Levan- Tepelenë nuk ka shanse të mbarojë as për një vit. Pa zgjidhje dhe bypass-i i Fierit dhe Vlorës

4 Shtator 2012, 19:42Politika TEMA

Komisioni i Ekonomisë në Kuvendin e Shqipërisë shqyrtoi sot marrëveshjen për financimin e rrugës Levan- Tepelenë, nënshkruar dhe depozituar në Kuvend në qershor 2005, në kohën që në pushtet kanë qenë qeveria socialiste e Fatos Nanos. Rishqyrtimi i marrëveshjes bëhet për shkak të problemeve që janë hapur me segmentin Damës Tepelenë, i cili u mor përsipër të ndërtohet nga një filial shqiptar i kompanisë Alpine, pas së cilës qëndronte botuesi i gazetës 55, Fahri Balliu si njeri i afërt i Lulëzim Bashës.

Marrëveshja, e cila është nënshkruar fillimisht në qershor 2005, u pezullua nga kryeministri Berisha për dy vjet, me pretendimin se rruga nuk kishte interes dhe se ishte ndërtuar për interesa lokale të drejtuesve socialistë. Vetëm kur dy financuesit e mëdhenj, BERZH dhe BEI, që ishin financuesit e paketës së zhvillimit “Levan-Vlorë, Levan-Tepelenë, ByPass Fier”, bllokuan financimin e dy akseve të tjera me kusht miratimin e marrëveshjes për Levan-Tepelenë, atëherë Berisha pas 2 vitesh, në maj 2007 lejoi miratimin e marrëveshjes financiare në Kuvend.

Në nëntor 2008 Sali Berisha përfundoi procedurat e prokurimit për dy lote të rrugës. Lotin e parë Levan- Fratar ia dha një kompanie italiane, Todini, e cila e ka përfunduar punën megjithëse me vonesë, kurse lotin e dytë e mori kompania pas së cilës qëndronte Fahri Balliu. Për dy vite ai nuk bëri asnjë punim, ndërkohë që qeveria pagoi nga fondi i saj shumën prej dhjetë përqind në favor të administratores së kësaj firme, që ishte Blegina Agolli, e cila në të njëjtën kohë ishte dhe Sekretare e Përgjithshme pranë Ministrisë së Turizmit, pra në një post shtetëror.

Deri tani ka mbaruar vetëm loti i parë i rrugës prej 32 kilometra! Loti i dytë nuk ka mbaruar dhe as dihet kur do mbarojë.

Nga ky lot, pra nga 30 kilometra: 4.5 kilometra në pjesën Iliras- Qesarat, nuk janë nisur fare, madje do i lihen në dorë koncesionarit të hidrocentralit të Kalivaçit për tu bërë. Njeriu që ndërton me koncesion hidrocentralin e Kalivaçit është një tjetër spekulant që ka 9 vite pa ndërtuar ende projektin që ka marrë përsipër. Tetë kilometra të tjera, nga Memaliaj në Tepelenë nuk janë bërë fare pasi sipas drejtuesve të Ministrisë, kanë ndodhur rrëshqitje të mëdha dheu aq sa nuk po gjejnë zgjidhje, për më tepër që kërkohen para të tjera, deri në 8 milion euro! Rreth 4 kilometra të tjera nga Krasi në Damës nuk kanë nisur për vonesa të kompanisë. Pra, gati 30 përqind e këtij loti nuk dihet kur do të mbarojë, edhe pse është në terren të mirë dhe me thjesht një rrugë me tre korsi.

Deputeti socialist Erjon Braçe ka akuzuar për këtë skandal kryeministrin Berisha, i cili ka sabotuar me qëllim rrugën e vetme drejt jugut, e cila është destinacioni kryesor i turizmit shqiptar. Edhe pse atë e ka bërë një rrugë të vogël me tre korsi, sërish ka vite që e mban peng, ndërsa ka harxhuar miliona për të çuar rrugët deri në majë të Dragobisë.

E njëjta histori sipas Braçes është dhe me bypass-in e Fierit dhe Vlorës që ende nuk kanë nisur dhe bllokojnë gjithë trafikun drejt jugut duke e kthyer udhëtimin në ferr. Sipas Braçes, kjo është hakmarrja e Berishës për jugun, i cili e ka rrëzuar një herë nga pushteti dhe s’ia ka dhënë votën kurrë gjithë jetën e tij.

15 komente në “Levan- Tepelenë nuk ka shanse të mbarojë as për një vit. Pa zgjidhje dhe bypass-i i Fierit dhe Vlorës”

  1. Landi says:

    u duhet shtuar nga nje tunel ktyre rrugve qe te mbarojn shpejt

  2. vlonjat says:

    Pa diskutim qe Berisha e ben per te marr hak, per jugun po por sidomos per Vloren . berisha e bllokon bypassin e Fierit per te marr hak. Mbase e mer reston nr 2013

  3. tomori i beratit says:

    Sali Berisha eshte nje ANTISHQIPTAR i terbuar ,nje ndares i vendit ne VERI-JUG.Ky do te mbahet mend si vampir ne historin e trisht te kombit tone.

  4. mister x says:

    fieri rri pa rruge se ti lepije bythen saliut sic bejne ata kusherinjte e tij veriore.

  5. Labi Vlore says:

    Une personalisht kam patur nje qendrim te dyzuar persa i perket ndarjes Veri-Jug.Kundershtari me i ashper ndaj c’do personi qe i frymte kesaj percarjeje dhe kohet e fundit,njeriu qe deshiron ta thote troc,se fatkeqesisht kjo percarje ekziston dhe c’do dite e me shume po thellohet.Me thoni se perse rruga Levan-Tepelene me nje investim vetem 70mln Euro akoma nuk po mbaron???Nderkohe qe rruhet miliarda dhe qindra miliona Euro ne Veri.Shkoder,Lac,Fushe Kruje apo gjetke ne Gegeri kane mbaruar prej kohesh duke futur Shqiperine ne borxh,qe do e marrim vesh sa eshte vetem kur te iki kjo qeveri.Te dali ndonje e te me thote pse sali berisha akoma nuk e ka mbaruar kete rruge??Per mos te folur pastaj per ndonje rruge per ne Korce apo Berat,se ato zonat andej i ka fshire fare nga harta e Shqiperise Gegu ne karrigen e KM.Them Gegu,sepse ai llogjikon fiks si votuesit e tij 23 vjecar ne Gegeri.me veprimet e tij u verteton atyre se Sali Berisha e urren Jugun dhe kjo u mjafton vellezerve tane ne Veri.Ashtu sikunder do e votojne perseri ne vitin 2013-te kete kriminel te pashembullt qe se ka pare Historia.Me shpejgoni dhe me kundershtoni.Pres ndonje pergjigje te ndonjerit prej jush,qe te mund te kthej mendje.Te me japi ndonje argument bindes,te nderroj mendje,ngaqe une jam lab atipik dhe i degjushem.Mqs derdellisni c’do dite dhe thoni se ne Labet kemi gjoksin Grope dhe ngulim kembe ne bindjet tona edhe kur faktet jane kokeforta.

    1. matabashkim says:

      E KE GABIME;O ZOTI LABE;KETE FAJE E KA TURKU QE LA ZAGONET E KEQIA NE SHQIPERI;;ISHTE ENVERI I MORI OFICERET NGA LABERIA;DHE SEKRETARET E PARTISE NGA SKRAPARI:UNE E KAM NE SHTEPIN NE ISTITUTI BUQESORE TIRANE(NE KOHEN ENVERE NGA 3000 MIJE STUDENT QE ISHIN 2900 ISHIN NGA JUGU)SHQIPETARET KANE JETUARE 50 VJETE (FEUDALIZEM KOMUNIST);;NDERSA TANI DO JETOJNE DHE 50 VJETE(FEUDALIZEM DEMOKRATE)PRA FAMILJA;;LARGOHUNI NGA PATRIOTIZMI I SEMURE NGA AJO FAMILJA E SHKATRUARE;KU JETA NDERTOHET VETEM NE BAZE TE INTERESIT;;KU VELLAI OSE MOTRA ESHTE NJE COPE BUDALLAI;PRAPE E FUSIN NE PUNE;;NDERSA AJKA E KESAJE SHOQERIE SHKELET ME KEMBE::NE SHQIPERI KAM QENE JETIM DHE TE GJITHE ME SHKELEN ME KEMBE;PO PATA FATE DHE HYRA NE AMBESADE GJERMANE;KETU KJO SHOQERI KETU ME HAPI KRAHET;PA DALLIM FETARE OSE RACIJALE;DHE KETU JAME ( NJISHI)NE TE GJITHE PRIZMIN E JETES;GJERMANEVE NUK I INTERESONE SHUME FAMILJA PO KUSHE BENE PUNEN;PRA DUHET PA TJETER TE BEHEN REFORM NE SHQIPERI QE LARGOHENI NGA KJO FAMILJA DEMBELESHE( QE MESHKUJT RINE GJITHE DITEN NEPER KLUPE DUKE NGACMUARE KAMARJERET DHE GRATE E TYRE I KANE NXJERE TE SHESIN BANANE);PACIM JU DUA TE GJITHE JU KAM XHANE LARGOHUNI NGA NDARJA FETARE A PO KRAHINA

    2. Afrimi says:

      Tani ti marrim me rradhe keto qe thoni:
      1. Ekziston nje lloj ndarje Veri-Jug dhe do te ekzistoje derisa te ju largohet nga mendja jugoreve psikoza 50-vjecare, qe ata jane me te zgjuar dhe verioret jane te trashe (maloke)!!! Ne momentin qe ti e trajton tjetrin si jo te barabarte ose sillesh si superior ndaj tij (pa asnje lloj bazamenti), atehere normal qe krijohen tensione te tilla. Kur i thua vetem njeres “pale” ke zaptuar Tiranen (sikur Tirana eshte e Jugoreve, psikoze e skalitur ne kohen e PPSH-se) dhe duke harruar lagje te tera ne Tirane me Korcare, Tepelenas, Beratas, etj.
      Normal qe votojne SRB, kur kryeministri i meparshem dhe kandidati i tanishem i konsideron si Cecen, Maloke, Tribu primitive etj. etj.

      2.Persa i perket shpenzimeve ne rruge ne Veri dhe Jug, une pikerisht kam verejtjen e kundert (ka bere shume pak per Veriun). Rruga Levan-Vlore ku eshte?! e rruge te tjera te ndryshme. Nese merr rrugen Tirane-Lezhe do te kuptosh qe ka vite qe ka nise nje rruge dhe s’ka mbaruar akoma. Per te shkuar ne vendlindjen e tij duhet kaluar neper Kosove.

  6. I-liri says:

    Bypass-i i Fierit, ua kemi thene qe do te filloj ne Mars. Po ju qenkeni qypa. S’markeni vesh fare. Jua ka thene vet zoti Olldashi. Ju tha ne 2009 qe do filloj ne Mars. Ju tha ne 2010 qe do filloj ne Mars. Ju tha ne 2011 qe do filloj ne Mars. A se degjuat para tre ditesh kur tha do te filloj ne Mars. Po qenkeni tru peshk fare. Ne Mars do te behet bajpasi i Fierit. Nga Marsi mund te shkohet ne Hene, pastaj ne Vlore…

  7. katunari says:

    Mos ja fusni kot, e maro Sala se ka gershonet ne xhep.I fut nje te preme shiritit dhe thot- ja mbaroi,po e inaguroi,pavarsisht se nuk ka mbaru.E maro Sala,e maro.

  8. e verteta says:

    Gjithcka keq e me keq,pikrisht ashtu sic deshironi dhye knaqeni ju…

  9. FAHRI BALLIU says:

    Po prisni o te uruar se skam mbaruar pacen akoma

  10. Kotropuzi Mullarek-Koki USA. says:

    Jo veriu jo jugu futjani p…..e e grini sallate sa t’kaloje edhe kjo nate,ta gezoni SALI BERISHEN E SHEQERES me mire se EDVIN RAMEN E ANITES DERI NE 2017-ten.Pik te fala Rroku.

  11. ardiani says:

    Rruga Leva-Fier eshte e pakalueshme per nuk filojne punimet per rrugen e re?

  12. tironsirefugjat says:

    Ti qendrosh akoma ideve se kryeministrat qe vijn kan ne kok te tyre urejtje krahinore dhe sipas prejardhjes nga ku vijn ,ashtu dhe i sherbejn atdheut ,kjo esht katastrofale per nje komb aq te vogel si shqiperia ! Po qeveria nuk zgjidhet vetem me vota veriu apo jugu dhe as perparini saj vjen nga njera gjysem ! Ceshtja e rugevedhe esht nje celes qe afron e jo largon mes krahinave njerzit Plazhet tona jugore jan objektiv i vellezerve kosovar qe i preferojn kta vende dhe mos harojm se ne Kosov gjejm vajza me emerin Vlora dhe keshtu o Sali veriu mos mbill percarje privilegjesh te njeaneshme se keq ben e mir sben Ruga Tepelen -Fier o trkendesh i hidhur duhej mbaruar shum me shpejt, se ne Greqi nuk ka vetem refugjat jugor qe vijn te kalojn pushimet ne shtepit e tyre ne shqiperi dhe per aq pak sa ka mbetur esht krim i madh qe nuk po e mbyll ate plag .E sa per ty Afrim dua te them se un jam jugor dhe ne familjen time kurr nuk jan shar verioret dhe bile shprehja jon per te krahasuar nje njeri te zgjuar ishte “malsor i zgjuar” ose si te duash “malok i squt” Pra nuk jan poulli ai qe ndez urat por politikanet sipas interesave dhe sa per ate te largqofturin qe shtypi 50 vjet me hekur e gjak nuk pyti shum per verior a jugor dhe nuk ma mer mendja qe te mos eurrenim njesoj te dy palet !E mira esht te shohim tani cfar behet dhe kush na e ka fajin !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje