Aleanca KuqeZi prezanton dosjen e Aldo Bumçit dhe ‘kërkon’ 8 vite burgim

5 Shtator 2012, 12:02Politika TEMA

Aleanca KuqeZi zhvilloi së bashku me 300 artistë dhe intelektualë të shquar aktivitetin në kuadër të fushatës “Fytyrat e krimit” duke publikuar për publikun dosjen për veprat penale të kryera nga Ministri Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi. Kjo dosje publikohet menjëherë pasi Aleanca KuqeZi kërkoi ndëshkimin me burgim të përjetshëm të kryeministrit Berisha për marrëveshjen e dorëzimit të pjesshëm të territorit shqiptar tek shtetit grek.

Në këtë takim, në të cilin merrnin pjesë artistë dhe intelektualë që iu bashkëngjitën Aleancës KuqeZi, u publikua një listë shumë e gjatë e monumenteve dhe veprave të trashëgimisë kulturore të shkatërruara me firmën dhe vendimet e ministrit të Kulturës. Aleanca KuqeZi nisi përgatitjen e dosjes për t’ia paraqitur prokurorisë mbi dëmin që i ka ardhur identitetit dhe integritetit kombëtar të vendit. Aleanca Kuq e Zi deklaroi se në mbështetje të “nenit 160 të Kodit Penal shkatërrimi i veprave të kulturës dënohet deri në 8 vjet burg”, dhe ky është dënimi që Aleanca KuqeZi do të kërkojë për shtetasin Aldo Bumci.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë aktivitet, kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu, theksoi se: “Arti dhe kultura duhet t’i paraprijnë bashkimit kombëtar në kufijtë e vetë etnik. Mafia bardheblu dhe mafia e kuqe në këto 22 vite rrënuan monumente, vepra arti, kështjella, teatro, kinema, biblioteka për t’i plaçkitur dhe për t’i betonizuar më pas në funksion të pastrimit të parave të prodhuara nga qeverisjet e tyre të pista. Në 22 vitet e qeverisjes së demokratëve dhe socialistëve kemi një bilanc të shkatërrimit të veprave të artit që nuk krahasohet as me dëmet në luftën e parë apo luftën e dytë botërore. Në vitin 1990 ishin 80.000 monumente të trashëgimisë kulturore që mbroheshin me status të veçantë, ndërsa sot as gjysma e tyre. Shkatërrimi i shtëpive të Gërmenjit dhe të gjithë rilindësve është një krim shtetëror antishqiptar dhe padyshim historia mijëravjeçare e kombit po asgjësohet nga bandat e licencimeve për gërmime arkeologjike nga të cilat të gjitha objektet arkeologjike trafikohen në tregun e zi”.

Më tej kreu i Aleancës KuqeZi renditi një seri faktesh dhe të dhënash të shkatërrimit të objekteve kulturore duke shtuar se: “Nga tregu i zi i kërkimeve arkeologjike dhe i ndërtimeve qeveritare janë tundur nga varret të gjitha eshtrat e ilirëve dhe të gjithë të parëve tanë dukë rrënuar dhe grabitur gjithçka dhe duke flakur vlerat historike. 160 shtëpi  monumente drejt zhdukjes në Gjirokastër, 11 objekte të kategorisë së parë të zhdukura në Korçë, Elbasan, Shkodër, Durrës, dhjetëra objekte në Berat janë objekte të vandalizmit antishqiptar të qeverisë. Kontrata e qirasë e ministrit Bumçi për kalatë e Lezhës, Peqinit, Porto Romanos, Ardenicës etj, po shndërrojnë historinë tragjike të korruptimit një deputet-një kala. Në vend që të investohet në kalatë e rrënuara bëhet e kundërta, rrënohen ato që janë vepra të mirëmbajtura të trashëgimisë kulturore. Në prag të 100 vjetorit shtetasi Bumçi lejoi t’i dhunohen themelet edhe kështjellës simbol të Gjergj Kastriotit në Krujë. Sikur të mos mjaftonin kaq qeveria e shtetasit Berisha dhe shtetasit Bumçi shitën varret e gjyshërve tanë në Boboshticë duke iu vënë nga një emër ushtari grek në kokat e tyre”.

Në aktivitet morën fjalën dhjetëra intelektualë të ndryshëm, të cilët parashtruan vizionin e tyre për një program të qartë dhe të detajuar të Aleancës KuqeZi në lidhje me 4 vitet e ardhshme të qeverisjes kuqezi.

58 komente në “Aleanca KuqeZi prezanton dosjen e Aldo Bumçit dhe ‘kërkon’ 8 vite burgim”

  1. Berlin says:

    Propabiliteti qe Bumci te haje burgun mbas zgjedhjeve eshte shume me madhe se sa per Saliun. Qe gjithmone e haracin e te medhenjve e paguan te vegjlit kjo eshte dicka qe dihet. Jam shume kurioz se sa do ta mbajne fjalen keta te AKQ.
    Ky spahiu ish avokato i keshillit te larte ose do behet hero ose do behet karragjozi me sharlataln qe ka pasur neonje here populli shqiptar.
    Spahi e ke vete ne dore tani !!!

    1. Dr. Mortja says:

      Nuk ka nevoje per burg. Aty llap! Nje vdekje si e vjerrit Safet eshte “highly recomended”
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-4.html
      Meqe ra fjala; Gojet e liga thone se pseudonimi i Aldos eshte Buçja!

      1. erjon says:

        Epo shyqyer qe doli nje levizje politike si aleanca kuq e zi qe tu bjer ballit ketyre plehrave te PD dhe PS

        1. artan vebiu says:

          Votoj per heren e pare dhe jam i lumtur qe nuk votoj as serbisht per PD dhe as greqisht per PS por do votoj shqip per kete Aleancen Kuq e Zi

          1. shqiptar says:

            Keta te Aleances Kuq e Zi po maturohen cdo dite. Ne fillim isha dyshues por tani mendoj se keta jane opozita e vertete ne Shqiperi. A e moret vesh qe Edi Rama u zbyth dhe po jep konsensus per imunitetin?

        2. Shkelzeni says:

          Aman kur do nxirni dosjen e atij qorrit Sokpl Olldashi se na eshte bere si bixhozxhi ordiner nga nje kaziono ne tjetren

          1. Rama pazar me Berishen says:

            Rama sapo deklaroj qe do votoj imunitetin si e desh Saliu. Tradhetoj serish. Nuk kane fund pazaret e Rames me Berishen. Keta te AK te pakten nuk bejne asnje kompromis po kan altileri te rende kur godasin.

          2. kaculi i shijakut says:

            Ti shkelzen ti marresh pleshtat, Kol Olldashit. Ai nuk pyet per Shkelzena si ty ai ka frike vetem Skelzen Berishen, Argiten dhe Lulin e Argites. Keto tre ia kane bere bene dhe e kane kercenuar se Koli do jete Kadri Hazbiu i PD-se.Te them te drejten as une nuk e kuptoj kete pune. Kopli nga pamja e jashtme i ngjan Beqir Ballukut, dhe e kercenon FAMILJA se do perfundoje si Kadri Hazbiu!!!!

      2. Rama-Berisha largohu says:

        bJERI ALEANCA KUQ E ZI SE JENI ME TE MIRET SOT NE TREGUN E POLITIKES. 100% ME JU JEMI VETEM NDESHKOJINI KETA TE DEGJENERUAR

    2. ledio says:

      Aleanca kuq e zi e ka mirë që e ndjek këtë çështje, mirëpo unë do të kërkoja nga Aleanca që të ngrejë zërin lidhur me naftën shqiptare, çbëhet në Shqipëri, një vend që plotëson mbi 80% të nevojave të brendshme të vendit me këtë rendiment që nxiret sot, pse çmimi i naftës shqiptare është me po të njëjtin çmim sa nafta e importuar nga jashtë! ku shkon nafta shqiptare!

      1. DHELPRA says:

        Esht autonome 100% per energji dhe nafte. Statistika te bera nga nderkombtaret!

    3. Kopenhagen says:

      Probabiliteti qe Niki-Niki (emri qe i kishte vene Nano tollombacja, Kreshnik ziut) te beje dicka eshte -100%.
      Niki eshte i katapultuar ne politike nga Berisha & Co, per te zgjatur firomen e vucidolsit.
      Ka gjetur piken e dobet tek shqiptaret, nacionalizmin (rizgjimin) perzjere me varferine, dhe del papritur ne politike.
      Eshte skenari qe ndoqi edhe Sllobo.
      Pyeteni njehere Nikin per cmimin per vend pune si gjyqtar.
      Po kur dergonte kasnecet per te marre donacione se do shkonte per pushime?
      Eh mor Niki-Niki, erdhi dita qe turku ta qaje Shqiperine me shume se vete shqiptaret

      1. demokracia says:

        replike per Kopenhagen
        E ke gabim,,, jeten politike Sali Berishes ja ka zjat,
        1 Fatos Nano qe nuk e futi ne burg per firmat piramidale.

        2 Edi Rama me ndryshimet kushtetuese ne 2008 duke i dhene
        pushtet apsolut.

        3 Ilir Meta qe mori votat majtas dhe beri kualicion me berishen.

    4. Spahiun ju nuk e njihni por besoj i dini bemat e tij me emerimet e gjyqtareve dhe prokuroreve bashke me topin dhe shifini si kombinojne veprimet qe nga xheli i flokeve e deri tek krijimi i partive qe po i kerkon Gramozi i Edit per bashkpunimper te ardhe ne pushtet

    5. Epirioti says:

      Shpresojme qe kjo Fushate FYTYRAT E KRIMIT mos te perfundojne si atu FLETRRUFETE e E.Hoxhes qe vetem Kritikonin dhe Tallnin individe dhe askend SDENONIN.

  2. sokoli says:

    Po ky Spahiu pse si tha keto kur ishte ne pushtet? Pse i lejoj apo si kundershtoj me te madhe? A thua se Saliu si spiuni i serbeve do perfundoj vertet ne gjyq … Ne doren e atyre qe ai i vendos vete si gjykates. Misioni i Saliut i komanduar nga serbia ky eshte;- ta shkaterroj kete komb , me histori, me shitjen e trojeve etj. Dhe ja ka arritur qellimit. Ju vazhdoni flisni me fjale te bukura neper televizione…e jo ne shesh para kryeministrise. Ngrihuni o politikane!

  3. salah says:

    Si Pantelj Majko tha gjithashtu: shkatërrojë një krim shtetëror, të gjithë bregdetin dhe “zonë turistike” kudo, monumentet e vjetra kulturore, e cila ishte kthyer në vitin 2002 ka deklaruar shumë qartë kundër mafies me mafiozë të Skrapri Durrës: Ilir Meta dhe Lefter Koka. Vjedhja e tokës pa fund, terrorizmi kundër pronarit të zonës turistike me dokumentacionin e duhur, ashtu siç kërkohet nga ligji 7665, mbi 10 vjet, e cila është tani para gjykatave ndërkombëtare gjykatave Abitrage. shikoni Sarandë, Currila Durrës – në Shqipëri dhe kudo, sepse asnjë punë e drejtësisë dhe policisë. Kriminelët e Salih Berisha, Vangjush Dako, Ferdinand Yhaferrie, Fatos Nano, Edmond Gjoka, beton që nga viti 1999, tempujt e lashtë, etj për të shkatërruar tërë vijën bregdetare me ndyrësi dhe helm dhe shkatërruar Industerie peshku

  4. Fatijon says:

    Te degradosh,ta transformosh apo ta shdukesh nje komb,duhet me zhduk te gjitha gjurmet e se kaluares,te zhdukesh historine,gje te cilen deshiron dhe po ben Sali Berishaviçi me klyshet e tij morracake.Me gjithese e kane demtuar rende,dhe vazhdojne ta demtojne pa meshire Shqiperine etnike,nuk do tja dalin kurre,sepse shqiptaret kudo qe ndodhen,te gjalle apo te vdekur do te mbrojne,respektojne,e çojne perpara traditat e bukura te trimerise,bujarise,pastertise shqiptare!
    Besoj vertet se tradhtaret,demtuesit dhe shitesit e pasurive kombetare do te marrin denimin e merituar nga JU qe perfaqsoni ngjyrat me te bukura te kombit tone,ata djaj te shitur do te marrin vertet denimin popullor!

  5. Denko77 says:

    Po me emërimet e gjyqtarëve sa vite burg do hajë Niku???… Besoj se është më palaço se të gjithë.

    1. Aranita Brace says:

      Zoti Denko po pse nuk ja gjeti komisioni hetimor i Berishes kuq e hetoj apo jane ne fantazine tende keto gjera? A e hetoj parlamenti Kreshnik Spahiun apo e kam gabim dhe nuk mundi ti gjej asgje?

  6. Nje pyetje! says:

    Po me Ardenicen ç’paten xhanem…ajo eshte Manastir i Kishes qe nga viti 1995…???

  7. dyshimja says:

    sec kam nje dyshim qe kjo Ak eshte dora e berishes.Nuk e di por kam pershtypjen qe ky fetyre lepjeta spahiu do te marre elektoratin e majte dhe me pas te bashkohet me salen.Ve bast se keshtu do ndoshi.

    1. pergjigje dyshimes says:

      moj dyshime, ky spahiu ska ber gje tjeter vec ka denoncuar saline, nese ti mendon se do bashkohet me ta ose qofte me ty te PS une per vete nuk e besoj..per mua te 2 ju partite jeni plehra qe skeni me pune, dhe do hani mut te 2ja

    2. Shqiptar says:

      Dyshime ke te drejte. Kreshniku na ngjan me Ilir Meten dhe pasuesit e tij kur ulerinin “Berisha ik”.

  8. babloki says:

    mesa duket kjo nisma ‘fytyrat e krimit’ qenka shume serioze dhe me pelqen shume. asnje nuk pati guximin gjithe keto vite qofte dhe per tua permendur emrin. jo vetem aldo bumci ushtari i vogel i saliut, por kushdo nga ata militantet e ndyre qe po i vene zjarrin gjithe shqiperise dhe mnaloku i tyre ne krye. te gjithe do e hane nga pas me njeri tjetrin ne qeli, ose ne varr

  9. artani says:

    ne fakt denimi me i madh per ata do jete largimi nga pushteti se me te jan mesuar e sjetojne dot, po aleanca te perqendrohet te ndertiomi i shtetit moderrn kur te vij ne pushtet me voten tone.

  10. Vrasesi says:

    Ky aldo bumci eshte nje nga kriminelet me te medhenj ne shqiperi,
    shpejtoni kuq e zi te na shpetoni nga keta kriminela Vrases….

  11. Cecua me bicak says:

    Te cosh para bangos ca kriminele, ca hajdute e ca mafijoze qe po shtrijne tentakulat mbi gjithe vendin eshte detyrim i cdo politikani qe merr pushtetin. Qe Spahiu na ka hapur oreksin me kete pretendim qe eshte nga me te drejtet, kjo nuk diskutohet. Ajo qe diskutohet eshte se a do kete bythe ta beje?…Ne se jo, le te behet gati per ta vene veten ne litar, ne vend te atyre qe me prapesite e tyre po e sjellin ne pushtet. Ne se Spahiu do i fale ata, te jete i sigurt se nuk do e fale populli Spahiun. Boll e mashtruan popullin dhe i nxorren gurin e fundit te themelit keto felliqesira.

  12. te largohen keta njerez te pa ngopur
    ,qe pedit po vjedhin dhe shesin pasurit kombetare,denimi dhe sekuestrimi i pasuris per keta fytyra te pista.

  13. cajupi says:

    kote fare te gjithe derrat nje turi kane!

  14. leperushja says:

    Aldo Bumçit shpresoj te te mjaftojne 8 vjete burge se ka me keqe…rendesi ka qe edhe berishen do e keshe aty…keshtu qe korropsjoni do vazhdoj prap…turp turp turp

  15. dyshimja says:

    pergjigje per “pergjigje dyshimes”
    po keshtu shau edhe beri edhe Liro Meta (aka shtangisti)more Pd- ist por u bashkua me saliun .nuk me rruhet fare per Ak ,PS dhe PD -horra dhe bandita jane te gjithe – por jam mese e bindur se keshtu eshte dhe po deshe veme edhe bast:))) Tung!

  16. Bono says:

    Zotrote cbere kur ishe ne pushtet…apo ishe i zene me emerimet e gjyqtareve apo kushedi cfare tjeter…apo ne ate kohe nuk te interesonte fryma e nacionalizmit…te lutem zoteri beju me i sjellshem per shqiptaret se e dime me cfare brumi je gatuar dhe ti..te gjithe jeni sahanlepires qe keni perveshur lleret dhe prisni sa te uleni ne te emblin kolltuk.

  17. Enri says:

    TE GJITHE ATA QE JANE KRIMINELE TE DENOHEN. DHE ZOTI SPAHI NQS VERTETOHET QE KA BERE KRIM POR NQS PER TE JANE VETEM FJALE QE THUEN SI SKANDAL EMERIMESH PER KETA KRIMINELET QE NA DREJTOJNE JANE MESE FAKTIKE DHE TE DUKSHME PER TE GJITHE NE.

    MOS VALLE SHQIPTARET NUK I PANE GERDECIN, MOS VALLE SHQIPTARET SE PANE 21 JANRIN, MOS VALLE SHQIPTARET SE PANE MARVESHJEN PER UJRAT.
    E PRA TE GJITHE I PAME POR NJE PJESE E MIRE JANE TE INDOKTRINUAR DHE TE FRIKESUAR PO SHANE BERISHE APO RAMEN.

    O SHQIPTAR SHIKONI REALITETIN DHE MOS U BENI TE VARUR NGA BERISHA E RAMA QE NA NXINE TE ARDHMEN. E ARDHMJA E CDO KUJT VARET NGA VOTA NE 20013 NESE DUAM TE RIME KETU KU JEMI APO TE SHKOJME ME TEJ. ATERE DUEN ALTERNATIVAT E REJA SE SKEMI CPROVOJME ME ME DY CIKLLOPET.
    URIME ALENCA KUQ E ZI.

  18. Ivani i madh says:

    AKZ dhe Kreshniku le te mbushin karta e te permendin nenet e shkeljet penale pa perte ngritur padi i ka lene per ne vjeshte kur te mblidhen lakrat e preshte .o Kreshnik KETO I DIME E I KEMI TE QARTA SE KETU JETOJME PO JU CDO BENI DO NGRINI TANI PADI PER KETA QE THONI KJO NA INTERESON NE APO VETEM RIHNI UJE NE AVA.Dy fjale cajne dhene o po o jo per te tjerat sna behet vone mjaft me retorika boshe.

  19. misa misa says:

    Nisma “Fytyrat e Krimit” do t’i demaskoje te gjithe keta pushtetare ne sy te opinionit publik. Nuk ka me te verber se ata qe nuk duan te shohin apo me shurdhe se ata qe nuk duan te degjojne perpara fakteve konkrete…

  20. HEMMM PO TINGELLON NDRYSHE DAULLJA E AK-se
    POR DO MJAFTOJME DOT ME FJALE VETEM TE MARRIM VOTAT E POPULLIT !
    SHQIPTARET BINDEN TASHME ME VEPRIME KONKRETE ,
    TE CILAT NATYRISHTE DO SHPEJTONIN LARGIMIN E PUSHTETIT ANTISHQIPTAR.
    TE GJITHE ATA QE DUAN VOTAT FLASIN ATE GJUHE QE I PELQEN POPULLIT.
    POLTIKANET DHE ATA QE DUAN TE VIJNE NE PUSHTET LUAJN ME PSIKOLOGJINE
    E POPUJVE NDERKOH QE EXPERIENCA E POLITIKES BOTERORE KA VERTETUAR SE ASNJIHER POLITKA E PREMTIMEVE ZHGENJEN MENJIHER SAPO AJO VJEN NE PUSHTET.
    KY POPULL KA INJORUAR AQ SHUME BREZA SHQIPTARESH SA SOT SHQIPTARI I BESON
    VETEM VEPRES PERPARA SE TE VIJ DIKUSHI QE PREMTON “AMERIKEN” POPULLIT.
    KY POPULL DEMAGOGJIA DHE EMRI POLITIKAN E DEPUTET I KA ARDHUR NE MAJE TE HUNDES SEPSE I KA SHKATERRUAR JETEN E TE ARDHMEN .
    PRA KUSH MENDON ATE QE THOT KTIJ POPULLI ME PARE TE TREGOJ SE MENDON SERIOZISHT ATE QE CIRRET NE PODIUME .VEPRA BINND SHQIPTARIN SOT .

  21. DILEMA says:

    Po te jete per denoncime, mjaftojne ato te TEMES e MEROS, per tu dhene secilit nga 10 burgime te perjetshme…..

  22. malcori says:

    demagogji qe kemi 20 vjet qe e degjojme,dhe vjen pikerisht nga politika e cila riciklon hajdutllekun cdo 4 vjet me po ato fytyra te qelbura

  23. Landi- Sverige says:

    O Spahi! Nje gje me ben pershtypje, se ti po flet shume per dosjet e korupsionit qeveritar, po nxjerr fakte, emra, masa denimesh per “fytyrat e krimit”, duke filluar nga kryeministri, te cilit i ke dhene denimin e perjetshem e me radhe te gjithe te implikuarve, por nuk shikoj ndonje kunderpergjigje nga ana e te akuzuarve drejt teje. Perse te ndodh kjo gje? Nuk e di, por akuza te tilla dhe te argumentuara me fakte, me ze e me figure, opozita ka derguar shpesh ne parlament e ne prokurori, por cuditerisht nga akuzues kane perfunduar ne te akuzuar “per shpifje” duke marre denimin nga ana e “kryeparlamentares” dhe te gjykatave. Mos valle ti luan vet rolin e “prokurorit” dhe ne vend qe ti dergosh dosjet e fakteve te tua ne prokurori, thjesht i shpall “vendimet” rrugeve e sallave ku grumbullon njerezit? Qe je njohes i ligjeve, kete gje e dime, por nga qe je i tille, per me te voglin fakt duhet ta kishe derguar dosjen ne prokurori dhe jo te presesh sa te “piqen kushtet”. Ti perpiqesh te luash rolin e Di Pitros ne Itali, por keni nje diference te madhe. Ai ishte perfaqesues i drejtesise italiane kur filloj betejen e “durve te pastra”, ndersa ti per mbi 20 vjet i sherbeve “duarve te zeza” ne drejtesi duke mos i akuzuar kurre, dhe jo vetem kaq, por i ke mbrojtur me “ligjet” e kushtetutes shqiptare. Ti u largove nga ai post i rendesishem si pjese e pushtetit te koruptuar duke mos qene me i paster se ata dhe aq me keq se opozita e shtypur qe ti akuzon. A nuk je ti pjese e ketij sistemi, pozite-opozite? Ti nuk vjen nga qielli, ne ate vend u linde, u rrite, u shkollove dhe u punesove. Ti nuk je perjashtimi, por thjeshte je kthyer ne nje politikan populist, ne nje demagog nacionalist nen petkun e flamurit kombetar per te perfituar vota te shqiptareve te renuar moralisht, ne nje anti-europian, ne nje aventurier te rrezikshem per te drejtat dhe lirite e njerezve, ne nje paterice te sistemit te kalbur berishian. Jo, as PD-ja nuk eshte serbe dhe as PS-ja nuk eshte greke. Ato jane parti shqiptare, te votuara nga populli shqiptar, por korupsioni, mafia e krimi nuk kane as ngjyra politike dhe as kombesi. Ato jane pjese e sistemeve te koruptuara ne te gjithe boten.

  24. hemo says:

    NUK DO MENDOJA SE KY PERSON I SHKON ILUZIONIT
    SE NJE DITE EDHE SIKUR KJO E ASHTUQUAJTURA PARTZIA KUQ E ZI
    DO BENTE VAKI TE VUNTE NE PUSHTET
    KY TE ISHTE KRYEMINISTER I SHQIPERISE
    VETEM SE SOT PO BEN TELLALLIN E MASHTRUSIT PARA POPULLIT

    HAHAHAHAA DO ISHTE VERTET QESHARAK NJI IDE E TILLE

  25. paskuqani says:

    JU pergezoj per nismen por shum liberal e gjej denimin, nuk them qe te denohet me pushkatim, se boll po pushkaton SALIU nga dhjet ne dit, por edhe ky me kto deme qe i ka sjell kombit pa njezet e pes vjet nuk duhet te dali, ky esht denim i merituar,ne qoftese doni qe tju bejn neser rrespekt nga frika te gjith plerat antikombtare qe kan zen per fyti SHQIPRIN ton te dashur.

  26. Mentari says:

    Asnjehere nuk e mendova se kjo force politike do te ket sukses ne shqiperi dhe paskam pasur shum te drejte.Keto jane vrima e bythes Enveriste qe me te ardhur ne fuqi me 1944 filloj hakmarrjet kunder popullit shqiptar,edhe keto spermat e Enverit po tentojne te bejne te njejtin gje por sot nuk eshte 1944 e qeverive barabare por eshte shekulli demokratik qe edhe Arabet dhe Afrikanet po i civilizon dhe jo me keto spermat enveriste qe jane te destinuar te vdesin rruges se tyre antishqiptare.Po dosjen e ketyre Spermave kush duhet tja e beje?Kush duhet tja e bej dosjen Turkut Spahi dhe oficerit te kriminelit Enver Pashja?I lumte Darvinit qe deklaroj konkurencen e fetus.

    1. mentali says:

      Edhe per ty do ngrihet nje dosje Mentar. Ti do marresh denimin maksimum per idiotcirat qe keput kudo. Po meqe te denuarit ketu ne Shqiperi kane mundesin e perdorimit te celularit dhe interentit, ty do te ta heqim, dhe kjo do te te bej te vetvaresh ne qeli.

  27. Gezimi says:

    Po presim dhe shpresojme qe AK te vazhdoje me kete linje, e te mos na ngjase si me Dritan Priftin, qe te gjithe e perkrahem, e vlersuam, dhe ne fund na zhgenjeu kur deklaroi ato qe i dime te gjithe.

  28. spahiu berisha moter evella says:

    o popull leshi ghumasher ajduter ,nga berisha tek spaiu qe eshte vete berisha ,qe te dy jane prej kosovet .doni me shqiptar nuk ka te coje vendin para ,te pa hair do mbeteni ,dhe su ka faj njeri

  29. katrina says:

    Une do votoj AK vetem per guximin qe ka Kreshniku e gjithe ata aktivistat! I kam pa ne lagje e me vjen kaq mire kur shoh te rinj te i futen dickaje me pasion. Ai burre shyqyr qe ka ngrit rinine ne kembe nje here! Se i shifshe apatike neper Tiran.

  30. Sot u regjistrua dita komentuesit e PeDeSe arriten kuoten me te larte te komenteve te paguara. Gjithashtu kabinet i Bumcit nen presion te Edlir Vokopoles ( shefi i tij i kabinentit) kane bere komente te paguara me premtimin e zgjatimit tenkontrates se punes ne ministri. Cfare paniku te atyre qe me detyrim kane firmosur, per buken e gojes, kontratat e shitjes te historise tebketij vendi. Cdo kush e di qe ata punonjes administrate ( perjashto militantat) kane qene perpara ultimate-Bumci o firmos o ler punen. As zoti nuk mund te shpetoje Bumcat dhe Olldashet nga ajo qe kane bere pervte kenaqur frenetizmin politik te Pinokut te Vicidolit. Eshte tik taku i fundit per ta. Pendesa publike lehteson gjykimin e tyre. A kane tru per ta kuptuar?

  31. pizevengu says:

    Per antena [email protected]

    Sa per dijeni E. Vokopola nuk eshte ajo kategori njerezish qe ti pershkruan ne komentin tend. Mos i fut te gjithe ne te njejtin thes. Njerez si E. Vokopola i bejne nder atij kombi pa din e iman.Uroj qe Shqiperia te kete sa me shume njerez te tille si Edliri.

  32. Tomorri says:

    O Mero mos u mer me me skizofrenin Rama evetmja shprese eshte AKZ prandaj kushtoja kohen kesaj levizje tr re

  33. Respekte Pizeveng, kalo te marresh pagesen sebashku me bonus. Ne djall te veje trashegimia historike e ketij kombi, e gjysherve dhe eterve te tu, e femijve te tu, rendesi ka pagesa jote per komentin. Te kuptojme te gjithe qe jetojme kohe te veshtira ku mezi sigurohet jeta. Te fala Edlirit dhe Zanes

  34. pizevengu says:

    Per [email protected]

    Une marr bonuse me shumice po jo nga Shqypnia se ja kam bo kaken para 20 vjetesh. Po plehrat si puna jote jane si kurvat e kohes Enverit qe vdisnin ti quanin te gjitha grate e ndershme kurva ne menyre qe te ishin me shumice e te mos dallonin ne shoqeri. Sa per familjen Vokopola perseri te them laj gojen.

  35. muzapopullore says:

    Pizeveng e kuptuam qe je me halle, mbase nje blow job Aldos dhe shefit te tij te kabinetit mund te te riste kuoten..thjesht sugjerim mos e merr seriozosht

  36. ligji says:

    O Kreshnik mashtruesi !
    Po ti ne krye te sistemit te drejtesise ishe,ore mburravec dhe jo vetem qe nuk denove asnje nga keto qe paske vene ne shenjester,por asnje verejtje te embel s’i bere ndonjehere.Megjithse te genjen mendja qe te ka mrre flake,e zeme per nje moment se do te fitojsh,e do tu beke edhe K/minister;por si do ti denojsh zotrote keta njerez?Ti do te keshe te drejte ti denojsh,apo prokurorija dhe gjykatat?Ti do ti keshe ne dore gjykatat dhe prokurine?Ti do ta komandojsh drejtesine?Do ta kthejsh Shqiperine perseri ne parti-shtet-drejtesi te bere njeshe,apo si do i bejsh?Mirse vete qenke mashtrues dhe i pa tru,po keta karafilat me siper qe marrin superxhro e te brohorasin si kalamjte qe genjehe nga nje biberon rrens…

  37. e verteta says:

    160 shtepi monumentale ne Gjorokaster !!! dhe ti e mbeshtet kete fallcitet,o karafil?Te vika keq per monomentet e cilsuara si te tille nga regjimi personal i E.Hoxhes? Po per E.Ramen qe ka qene ne kohen me te rremujshme minister i kultures,nuk ke ndonje denim ? C’jane ata kalamaj syleshe qe te vin mbrapa e te besojne ty,o aventurjer politik ordiner.Ju dhe Ata mund te quheni LUMPENPOLITIKANET e diteve te sotme, asgje tjeter.

  38. pashai says:

    ore care perrallash jane keto plumbin duan te gjitha ata qe kane qeverrisour 22 vjet

  39. cen says:

    PO KY BUMC SI SHUME BUMCA TE TJERE KA QENE NJE ROBOT I KOMANDUAR ME DOREN E KRIMINELIT.KY ESHTE NJE ZOLLUMQARE EKONOMISE TE SHQIPTARVE DHE RRENUES I DREJTESISE.KY HADUT FAQE ZI KA PERKRAHUR DHE FSHEHUR PERSONA TE KORRUPTUAR DHE TE LIDHUR ME KRIME TE RENDA DHE TE LIDHUR ME KORRUPSIONIN NE ORGANET E DREJTESISE SHQIPTARE.KY ESHTE NJE PERSON SHUME NEGATIV I PERDORUR NGA KETA GANGESTER HAJDUTE .KY KA VENDOSUR JETEN E QYTETARVE SHQIPTAR NE RREZIK TE CILET KANE KERKUAR DREJTESI DHE TE CILET KANE DENANCUAR KRIMIN DHE KORRUPSIONIN NE ORGANET E DREJTESISE .

  40. cen says:

    PO KY BUMC SI SHUME BUMCA TE TJERE KA QENE NJE ROBOT I KOMANDUAR ME DOREN E KRIMINELIT.PO KY KA DREJTUAR EDHE MINISTRINE E DREJTESISE ME PARA.KY ESHTE NJE ZOLLUMQARE EKONOMISE TE SHQIPTARVE DHE RRENUES I DREJTESISE.KY HADUT FAQE ZI KA PERKRAHUR DHE FSHEHUR PERSONA TE KORRUPTUAR DHE TE LIDHUR ME KRIME TE RENDA DHE TE LIDHUR ME KORRUPSIONIN NE ORGANET E DREJTESISE SHQIPTARE.KY ESHTE NJE PERSON SHUME NEGATIV I PERDORUR NGA KETA GANGESTER HAJDUTE .KY KA VENDOSUR JETEN E QYTETARVE SHQIPTAR NE RREZIK TE CILET KANE KERKUAR DREJTESI DHE TE CILET KANE DENANCUAR KRIMIN DHE KORRUPSIONIN NE ORGANET E DREJTESISE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje