Konflikti për pronën sjell një tjetër viktimë

5 Shtator 2012, 09:42Politika TEMA

Konflikti për pronën regjistron viktimën e radhës në qytetin e Vlorës. Si pasojë ka mbetur i vdekur 27- vjeçari Amarildo Delaj, pronar i një lokali në qytetin bregdetar, ndërsa nga breshëria e plumbave kanë mbetur të plagosur rëndë edhe sy persona të tjerë të cilët frekuentonin barin, raporton Ora News.

Sipas të dhënave nga policia, ngjarja është shënuar mesnatën e mbrëmshme në vendin e quajtur “Rruga e re” në lagjen “28 Nëntori” ku një person i armatosur ka hyrë në ambientet e brendshme të lokalit të Amarildo Delajt dhe ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të 27-vjeçarit. I riu ka marrë plagë të rënda në trup dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkohë që dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ku po marrin mjekimin e nevojshme në spitalin rajonal të Vlorës. Nuk dihen ende shkaqet e vërteta të vrasjes së 27-vjeçarit, por dyshohet se një konflikt për motive pronësie kanë çuar autorin të ekzekutojë të riun. Ndërkohë që policia po vijon hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

1 komente në “Konflikti për pronën sjell një tjetër viktimë”

  1. Dr. Mortja says:

    Shqiperia e doktorit (ave):
    “Me mire te parandalosh se sa te kurosh” eshte nje nga ligjet me themelore te mijksise te te gjitha kohrave ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje