Qeveria firmos dhënien me koncesion për 7 hidrocentrale. Berisha: Po bëhemi superfuqi e energjisë

4 Shtator 2012, 14:56Politika TEMA
Qeveria firmos dhënien me koncesion për 7 hidrocentrale. Berisha: Po

Kryeministri Sali Berisha ka vendosur të nënshkruajë dhënien me koncesion të 7 hidrocentraleve. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli, që tani po del gjithmonë e më shpesh nëpër konferenca për shtyp.

 

“Në kuadrin e punësimit gjithnjë e më të madh të shqiptarëve dhe nismës “Shqipëria një superfuqi e energjisë së rinovueshme në rajon”, kryeministri Berisha firmosi sot dhënien me koncesion  edhe për 7 hidrocentrale. Konkretisht hidrocentrali Qarr dhe Kaltanj në rrjedhën e sipërme të Osumit, hidrocentralet Babjen dhe Lozhan 2 si dhe Kasollet e Selcës në rrjedhën e mesme të lumit Devoll, hidrocentrali Guri i Kuq në degët e lumit Osum, hidrocentrali Driza në ujërat e lumit Bistricë, hidrocentrali Potam në degën e lumit Pavlës dhe hidrocentrali Denas në lumin  e Cemericës. Shuma totale e investimeve arrin vlerën e rreth 6 miliard lekë ndërkohë që punësojnë rreth 1500 punonjës të profesioneve të ndryshme. Energjisë së rinovueshme këto hidrocentrale i shtojnë kapacitetin e prodhimit me 18 megavat.

Me këto 7 hidrocentrale numri i hidrocentraleve të dhëna me koncesion në Shqipëri arrin në 332, kapacitetit prodhues në tërësi arrin 1450 megavat, ndërsa vlera e investimit të tyre është mbi 2 miliardë euro,” tha Mëhilli.

“Këto rritje kapacitetesh energjie të rinovueshme po realizohen jo më para publike, por janë investime 100 për qind private të nxitura dhe mbështetura nga klima e favorshme investuese e krijuar nga qeveria shqiptare. Në të gjitha hidrocentralet e dhëna me koncesion që do ndërtohen parashikohet të krijohen mbi 25 mijë vende pune në të katër anët e vendit. Përpjekjet për të dekurajuar biznesin dhe interesin e tij për koncesione në fushën e energjisë janë anakronike, ziliqare dhe keqdashëse”.

15 komente në “Qeveria firmos dhënien me koncesion për 7 hidrocentrale. Berisha: Po bëhemi superfuqi e energjisë”

  1. vetem AJRI ka ngelur pa dhene me koncesion…sepse ajri eshte i ndotur dhe nuk e jep dote me koncesion SALIU YNE I NDERUAR…NJERZIT i shiti emigrante ne shtetet e botes,,,,detin ja dha GREKUT,,, TOKA eshte e XAME

      1. miri says:

        e ka dhene dhe ajrin dhe lirine, po nuk e ndjejme tani..
        Kur te vdesin shume nga helmet dhe kur te mos kemi me te drejte te marrim fitimet tona nga hidrocentralet,dhe kur te ndjejme qe jeta na eshte ngushtuar perhere nga pak, atehere e kuptojme se ka marre dhe ka dhene dhe lirine dhe jeten tone.

  2. beni says:

    Foli Mëhpilli hahahaahahhaa

  3. raimondi says:

    koncesione nuk duhet te jepen per arsye se ne jemi vend i vogel dhe pa personalitet si rjedhoje ihuaji qe vjen nuk e ruan fare nga shteti shqiotar dhe ben ca i do trapi. Sic ben firma kanadeze me nxjerjen e naftes etj . Ndaj opozita duhet ti kunedrshtoje keto konceione duke i argumentuar per kushtet tona specifike , se eshte me dobiprurese keto ti kete shteti shqiptar se i huaji. I huaji po te doje le te ndertoje vete

  4. edd says:

    Nuk ka ngelur me burim uji ne Republiken e Shqiperise pa u dhene me koncension per prodhim energjie.
    Efekti ne mnjedis do jete katastrofal, ndryshimi i rrjedhjes eshte me pasoja te renda mjedisore sepse ndikon drejtperdrejt ne floren dhe faunen perreth.
    Harrojme se kerkesa per uje rritet me shtimin e popullsise dhe te mireqenies dhe si rezultat ne te ardhmen keto burime do ishin te nevojshme te perdoreshin per uje te pijshem.

    jemi perballe nje shterimi te burimeve jetesore dhe te nje katastrofe ekologjike.

  5. shqiperia eshte e pasur sepse jetojme mbi uje,,,UJE eshte jeta dhe jo NAFTA…POR uje nuk kemi???????????do vi dita qe me rrogen qe marrim gjysma e saj do na duhet te blejme uje per te pire e per tu lare…i ka dale padroni ujit ne shqiperi??????????????edhe UJI ESHTE I XANUN

  6. Xhozi Plehra says:

    Jam shume dakort me “edd”.
    Kucedra maloke Sali Berisha ka zene gjithe burimet e ujit dhe pas 5-10 vjetesh do na e shesin ujin qe na ka dhene zoti me shtrenjte se nafta.

    Shqiperia eshte vendi nr 2 ne bote per uje per fryme, na e kalon vetem Kili. Dhe Shqiptaret si shkerdhata qe jane do ta meritojne qe tju thahet buza e te rrine pa u lare. Ne fakt shume e bejne qe tani qe kane uje.

    Emerimi Derr Malok Dollapit ne krye te Ujesjellesit paralajmeron vetem nje histori te sterperseritur keto 20 vjet. Nje histori suksesi e Dollapit ne KESH.
    Degradim i qellimshem dhe pastaj “Privatizim per 5 lek”.

    Shqitaret do benin mire te mesonin nga Bolivianet me Evo Moralesin, si i shtetezuan gjithe burimet e ujit.
    Pike e zeze, i themi vetes vend europian dhe nuk kemi organizim shoqeror as sa indiosit qe jetojne 3000 m ne mal. O burra ta bejme kete vend shkretetire, ti thajme burimet, ti presim pemet, te djegim edhe barin, ti vrasim edhe kafshet.

    “Oh sa mire me kene shkiptar” – zot na ruaj !

  7. DUMBABEN says:

    Edhe nje 5 vjecar tjeter dhe shqiperia eshte e gjitha ne ankand ,eshte fundi i te gjitha shteteve prej kartoni ,dhe kryeministrave prej kartoni

  8. paskuqani says:

    Normale qe po i jep hidrocentralet me konçesion se i ka ndretuar brezi qe ky qen bir qeni hedh balt me shum,ky e di se jan dhurat nga ZOTI,sqaroheni kte moster o SHqiptar se kto hidrocentrale i ndertuan baballaret tan nen drejtimin e ENVER HOXHES qe ky pretendon se ka qen me i keq se ky,qe vetem vjedh vret grabit dhe tall kte popull,por sot qe kan dal shum teori te reja nder ne, esht normale qe ne shajm ata qe dhan gjakun dhe derdhen djers per ndertimin e kti vendi,jemi me rehat dhe ndjehemi me mir si popull mes batakçive qe ka politika sot,sot thon PSH, te vraft zoti ty qe me ndimove mu,ose ai qe i bo gropen tjetrit ai tjetri bie brenda,pra ne kte koh rrespektohen me shum njerzit negativ me huqe dhe virtyte mizerabel se sa njerzit qe kerkojn rregull dhe shtet,nuk ka fjal u vertetua qe ne SHQIPTARVE NUK NA RRI MIR NE TRUP SHTETI KORREKT DHE I DISIPLINUAR JO PER GJO,por me kostumin e rrumpalles nihemi ma mir keshtu mendoj un.

  9. Bujari ju degjon says:

    Futja kot me kot,propagande komuniste di te beje Sala.Thone shifra vetem me miliarda dollore investime,dhe fatkeqsisht, vetem rrena.Populli shqiptarsi injorant klasik qe eshte,ndoshta i beson rrenat e Sales.Gjithe andej vetem miliarda investohen,thote qeveria,ndersa faktikisht,jo qe nuk investohen shuma te tilla,por vetem abuzohet,vidhet cdo pasuri e ketij vendi.

  10. e verteta says:

    Shani e ulurini sa te doni,realiteti eshte se ne Shqiperi po behen 8 vite qe nuk po ikin me dritat,sic iknin ne kohen tuaj cdo mbremje me 2-3 ore.

    DOMBABEN,
    je taman shembull i perkryer i atyre qe vertete DUANBABEN Enver,i cili e shkeputi Shqiperine nga e gjithe bota,nga frika se i rrezikohej karrikja e ti,e dhene nga komunistet jugosllav dhe e “gezuar” mbi jetet e patrioteve shqiptare….

  11. antispiuni says:

    Po ky DUCI qe flet aty, ne emer te qeverise, dashnorja e kujt eshte se kot nuk ka vajtur aty :))).
    Mos e merrni seriozisht, please!

  12. realiteti says:

    Xhosi plehra,edd,po na thithin gjakun e tj.:

    Kaq te trashe te jeni,ore zoterij,sa te mendoni se uji i hidrocentraleve nuk pihet e nuk perdorohet me ?Gjer ketu te arrij llogjika e juaj?Por edhe propganda i don nja dy fije tru,ore te shkrete,e jo fare keshtu derrase…
    Ne gjith boten puna me e sukseshme dhe me me interes per vendin eshte sigurimi i energjise,vecanerisht ajo hidraulike.Shtetet,sado te zhvilluara krenohen me ndertimin e hidrocentraleve,qe edhe ambjetin e sistemojne,edhe mikroklimen e mjedisit e zbusin,edhe uji qe del prej tyre mund te perdoret per gjithcka,edhe energji perfitohet.Ndersa juve iu prishkan pune…Koncesjoni eshte menyra me e suksesshme dhe e shpejte per zhvillimin e vendit,per ndertimin e veprave te rendesishme qe do te mbesin pergjithmone pasuri kombtare.Me koncesjone eshte zhvilluar dhe po zhvillohet e gjithe bota.Vetem Enveri juaj kishte alergji prej tyre,sepse ay,frikacak i rralle me teper se cdo diktator tjeter,tmerrohej nga cdo kontakt apo marrdhenie me te huajet.Per te rendesi me teper se cdo gje kishte karikja dhe lekura e tij prej paranojaku…
    Paskuqan,
    e dime me mire se ti kush i ndertoi hidrocantralet,si dhe shumicen e veprave te “medha” te atij qen bir qenit tend:Vetem administrata,apo inxhinjeret(!),apo shoferet(!)e ndonje tjeter mund te ishin njerez te lire,gjith te tjeret ishin skllevrit e shekullit XX,te burgosurit per nje mendim ndryshe a per nje fjale goje,per jeten e cileve askush nuk jepte llogari krdo qe perfundonin humnerave,apo nden drurin a plumbin e vigjilences se partise.Pyete”baballarin”tend pak me holle per kete pune,nese e ke gjalle e nese nuk i ka mend e tuaja edhe ay…

  13. sokoli says:

    keto hidroncentrale qe i thenshin jane vetem per te mbushur xhepat e dikujt propagande apo per te pastruar para te pista sepse jo vetem uje nuk kemi gjate vitit per ti ushqyer ato por fuqia e tyre krahasuar me gjigandet ekzistues nuk e kalon 2%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje