Podesta shpërndan memon e ... Ministrisë së Jashtme për votat e hedhura gabim

4 Shtator 2012, 12:00Politika TEMA

Kompania “Podesta”, e cila ka lobuar dhe ka qenë konsulente e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 8 Majit, ka shpërndarë memon sekrete të Ministrisë së Jashtme për votat e hedhura gabim. Gazeta “Shqip” sjell të reja mbi lobimin gjigant të zgjedhjeve të 8 Majit, që kanë bërë kompanitë e kontraktuara nga qeveria. E gjithë energjia e kompanive “Podesta dhe “Patton Boggs” duket se është fokusuar në bindjen e opinionit ndëkombëtar në hapjen e kutive, ku pretendohej nga demokratët për hedhje votash të gabuara.

Kështu, në një material të shpërndarë nga “Podesta” në qarqet  diplomatike, ekspertët e saj theksojnë se:

“Në lidhje me vendimin e komisionit Qendror të Zgjedhjeve për numërimin e votave të hedhura gabimisht në kuti, ne po ju dërgojmë këtë memo konfidenciale për procedurat e KQZ-së, kur ky institucion vepron si KZAZ e Tiranës. Shpresojmë që ky dokument do të jetë ndihmës dhe ne duam që kjo memo konfidenciale të sqarojë të gjitha pyetjet që ne kemi marrë nga ju në lidhje me procesin zgjedhjeve në Shqipëri.”

Pas saj publikohet memoja konfidenciale e Ministrisë së Jashtme, në të cilin shqyrtohet në mënyrë të hollësishme vendimi i KQZ për numërimin e votave të “gabuara” dhe fakti se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vepron si KZAZ në Tiranë, pasi kryeqyteti nuk kish një KZAZ të madhe, por 11 KZAZ sipas numrit të zonave zgjedhore, të cilat vepronin në bazë të minibashkive.

Në memon e shpërndarë më në maj 2011, kur Edi Rama ishte në avantazh me 10 vota ndaj Lulëzim Bashës, thuhet se “tabela e rezultateve gjithmonë miratohet 4 me 3 nga KZAZ. Ndërkohë KQZ duhet ta miratojë 5 me 2 tabelën e rezultateve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kur vepron si KSAZ nuk ka përjashtim nga rregulli, pra do ta miratojë tabelën me 4 vota”.

Sipas MPJ në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 KQZ-ja mori kompetencën e komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta.

Më tej theksohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke marrë kompetencat e KZAZ-së ka për detyrë të bëjë procesin e tabulimit dhe miratimit të të dhënave..

Sipas MJP-së “KQZ ka pushtet të plotë që si KZAZ të miratojë udhëzime për nisjen e numërimit, edhe pse ky proces ka përfunduar. KQZ dhe KZAZ e Tiranës kanë të njëjtin kapacitet për të vendosur standardin për procesin postzgjedhor. Një standard i vendosur nga KQZ mund të kundërshtohet vetëm nga Gjykata e Apelit (Kolegji Zgjedhor)”.

10 komente në “Podesta shpërndan memon e … Ministrisë së Jashtme për votat e hedhura gabim”

  1. komi says:

    vjedhje sy per sy ne mes te dites…

  2. Delli USA says:

    Podesta eshte masha e DASHI-it per te hequr Edi Ramen nga kryebashkiak.

  3. REALISTI says:

    Ky eshte nje sinjal i mire per Ramen qe te iki. Ai ka humbur besimin e nderkombetareve, dhe ata po pranojne te keqen me te vogel qe per fatin tone te keq quhet Sali

  4. Ed says:

    Kete e kupton edhe gomari me i madh. U shkel ligji me te dyja kembet.

  5. MOTTO AMERIKANE ;

    NUK KA RENDESI SE CILA PARTI DO MARI ME SHUME VOTA NGA POPULLI

    RENDESI KA GJITMON SE KUSH I NUMERON ATO !!!

    KY STIL ME MENG TE PERVESHURA ERDHI NGA DEMOKRACIA AMERIKANE
    NE SHQIPERI PER TE NDIHMUAR SHKERDHATOKRACINE SHQIPTARE NE PUSHTET

  6. LORA says:

    Vete lobimi (sidomos me kompani te huaja) eshte veprimtari kriminale qe shkel me te dy kembet sovranitetin e shqiptareve.Fjala lobim eshte ekuivalenti i fjales korruptim.Kur kjo te ndalohet me ligj kushtetues do te besoj se vota e shqiptareve do te lexohet dhe respektohet,sic ata kane bere zgjedhjen e tyre;do te besoja se ne vendin tim po fillon te funksionoje demokracia.
    Financimet ,nga brenda shtetit,te partive jane nje histori tjeter e shemtuar dhe e demshme, qe legjitimon klientelizmin kamorrist te tyre.Per mua duhet ndaluar.Paraja legale e fushatave,qe del nga buxheti i shtetit,duhet te jete burimi i vetem i tyre.Sa me e fryre te jete nje fushate elektorale aq me i madh do te jete deformimi i votes se njerezve.
    Cdo njeri e ben kollaj bilancin e nje qeverisje dhe te nje oferte te re politike.Ky bilanc eshte i qarte ne jeten e familjes se tij.Perse u dashkan atehere tam-tamet e fushatave me supershpenzime?Per te pjerdhur trute e njerezve? Kjo eshte e pamundur;atehere mbetet se duhet te behen per te krijuar alibite e fitoreve jo-legjitime.

  7. Nadia Shabani says:

    Poshtersi dhe dallaveret e kriminelit Sali Berisha per te mbajtur pushtetin me cdo kusht i shpiku dhe votat e gabuara se nuk pati asnje vote te gabuar ato i futen naten keta te mallkuar. Ne Tirane fitoj Edi Rama kurse keto companite mafioze te lobimit vetem se bene lojen e Berishes, pra jane te korruptuara dhe duhet te ndalohen me ligj sepse prodhojne vjedhje dhe rezultat fallso te sistemit zgjedhor.

  8. C’jan kjta lloj lopcaresh qe shetisin interrnetit ktu se spo e marim vesh fare . Po ti mer shoki malok baje nji koment si tka porosit baca i shpellave ,he na rruac o mustaqe tymosur e mos ofendo te tjeret ktu .

    okatnar e di ti cdo me than ky emri jot lexo me poshte uoj kola or taj;

    KATNAR (kola) NENKUPTON PERPJEKJEN E NATYRES PER TE NDARE kolen NGA LOPA E SJELLE NE QYTET ME VOTU BACEN sali !

  9. LILOLABJA says:

    Lora sdo i hiqja asnje presje komentit tuaj .
    Podesta ben ligjin ne kete vend dhe per sa kohe Podesta te talle b……n me parate e shqiptareve vota jone asnjehere nuk do lexohet drejt .Sjemi bufa as bare nuk hame e dime shume mire si i fiton zgjedhjet ky krimineli yne ,ti puth kemben Podestes se te ish per kete popull do ja kish ngritur kembet per 5 minuta .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje