerman dhe një nënë kubano-amerikane.
Karrira e saj ka nisur si modele, deri sa ajo mori rolin e parë sëbashku me Jim Carry në filmin “The Mask”, në vitin 1994.
Që atëhërë karriera e saj ka shënuar vetëm arritje , dhe sot edhe pse 40 vjeçare Cameron Diaz renditet mes femrave me seksi në botë.
MMAAAMAAA !!!
auguri………..cameron sei grande.