Atë pasdite korriku po pija qumësht nga gjoksi i nënës time porsi një i pangopur. Ishte dita e dytë që kisha zbarkuar në këtë jetë dhe etja bashkë me urinë po më gërryenin fyt dhe stomak. Nga perdja e syve të mi mjegullshëm shikoja nënën time tek më këqyrte dhe buzëqeshte e drobitur. Pastaj me duart e saj më fshinte bulëzat e djersës mbi ballë e më fliste sikur të më njihte prej vitesh.
Ndërkohë u hap dera e dhomës ku ne qëndronim në maternitet dhe afshi i një djerse të konservuar u shpërnda bashkë me zërin e trashë të dikujt që foli rëndë:
-E ka zënë gjumi?
Ishte babi im të cilin po e nuhasja për herë të dytë gjatë dy ditëve të jetës time. Nëna i ktheu një përgjigje të thatë “Jo”, e i bëri shenjë të ulej edhe ai pranë nesh.
-Jam mirë më këmbë, shtoi babai dhe zgjati duart drejt meje.
-Lere të pijë dhe pak qumësht, tentoi të kundërshtonte nëna, por babi më rrëmbeu porsi një lodër dhe më ngriti lart paralel me fytyrën e tij.
Koka im u var pak majtas dhe ndjeva se buzët u jargavosën me pështymë dhe qumësht. Babai më kishte ngulur sytë e më kundronte krejt i habitur ndërsa mami tentoi të ngrihej nga krevati ku rrinte shtrirë.
-Çfarë ke që e shikon fëmijën ashtu, lere rehat se e hëngre me sy.
Rreth kraharorit tim e nën sqetulla ndjeja gërvishtjet e duarve të ashpra të babit të cilat ndryshe nga temperatura e muajit ishin të ftohta, shumë të ftohta, akull. Mundohesha të kristalizoja më tepër shikimin për të bërë dallimin mes fytyrave të prindërve, por perdja gri ngjitur pas kokërdhakëve të syve të mi më shfaqte vetëm silueta të vagullta.
Ashtu me mua ndër duar babai iu afrua më tepër hapësirës nga ku futej dritë dhe hopa….
Ue çfarë qejfi, ue çfarë kënaqësie. Mushkëritë po më vibronin nga adrenalina, një tis ajri më puthte përkëdhelshëm fytyrën, qumështi që kisha pirë dilte nga stomaku im i vogël dhe shfrynte nëpër gojë dhe vrimat e hundës, zemra godiste si e çmendur kockat e brishta të kraharorit tim, një flutur dhe një zog shtangën mbi ajër tek panë sesi unë fluturoja krah tyre…ue, ue çfarë qejfi.
As klithmt e mamit që tejshponte dhomën e maternitetit e as poterret e shumë grave që ishin varur nëpër dritare nuk ma tërhoqën vëmendjen. Unë po fluturoja, po çaja ajrin e nxehtë të atij korriku, po lumturohesha dyfish e po thithja oksigjenin e duhur që më kishte munguar 9 muaj rresht.
Ue, ue çfarë kënaqësie…o,o,oooo.
Kaq ishte?
Kush ma ndërpreu fluturimin?
Koka, oh koka.
Çfarë ishte kjo përplasje?
Oh më dhemb krahu, këmba, u mpiva.
Ku shkoi flutura dhe zogu, pse mu errën sytë, dua mamin, dua qumështin, dua babin të më fluturojë përsëri,dua…
Më kishin shtrirë mbi një krevat të madh. Nuk kisha më fuqi të lëvizja as edhe gishtat e duarve. Perdja e syrit të majtë ishte grisur dhe nuk dalloja më asnjë siluetë nga ai krah. Prej shputave të këmbëve ndjeja sikur po mi rripnin indet dhe damarët. Më dukej se tkurresha nga poshtë lart. Eshtrat e kafazit më çponin kraharorin, por dhimbjen që më torturonte nuk e rënkoja dot. Kisha fjalë e gulçima për të thënë në tru pa fund por nuk mundesha ti nxirrja, më treteshin në qiellzë pa dalë ende nga goja.
Dhoma ku qëndroja i shtrirë u mbush plot zëra që mallkonin:
-E hëngërt mortja!
-Baba kafshë!
-O zot ku je, hakmerru ndaj monstrave!
-U prish dynjaja!
-Drogaxhiu, pijaneci, maloku…
-Mos me këto sharje dhe mallkime moj gra!
Qetësinë e vendosi sa hap e mbyll sytë teta Rubena. E njoha nga zëri menjëherë. Zëri i saj kumbues më foli i pari ditën që erdha në këtë jetë.
Rrëshkiti dorën e saj mbi fytyrën time dhe e ndaloi mbi zemrën e cila më ishte mekur. U përkul mbi sytë e pi, më puthi fort dhe mes ngashërimit foli me zë të tjetërsuar:
-Çojeni në morg këtë engjëll!
Pesë orë po më duken shumë këtu. Dua mamin dhe babin, dua të iki përsëri te ajo dhoma me lodra dhe me dritë. Këtu po më zihet fryma. Dua të rri i qetë, këtu çdo sekondë ka vizitorë. Ja përsëri u hap dera, përsëri njerëz dhe zhurmë. Dua të iki te teta Rubena ku njerëzit qeshin dhe fëmijët e vegjël pinë qumështin e mamit.
Këtu vetëm klithin dhe qajnë. Edhe këta xhaxhat që punojnë këtu vetëm me vete flasin. Nuk qeshin dhe nuk të përkëdhelin me dorë.
Orët këtu janë si 9 muajt te barku i mamit. Dua të iki. Dua lodrat që më solli gjyshi, këto nuk janë lodra prej vërteti…
Kur mua më sollën këtu ishte bosh por shpejt u mbush me njerëz që nuk flasin.
Kjo koka e prerë këtu është e një xhaxhit nga Poliçani të cilën ia preu pa dashje një shok te puna, te kombinati.
Ajo vajza e bukur atje ka ardhur me babin e saj. Janë të dy nga Dukagjini. Vajza bëri gabim dhe babi e qortoi me kallashnikov dhe kur e pa që vajza u shtri mbi tokë babi i saj qortoi edhe veten po me kallashnikov.
Nga Dukagjini është edhe ajo vajza tjetër që ri e shtrirë me gjyshin. Po prashisnin arrën në fshat kur tre xhaxha i qëlluan pas shpine dhe ikën me vrap.
Këtë djalin këtu afër krevatit tim e vrau dhe e dogji në pyll shoku i tij. Është nga një fshat i Gjirokastrës dhe mami me babin e tij nuk kanë gjetur ende lekë për një makinë që ta çojnë në vendlindje.
Ato dy vajzat shtrirë pranë njëra-tjetrës janë motra, janë nga Elbasani. Kur po iknin me mamin në shtëpi i shtypi makina dhe po presin që të shërohet mami i tyre që ti marrë te shpia.
Për atë tetën aty më vjen shumë keq sepse nuk i pushon gjaku akoma. E gjuajti me thikë te barku një rrugaç në Tiranë se donte t’i merrte varësen nga qafa, ndërsa ky xhaxhi përballë bëri fjalë me një çun te dyqani i tij në Yzberisht dhe ai çuni e qëlloi, por jo me thikë, me pistoletë prej vërteti.
Dua të iki, dua të iki se u mërzita. Nuk bërtas dot se nuk më del zëri, as të qaj nuk mundem. Dua të iki te mami, dua të iki te babi. Dua qumësht, dua lodra, dua gjoksin e ëmbël të mamit, dua prekjen e ftohtë të babit, dua të fluturoj përsëri…
Ue po i marrin të gjithë njerëzit, po ikin të gjithë. Zhurmë, sirena, njerëz, makina, kuje, arkivole… Ikën, ikën të gjithë.
-Po këtë fëmijën do e marrë njeri?-pyeti ai xhaxhi që qep lëkurën.
-Jo, jo. Ende jo!-vjen mbytur një zë nga fundi i morgut që palos trupin e njomë të një të ikuri.
-Ka probleme i shkreti. Nuk e varrosin njerëzit e babait. Duan t’i bëjnë analizat e ADN-së, dyshojnë te atësia…
Jooooo, mos më lerni këtu. Thuajini babit se i tij jam, thuajini babit se kam qejf të fluturoj përsëri.
*facebook.com/bledi.mane
TE LUMTE Bledi, perfect! Ky eshte realiteti mjeran i ketij vendi te marre fund. Ska më asnje shprese.
Sali Berisha ka “imunitet” ndaj Dioksidit te Karbonit qysh prej Tragjedis se Gerdecit.
Dy ditë perpara se te nisesha per pushime ne Shqiperi,kushurina ime Drita,e cila jeton ne Amerike dhe po kalonte pushimet ne Tiran shkruante e deshperuar ne Face-Book.
“Ah moj Shqipni kur jemi larg mezi presim qe te vijm tek ty ,..dhe kur jemi aty mezi presim qe te ikim”.
Un per te mbajt premtimin qe i kisha dhen halles time para nje viti,e cila do martonte djalin kete fund gushti,dhe me kishte ftuar per te plotsuar disi vendin e tim eti,qe nuk jeton mê,vendosa te vij ca dite me pushime ne vendlindje.
Me date 25 Gusht morra linjen e fluturimit Hamburg-Zyrih-Shkup se cmimi i biletes ishte shum me i lire dhe se udhetimi ishte me i shpejt ne krahasim me linjat qe te sjellin ne Tirane me se shumti nepermjet Stambollit e Lubjanes.
Pasi zbrita ne Aeroportin e Shkupit qe mban emrin “Aleksandri i Madh” ju drejtova taksive dhe pyeta se sa kushton udhetimi deri ne Diber.
Nje meso burre qe fliste shqip mir me drejtoi tek nje tabele ne te cilin ishin shenuar te gjitha tarifat per te shkuar ne qytetet e Maqedonise.
Pasi morrem Autostraden e cila ishte ndertuar sipas nje niveli bashkohor dhe funksional,ku sic dukej ishte menduar dhe per banoret e fshatrave perreth,sepse nuk te zine syri asnje kalimtar anes saj.Pasi lame Shkupin ne ane te majte, ne drejtim te Tetoves dhe Gostivarit shoferi i taksis nje boshnjak i mpreft qe fliste gjermanisht, me tregonte per Radushen e co,fshatrat heroike shpateve te malit,me shumic shqiptaresh.
Pas gati 2 oresh hyme ne Parkun natyror te Mavroves,nje mrekulli e vertet,me pyje shekullor dhe me bukuri te paimagjinueshme.
Qielli blu,gjelberimi,aroma e drurve te shumllojshem,te mbushte mushkrit me oksigjen dhe po ma shtonin optimizem qe bera mir qe lash per ca dite Hamburgun me veren e lagesht dhe shiun qe ka harru te ndaloj,per te marre pjese ne ceremonin e dasmes se kushuririt tim Altinit,te cilit kur lindi,un i kisha kenduar tek veshi emrin e tij,sipas tradites dibrane.
Im vella kishte dale dhe me priste ne anen tjeter te kufirit.
Vapa e nxehte e Gushtit kishte thare gjithshka dhe ujrat e lumit Drin ishin paksuar dukshem.
Pas gati 20 vjetesh po merrja pjes perseri ne nje dasem. Deshira dhe malli qe kisha per njerzit dhe te afermit e mij sikur nuk e trazonin shum rruget e shkaterruara nga dogana e Bllates deri tek “Ura e Cerenecit”.
Bulqiza ime e rrethuar nga malet ishte mbuluar nga tymi dhe flaket qe kishin marre pyjet me dushk,pisha dhe ahe siper minieres se Dhoksit.
Lodra buciste te shtunen sipas tradites,per tja len vendin orkestres ne banket diten e djel,kur parate qe hidheshin dhe shkeleshin me kembe,sikur te benin te besoje se ky vend me te vertet eshte “para-jsa” e botes.
Te henen me vetem 4-5 ore gjume vendosa te shkoj ne Tirane duke ecur ne rrugen teper te demtuar dhe te len pasdore nga Qafa e Bullit deri ne Shkopet,aty ku behet kalimi ne Rrugen e Kombit.
Pas nje dremitje te lehte qe bera,im vella me tha se tani do te bente nje surpriz.
Kishim hyre ne Kamez dhe nje tabel e madhe te paralajmeronte per nje Qytet modern.Shiko ketu jemi ne “Berlin”,ne te djatht “Oslo”,pastaj “Uashingtoni”,”Venecia”….Te gjitha rrugicat qe kalonin majtas dhe djathtas nje te quajturi “Bulevardi Blu” ,dikush qe ndoshta ka humbur lidhjet me realitetin,dhe qe krenohet me fotografin e tij me “Bacen e Shqipnis” ju ka vendos emrat e shum metropoleve te botes se civilizuar.Habitjen time,im vella e largonte me shakate e bente.Ja ku jemi tani ne “Brazil” shiko ato vajzat qe üpop kercejne,..ja ne “Tokjon” e mbushun me kinez,ja ne “Miami” dhe “Los Angelos” ku Cijeta po pregaditet per ne Holliwood,dhe se fundi perfundonte me Rrugen “Berisha” nga ku po dilte nje plake i moshuar me nje “mzat” per dore,te cilin sic duket po e dergonte ne “Amsterdam” tek thertorja apo Bathorja,atje nga ku nje armate e madhe e uritur e nje brezi te ri te papunesh eshte dora e Berishes per te terrorizuar Tiranen.
Kaosi i trafikut dhe smogu i cili ishte shtuar dhe nga djegjet prej gati 1 jave ne pyjet e Priskes, e zymtesonin shum Kryeqytetin e Arberis.
Ne qender majtas ish Hotel “Drinit”,ne nje ndertes te larte te paperfunduar akoma, ishte vendosur nje reklam e madhe ne te cilen shkruhej “Spitali Amerikan”.
Sa domethense esht kjo parrulle mendova.
Aksidentet e panumerta neper rruge ,vrasjet plagosjet a i perballon dot Spitali Amerikan??
Shqiperia ime i ngjan nje Spitali te madh,mbushur me te semur dhe me nje Kryeminister ish-Doktor-Kardiologun.
Por a eshte Shqiperia ime Spital Eksperimental-Amerikan apo Spital Psiciatrik Ballkanik???
Kalimtaret e rruges dukej se i pergjigjeshin me se miri kesaj pyetje me fytyrat e tyre te raskapitura.
Pasi piva kafe tek “Tajvani”,ish “Parku Rinia” dhe hengra darke diku nga ish-“Blloku” shkova te fle gjum ne banesen e te afermit tim tek “Teleferiku” ose “Fresku”,keshtu me dukej se quhej nje zone posht Dajtit qe ishte betonizuar dhe ku te bllokonte hunden era e ujrave te zeza dhe e mbeturinave.Tek kaloja ne kembe siper nje ure te shkaterruar,pa parvaze ansore,shum e rrezikshme per jeten e femijve, e demtuar nga makinat qe kishin transportu materialet per te ndertuar gjith ato pallate,ngjiur me njera tjetren.
Te marten u ktheva prap ne Bulqize.
Rruges vendosa te zbres pak nga mikrobuzi per te bler dicka anes rruges ne Fush-Kruj.
Nje gruaje e cila po udhetonte per ne Kosove dhe kishta ndaluar para nesh per tu qetsu,nje djalosh ja kishte keputun varsen e floririt nga qafa.
Tanime keto veprime jan kthyer ne sport nga kriminelat adoleshent.
Vazhdova rrugen drejt veri-lindjes.Biseda dhe debati me nje besimtar fanatik 25 vjecar,te cilit sic duket muaji i agjerimit ja kishte perforcu ma shum bindjet se Allau esht zoti i vetem ne te gjith boten mi lodhen trut e kokes.
Ndoshta varferia dhe padituria ben qe te besosh ne cdo gje,perpiqesha te mos e paragjykoja bashk-udhetarin tim.
Bulqiza ime po vuan kesaj vere nga thatsira dhe nga varferia.
Uji i pishem vinte ne oren 6 deri ne 7 te mengjesit,keshtu qe detyrohesha te zgjohem heret.Pastaj vinte nga ora 12 deri ne 13 te mesdites dhe 19-20 te mbremjes.
Nena ime shum e merzitur dhe e shqetesuar me dhimbsej.
Tymrat qe era i sillte nga djegjet e pyjeve shekullor te Prates dhe Selishtes ja veshtirsonin frym-marrjen.
“Na helmun,na helmun”,..-psheretinte e deshperuar nena ime,qe ka 1 muja qe esht kthyer nga Gjermania..
“Ketu nuk hapim dot me as dritaren”.
Vapa e gushtit,mungesa e ujit,zjarret qe dikush i vendoste,nji zot e din pse,zhurmat e lodrave te ahengjeve,e sharrave dhe sopatave te banorve,qe pregadisnin drute per dimrin,te cilin e shikojn si shpetim ndaj kesaj vere te nxehte,me kujtonin ate tabelen e madhe ne qender te Tiranes.Po ky eshte Spitali Albanian.
Shqiperia ime po shkrumbohet nga Korca ne Puke,nga Berati ne Diber,ndersa Doktor Berisha veshur me jelek antiplumb, inaguron autostrada qe i ngjajn disi atyre rrugicave ne Kamez .
Keto jan mbresat nga pushimet e mia ne Gushtin e vitit 2012.
Shqiperia po pregaditet te feston 100 vjet Pavarsi,ne zjarr,tym,..ne shkrumb e hi.
Hypur ne aeroplan tek kthehesha ne Hamburg,pyesja veten,
-Cfar ajri thith Kryeministri shqiptar qe nuk shqetsohet aspak per kete katastrof qe ka perfshir Shqiperin???.Po digjen pyje shekullore,vreshta e ullishte.
Ndoshta ajo qe e mban ne pushtet dhe i duhet Sali Berishen eshte “Dioksidi i Karbonit”,prandaj nuk merr masa qe te shuhen zjarret qe po jua marrin frymen nenave dhe familjarve tane.
Cfar ajri thith familja Berisha???
Ato ka fitu imunitet ndaj Dioksidit te Karbonit qysh prej Tragjedis se Gerdecit.
Pyjet jane jeta,mbrojn token nga erozioni dhe thatsira,pastrojn ajrin,por ne Shqiperi jeta nuk ka me vler.
Ika me shpirtin e brengosur dhe me zemren e deshperuar.
Ah moj Shqipni e mjera Shqipni,kur jemi larg na djeg malli,kur vij tek ty na mbyt tymi e na largon zjarri ..qe esht ndezur prej gati 22 vjetesh.
Alfred Vicishta.Gjermani
respekt
Shume i vertete pershkrimi. Fatkeqesisht
Shume bukur pershkrimi.Respekt ”Fred.Dibrani.Hamburg”.
Vetem se fatkeqesia eshte se jo vetem ”BACA” eshte imunizu ndaj Dioksidit te Karbonit,por gjithe Shqiperia dhe Shqiptaret.Prandaj jane edhe si te dehur te gjithe.
respekte Alfred
Fred Dibrani.Faleminderit per kete kartoline te zymte nga vendi jone Shqiperia.E keni shkruar me zemer kete koment.Urime dhe faleminderit per kete pershkrim.Kur e lexova,sebashku me ju,e bera edhe une ate udhetim nga Shkupi ne Diber e pastaj ne Tirane dhe avion drejt Hamburgut.Edhe njehere faleminderit,per kete pershkrim Dantesk te rratheve te ferrit te vendit tone,me ne krye djallin Lucifer,Sali Berisha.
Shyqyr qe lexova dicka reale. Un jam ing. ndertimi, 52 vjec kam dy vjet pa pune,shteti sna jep parate, kam tre femij dhe po pregatitem te iki per gjithmon nga ky vend i bekuar nga zoti dhe i mallkuar nga pushteti.Respekte per shkrimin.
Pershendetje Bledi,
Pershendetje Fredi,
Ti Bledi ke nje Pene shume te mprehte.
Mprehtesine e Penes tende e ka thene nje Komentues ketu poshte:
Ti Zoti Mane je nje Nonda Bulka i dyte!
Nuk dua te shtoj fjale tjeter se ja prishe bukurine krahasimit!
Ndersa per ty Zoti Vicishta, do te komentoj me gjate:
I nderuar Miku im,
Kemi shkembyer bashke mendime tek “Shekulli”.
Ti ben komente shume te bukura, por fjalet e ketij komenti jane nga me te ndjerat, jane fjale Zemre!
Te pershendes dhe bashkohem me vleresimet qe te bejne komentuesit, sidomos do te vecoja Komentuesin Labi Vlore, me mendimet e te cilit gjej plotersisht vehten time!
I nderuar Miku im,
Fjalet e asaj Nenes tende: “NA HELMUN, NA HELMUN…KETU NUK HAPIM DOT ME AS DRITAREN…”
me bucasin akoma ne vesh edhe tani qe po shkruaj keto rreshta…
Por helmi me i madh qe po i injektohet Shqiperise sone te dashur, eshte shkaterrimi total i saj!
Atdheu yne i bukur, Shqiperia jone e dashur i ngjan sot asaj Prostitutes qe e kane blere dhe e kane nxjerre tek Semafori!…
Sali Kodoshi e mban te mberthyer dhe Kodoshet nga e gjithe bota i kercejne me radhe!…
Keto qe them nuk jane aspak fantazi!
Cfare mund te quhet nje vend qe ka humbur Pamvarsine e vet?!…
Cfare mund te quhet nje vend qe i vjedhin Popullit Voten, te drejten elementare qe te vendose se kush duhet ta udheheq?!…
Cfare mund te quhet nje vend qe po plackitet pa skrupull?!…
Po i shiten Minierat, Nafta, Hidrocentralet, Bregdeti, Pasurite, po i pergjysmohet Popullsia!!!
Dhe per ironi te fatit, po digjet dhe shteti Mafjoz ben sikur do shuaj flaket!!!…
Nje vend qe humbet pasurit e tij strategjike, nuk ka me Pamvarsi!
Shikoj shpesh lajmet ne hapsiren gjermanofolese, Gjermani-Austri Zvicer dhe keto shtete qe kane demokraci dhe pamvarsi te konsoliduar, kurre nuk i shesin pasurit e tyre strategjike. Edhe kur lejojne kapitalin e huaj te investoje, ne ndermarrjet jetesore 51 perqind te kapitalit e kane vendasit, qe te kontrollojne ne cdo kohe vendimarrjen!…
Shqiperia po shitet pa asnje kriter!
Nafta qe ja ka falur Zoti, po u shitet Peshkaqenve! (8perqind te saj fitojne shqiptaret dhe 80 % Peshkaqenet! Edhe Nigeria e xaxove nuk e lejon kolonizimin por fitojne vet nigerianet 80 % te Vleres se Nafters se Nentokes se tyre!)
Minierat po ashtu!
Bregdeti po ashtu!
Hidrocentralet qe jane ndertuar me djersen e shqiptareve , po ashtu!
Burimet energjitike sot jane thembra e Akilit, sepse me ato vihet ne levizje ekonomia!
Heren e fundit qe isha ne Shqiperi pashe me syte e mi nje hapsire bregdetare prej qindra hektaresh, midis Nartes dhe derdhjes se Vjoses qe ishte shitur!… Kur shume mire hapsira e bregdetit mund tu jepej vendasve ne parcela te administrushme per te nxitur turizmin familjar sic bejne shume vende bregdetare!
Kur po kthehesha para pak muash nga leja nga Deti Kuq, avioni kaloi mbi Korce, Peshkopi e deri ne bjeshket e Vermoshit. Une qe i njoh teritorin shqiptar me symbyllur, se me ka shpure puna ne cdo skaj te Shgqiperise, po shihja nga dritare avionit Luren, nje nga Perlat e Natyres shqiptare!
Por tani mjerisht, Lures nuk i thuaj dot Perle. Sepse pyjet e famshme te saj jane kthye e nje Kasapane, si Sahara!
Kur cdo njeri e di se pasuria pyjore jane mushkrit e nje vendi!
Por te shikojme prape tek themeli i gjithckaje: Si vleresohet ne Shqiperi puna!
Pa e merzitur lexuesin,po tregoj nje episod te shkurter:
Ne Tirane isha per darke tek nje i aferti im. Punonte vetem e zonja e shtepise dhe me 20 mije leke, ose afersisht 140 Euro ne muaj mbante tre femije te rritur ne shkolle.
A mund te mbahet nje famile me 140 euro ne muaj?
U detyrova qe nje nga femijt ta ndihmoja qe te studjoj student i rregullt ne Austri. Edhe ndonje ndihme tjeter.Por a mbahet shtepia me miell hua?…
E punesuara e shtepise punonte 30 dite ne muaj, pa leje pushimi, dhe po te bente llafe, pronarja e kish ne maje te gjuhes: …po deshe ik se ka puntore te tjere qe presin radhen!…
Kur Shtet Mavria nuk rregullon dot mardheniet e punes, qe te nxitet dhe te paguhet puna, merre me mend se cfare kaosi mund te sundoje!
Pa te provoje nje pronar ne Austri ose Zvicer a Gjermani te mos ta paguaje puntorin sipas rregullave te shtetit?!…
Por Sali “Bolleku” yne nuk ka mendje te merret me ato gjera qe perbejne themelin e shoqeise, por grin sallate dite per dite me Opoziten dhe me mburrjet e tij se po na ben namin duke zene ne cdo fushe vende te para ne Europe e ne Bote!
E te tjera e te tjera, cfare te numerosh me pare!…
Edhe une ashtu si ty Fredi shkoj me gezim te madh ne Vendin tim te Lindjes dhe largohem nga ai me trishtim, me nje brenge te te madhe ne zemer!….
Mafja shqiptare ne bashkpunim me Mafjen Nderkombetare ja kane futur kthetrat thelle Demokracise foshnje te shqiptareve,
ne se do te flisnim me gjuhen e N.Bulkes se ri, Blendi Mane!…
Pershendetje, miqte e mi.
Te lumte dora!
FRED ky Komenti yt eshte per ne Faq te Pare te gjith Gazetave, KOMPLIMENTE, Por ne Shqiperi nuk i ben njeriu pershtypje Asgje, ska njeri Respekt per jeten njerezore, per natyren per kulturen traditen, shkurt e thjesht eshte ai Spitali Psikiatriko-Ballkanik. Jam i Sigurt qe 90% e Komentuseve ketu ne net jane Emigrant, si ty dhe mua.
Kjo video komandon shqiperin http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
realiteti shqiptar pa vernik ( si e paraqesin pushtetaret tane ne gazeta e tv qe i blejne e i shesin sa here duan )
Zotni Alfred,
Vetem nje gje doja t’ju thoja. Cojeni kete si nje shkrim ne gazeta te ndryshme si shqiptarja.com, Gazeta C etj. Eshte nje pershkrim mjaft i bukur te mbetet si koment. Edhe Tema duhet ta botoje ne kroniken opinion.
Falenderime te thella!
—Nuk mund te rri pa dhene komplimentat e mija per komentin taj te bukur dhe realist ne pershtatje edhe me artikullin e z. Manaj —pershendetje
O kusho je fiks.Te uroj shendet dhe duku me shpesh. Ylberi.
Une thjesht do i sugjeroja Faros dhe shtepise botuese 55 ta botonte!
Do kishte shlyer nje pjese te mire te fajit qe ka bere karshi shqiptareve!
Well done Bled!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasandra-midis-berishajve-fahri-balliu.html
Doli prap lopcare me flokete gjemba gjemba lol, ky coban pretendon te ndihmoje nje opozitê tê thyrê ne kurriz duke shkruajtur gomarlleqe te ndryshme
more dythendrak, nuk po kupton qe nuk eshte koha per te mbrojtur opoziten por popullin shqiptar, femijet tane, vendin tone, KAFSHE
o rami
po ik ore derdimen te 55 ose ndonje gazete serbe
O ben dublanti , po me pelqen me shume kjo gazeta Greke ne menyrê qe te iu kundervihem grekofilve si puna jote
+KAQ I TRASHE JE APO BEN KASTILE?
Kush s’ka lexuar Nonda Bulken, le te lexoje Bledin, e njejta pene e rafinuar dhe i njejti sarkazem çarmatues. Flokegjembi Bled dhe Nonda jane te dy nga i njejti vend, Permeti, zone e pazonja te ngjalle e te ushqeje urrejtje tek “lopçaret”e vet, edhe per mendje ndritur si ky RAMY yne, per te cilin mund te ngrejne koken lart e te mermerisin: “fale zot per mendjen qe ka”
e c’te them. mbaruan fjalet. kam para syve realitetin e pershkuar dhe me duket sekur jam jashte kesaj gjeje dhe e shoh sic pershkruhet, sikur kjo gje nuk ndodh ne vendin ku une jetoj cdo dite. shume e dhimbshme. kur do ndryshoje?
“Migjen” i pleksur me satire!
Shume tragjike!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/sali-berishas-recollection-gerdec-march.html
Jooooo, mos më lerni këtu. Thuajini babit se i tij jam, thuajini babit se kam qejf të fluturoj përsëri.
Mallengjyese!
Nuk e di nese Sali Berisha i lexon keto shkrime, dhe nese po, nuk e di se c’ndien. I rreh ndopak zemra(nese ka) i mblidhet ndopak lemshi ne fyt… eh c’them dhe une, fyti i tij eshte ndertuar vetem per te share e uleritur, eshte bere kallo,… nuk ndien dhimbje te tilla njerezore…
Te lumte penda o Bledi Mane! Shume bukur i ka permbledhur te tera ngjarjet mostruoze qe kane ndodhur keto muajt e fundit. Fatkeqesisht kjo eshte panorama Migjeniane e Lulit te vocerr( tashme si nje foshnje e shkrete) qe eshte kthyer perseri ne skenen shqipetare pas gati 8 vjetesh.
Komentet jane te teperta.Ky eshte realiteti ku jetojme dhemb nuk dhemb.Si marr me vesh Shqiptaret, kaq pak dhe sa dhimbje kemi shkaktuar..Vaj halli te ishim nja 20 milion ne cdo kishim bere..
Shumë e dhimbëshme dhe trishtuese…
Por edhe shumë e vërtetë
ti duhet te jesh kkkkk,por kkkkk me syze……..dhe kjo perben problem madhor per ata qe te kane prane[familja,gruja,shoket],sa per ne te tjeret,st’arxidia mas………..
rreplika ime ishte per [qytetar/gomarin]……
njerez si Bledi i mungojne Shqiperise.
Well done Bled!
sa per Kolen mos e rruj shume se ca thote,se nese nuk eshte vete Havari
do jete nje nga Havaret ose zagaret me sakte qe lepijne kockat qe hedh sa andej ketej Mulet e Saliut…
Quhet Gji o Bledi dhe jo gjoks, kur ne te pi nje femi. Ndaj dhe na quajne gjitare… Ndryshe do na quanin gjoksetare. Gjoksi eshte hapsire disi me e madhe Bledi, dhe ne te jane te vendosur edhe gjinjte.
KLM
turkofagos!!!! qellimit te tij ja ka arritur, po e lexoni !!!!!!
Njerez si Bledi i mugujne shqipnis se e kane zene vendin gomeret si puna jote turkokaco. Na le rehat o pit….h seme ne hallet e tona dhe merru me hallet e tua .
Hej,hej Bledi kuvendon vençe ashtu si gjyshi i vet ne Verçishtin e larget midis maleve te Dangellise ku te linte me goje hapur me historite qe tregonte dhe keshtu mesonte brezat e rinj te burreroheshin dhe te zgjidhnin hallet qe jeta u vinte mbi supe.Ndoshta Bledi nuk arriti ti degjoje muhabetet e qeta te gjyshit te tij por sa here qe vinte me pushime ne fshat vetem mana te kuq hante se gjyshi i kishte mbjelle dhe hante si i pa ngopur si qumeshtin e gjirit deri sa nje dite u rrezua dhe theu krahun….ndersa babai itij i shkuli veshet se tani manat nuk ishin te gjyshit por te kooperatives dhe nuk kishte marre leje.Ndersa diten tjeter babai i Bledit e mori dhe e hipi ne qafe dhe mori te perjeten e qafes se llopusheve neper rripat e Frasherit,lajthite e Taborrit dhe e zbriti ne Permet dhe e rriti me çdo te mire kete çapken ,i dha shkolle,e qortonte rrepte prandaj dhe sot Bledi flet e shkruan mire.Mane je ne rruge te mire,godit fort çdo te keqe e maskarallek te dallkaukeve ne pushtet,jargaveceve qe te ngacmojne rruges me kobure dhe qendro larg kurverive mediatike,politike e hajduterive.Thjeshtesia eshte arma jote ,kurajo eshte plumbi qe godet shpirterat e liga,miqesia dhe sinqeriteti jane armata jote ndaj vazhdoje betejen ashtu si e ke menduar se mbas teje radha eshte e gjate.
Bo bo ia bete bigrafine ketij bledit. e kam shok feminie.ka lindur ne frasher te permetit ne 8 mars. jepni info te sakta. mos keqinterpretoni. bledo jam d.k, te pershendes. dil na vizito ndonjeher ketj nga oslo norvegji se ti na ke sjell:-)apo je bo vip tani e nuk mbahesh?
Bravo Bledi qe na shkunde duke na treguar ku jetojme cdo dite. I lexon ky sharlatani Rama keto qe shkruan Mero dhe Bledi? Nuk ka faj bota qe nuk e mbeshtet kete sharlatan dhe na ka lene mbi kurriz nje kriminel perves qe ka dhe Familjen si veten, se Rama eshte nje lloj tjeter perversi nga ky qe kemi mbi kurriz, qe nuk te vret po as nuk do tja dij kur te shikon qe vdes. Eshte fatkeq se nuk di cte bej dhe nga ta nisi. Mjere ne po nuk doli ndonje Avni Rustem se Zoti nuk na e ka ngene ne shqipove plehra.
Shume prekes shkrimi, e lexova me nje fryme dhe mendja me fluturoj tek foshnja qe fluturoj vertete nga kati i katert dhe mu keput shpirti. te vjen per te qare me gjithe keto lemeri, sidomos me vrasjen e femijeve, nje foshnje edhe armiku me i keq nuk i vret kurse ne po leme nam me gjithe keto krime.E lexon artikullin dhe mendja te shkon tek femijet e ngujuar qe nuk mund te shkojne ne shkolle se i vrasin, te shkon mendja neper cepat e rrugeve ku kriminelet mund te te vjedhin dhe vrasin se jane te lire ta bejne se nuk kemi shtet, ndjen eren e tymit kudo neper Shqiperi se u dogjen te gjitha pyjet kombetare. Nje qendisje e mire e Bledi Manes, bravo Bledi!!!!!
Te dyja pershkimet jane te drejta.Ne ate gjendje eshte katandisur Vendi yne,Shqiperia ,nena e te gjithe shiptareve,te mire dhe te keqinj.Te miret jane katandisur si mos me keq,kurse tekeqinjte e pasur jane pasuruar edhe me shume: Te pasurit nuk interesohen as per ujin as per ajrin,as per djegiet,qe jo vetem perhapin tumin ,sepse tymi dhe mjegulla u lervedisin atyre sepse mbulojne deshtimet e tyre ne cdo fushe ,dhe pasurite e tyre,Ata largojne vemendjen nga mashtrimet e perditshme qe perhap propaganda e tyre bajate. Ata nuk interesohen as per ujin ,as per ajrin se ata i hipin makines dhe i gjejne ajer te dhe uje te paster ne Podgorice,Shkup dhe neper vendet klimaterike te botes, ku i kalojne pushimet cdo vere.Kurse te varferit i numrojne leket ne fund te cdo 15 diteshi si ne kohen e Enverit.Por te pakten atehere nuk flisnin sepse ashtu ishin te gjithe,nuk kishte ndyshime te medha,si sot.Atehere uji dhe ajri ishin te paster nga uji i Selites plasnin tubat e ujit neper apartamentet,kurse sot nga shterimi i ujit tubat kane zene ndryshk dhe kur vjen uji nje gjysme ore vazhdon shperlarja e ndryshkut dhe nuk mbetet kohe per te marre ujin e paster se uji iken menjehee ,Keshtu qe banoret edhe ujin qe vjen e pijne si llum kafeje. Kurse per pasterine e ajrit ,atehere ne ishin vendi me i paster dhe i qete ne bote,se i kushtohej shume vemendje ruajtjes se mjedisit.
E bukur Bledi, tani tregona dhe historine tende kur ishe ne koqet e babait.
Ja po e nise une me nje histori te Nastradin Efendiut qe ti ta kopiosh dhe si gjithmone te na e shesesh me vone si nje shkrimin tend sic ke bere deri tani me autor te ndryshem te huaj qe ju mere shkrimet dhe stilin duke e tjetersuar ne nje shqip-pacamuren tende qe shpesh here e boton ketu tek Tema duke pretenduar se je gazetar klasi.
U zgjata shume me duket, ku e lashe? He, tek historia e Nastradin Efendiut kur ishte ne koqet e babes se tij. Ja si e tregone Efendiu historine e tij kur ishte ne koqet e babes.
-Nje here, kur isha ne koqet e babes tim u ndodha ne siklet te madhe! Filloi te tregoi Efendiu. Shpesh here babai dhe nena ime benin fjale dhe nuk flisnin me njeri tjetrin per nje kohe te gjte, keshtu qe, babai per te cfryr koqet shkone shpesh-here me nje kurrve te mehalles. Gjate aktit seksual kur vinte koha e oreksit te babes per ta derdhur brenda , une (Efendiu), qe mos te dilja dobic, kerceja si plesht nga nje koqe e babait ne tjetren. Keshtu i kam shpetuar disa here per bukuri tentatives se babait per te me hoqur qafe si dobic me kurven e mehalles.
Ja kjo ishte o Bled. Tani beje nje copy/paste dhe shite si nje historin tende, me titull “Kur isha ne koqet e babes tim!“. Sigurishte qe Kalorsi i Zi dhe Turkofagot do cuditen dhe do te duartrokasin
Koment injoranti..
D.m.th.,sipas trunit tat te Keq,te Ndyre dhe Cinik, kjo historia e ”topeve te babait” duhet me u shpall EKSKLUZIVITET i Nastradin Efendiut tat?!?!?!?!?!?!?!?!?!?
D.m.th.,askush nuk paska te drejte me e perdor, kete territor imagjinar,si piknisje te udhetimit te vet,aq me teper kur ketu flitet per menyre letrare te te shprehurit????
Nuk me thua,mor trim,mos t’a ka dhi ndo1 here BledMane ty dhe qysh prej atehere e ke marre inat????
Lene Bledin,dhe shiko BARBARIN/ET qe ke mbi krye se jane ata qe po t’a pallojne jeten tate.
Do thoja se te tille publiciste jane te rralle ne kte vend
e pa me te voglin dyshim do thoja se bledi eshte nji nga te vetmit
qe megjithmend mundet te quhet i tille ,nderkoh qe te tjeret
mbushin vetem faqet e gazetave per te plotesuar fletet e tyre ,me tregime e pralla nga me absurdet .
Do ti uroja shume suxsese autorit ne punen e tij si profesionist .
O kola.o prostitute pa dhembe,o gojore,o zvarranik i pushtetit fashist,po çfare ka thene Bledi Mane ketu qe nuk eshte e vertete more kelysh me baba te paindetifikuar.O prostitute e sistemit diellor,o kurve pazaresh 500 lekshe,po ik andej nga 55-a e Fahri paçes o trap se na i felliqet dhe nje vend ku mund te shkembejme mendimet tona.Ju jeni gabime te natyres,sepse jane krimba si puna tuaj qe po e gryejne Shqiperine çdo dite.Jeni ju qe ia merrni frymen ketij vendi o druvare pa sepate.O kola,po sa je ti o e vjelle pijanikesh,Bledi Mane ka topin e majte or çun,dhe sa eshte Ramy shoku yt,Bledi Mane ka topin e djathte,kurse sa eshte Berisha juaj me gjithe krimbat e tjere te marre se bashku,Bledi ka ate te mezit.Vazhdo o Mane,te lumte pena,je ushqim per shpirtin tone te brengosur.Zoti te dhente gjithe te mirat ty dhe familjes tende.Shqiperia nuk ka vdekur.Perdhunojau trute ketyre bastardeve or Bledi,se keta bastarde na kane perdhunuar shpirtin 22 vjet.Bjeru derrave ne koke,se ashtu e duan.Le tu djege bytha palaçove zvarranike.Faleminderit o Bledi.Je i nderuar e i respektuar.
Sa kam qesh…E bukur…
100% dakord me ato qe ke thene.Respekt.
Vetem se me sa kam pa une,sa me shume t’i injorosh keto Krijesa te mjera,me shume u pelqen dhe kthehen gjithmon,e gjithmon me komentet e tyre bajate sepse thelle thelle duan t’i abuzosh me shume.U pelqen,sepse Poshterimi eshte si Oksigjen per trunin e tyre prej pule.
Lermontovi ne poezine shpreehej:- Jam nje copez dheu i jot Rusi. I madhi Dritero Agolli do te çimentonte: Jam nje plisi yt Devoll. Poezia e Blendi Manes: -Kjo eshte Shqiperia.
Bravo Blendi Mane!
Bledi, me kete shkrim shume lehte mund te quhesh Migjen i rilindur.
kemi nevoje te shihemi ne pasqyre njehere ne jave… faleminderit.
cudi ai shkrimtari i “madh” (qe shtyn mutin me shkop ne paris)si nuk hap goje per realitetin llahtar te shqiperise.
Po, z. ,,Marko”! Fatkeqësisht, kjo është Shqipëria e sotme. Aspak e kohës migjeniane të viteve ’30 por e kohëhrave më të zymta të mesjetës të vonë(1500-1700). Por dhe e keqja e ka një fund. E këtë fund do ta shpejtojë të vijë Rinia e pastër shqiptare e kudo ndodhur. Asnjë shpresë nuk duhet ushqyer nga disa ,,komentatorë”- mercenarë pa pagesë të antishqiptarit më të egër të këtyre 100viteve të Shqipërisë-Shtet-Sali b.Respekt Bledit për skicën prekëse dhe shkruar bukur!
Ua sa kohe paskam pa lexuar gjera te bukura! Paraqitja e realitetit mbahet mend gjate, kurse sharjet jane krejt pa efekt dhe lavderimet harrohen shpejt. Duke shkruar per realitetin ndofta shqiptaret do te zgjohen nga gjumi i vdekjes!
Te respektoj Bledi!
Te njejtin pershkrim si e ka bere Alfredi nga DIBRA, per Shqiperine ton te dashur ,kishte bere dhe nje SPANJOLL qe jeton ne Lucern te ZVICRES kur kishte shkuar kete vere per pushime ne SPANJE tek te afermit e tij.Bravo Fredi edhe mbreti dhe kryeministri Spanjoll kane IMUNITET NGA DIOKSIDI I KARBONIT.
me pelqeu jasht mase tregimi ! nuk duhet te merzitemi e te themi se ja cfar shteti kemi ne ! keto jane fenomene te vete sistemit kapitalist qe ne kerkuam dhe po e ndertojme me nje kosto qe pak shtete te tjere kane paguar si ne ! ustai qe ne kemi zgjedhur per te ndertuar kete shtet kapitalist nuk mer vesht nga kjo pune , po hajt ma e morem me miqesi e dallavere .po nuk i prishem pune europes e amerikes ,nuk e vret njeri mendjen per ne .mbajeni ustain , mire e keni, ne nuk na prish shume pune ,ai na respekton ,thone agallaret e botes ! vetem kurajua jone do te ndryshoje kete usta ! po ce do nuk kemi kurajo na vjen zor ti themi ik .keshtu vepruam me tjetrin e mbajtem pesedhjete vite jo pak, dhe do e mbanim akoma ,po ai iku e na la , mire na e beri . kemi mbetur popull pa tru ! truri i popullit jane sindikatat ,ato i ka nen kontroll ustai . ato organizojne popullin dhe e drejtojne ,ato ia fusin ustait dy kembet ne nje kepuce . po tek e fundit le te rrije se mire jemi une per vere ne pune jam . po ta ngre zerin me heqin prej saj dhe ku te mbytem pastaj? …………………………………………… te pershendes blendi mane !
Dukesh nga menyra se si i mban floket se cfar natyre je.Cudija eshte me keto qe te lavdojne e te mbajne ison,sepse,po te ishin ne kohen e tyre,do te te kishin nxjerre ne DACIBAO,e do te kishin derguar prej veshi te berberi.Po sot keshtu ia don puna,jeni bere aleate,ashtu sic prpozonte Mustafa Nano…Me ashtu si njihesh,me gojen e paster dhe figuren qe ben,po te te kisha ne lagje nuk do me behej as nje pershedetje te ta jepja..
Kronikë e kohës sonë.
Kronikë e kohës së Sali ziut.
Bravo Bledi e Tema. Po i shpëtoni shpirtin këtij vendi.
Sdi cte them!
Kjo kryeveper e qe shpreh makabritetin qe na ka mberthyer te ben te qash ne mes te zyres.
Loti te del edhe pse mundohesh mos ta japesh veten.
Bledi emri juaj do lartesohet ne nivelet me te larta te intelektualeve shqiptar ne te ardhmen. Kur mos e humb kete dore te arte, sepse kjo dore tregon ndergjegjen tende.
“Kush e ka mallkuar popullin tim” mendoj se duhet te jete titulli i nje shkrimi te te madhit Blendi. Kthehesha me makine nga Franca (Bretanja e vogel) dhe gjate gjithe rruges pashe vetem mrekullira qe kane bere njerezit e atyre vendeve. Kush e ka mallkuar kete popull?
mr G. meriton pergezimet me te medha per komentin,,,,lopcari mane me spicy hair
O kola,
me ty eshte e kote te merresh. Ik ne forumet e talebaneve dhe mos u fut ketu se ste leverdis me te sharat qe do hash.
O rrote. Kap thelbin e artikullit o idiot. Bledi mane mund te kete bere gabime ne jete, ashtu sic i ka deklaruar vete. Ai te pakten pati guximin ti thote pislleqet e veta dhe e ka shprehur pendimin e tij. Po keta plerat qe kemi ne politike e qe po drejtojne kombin, jane monstra qe po e cojne kete popull ne veprime ektreme te pakonceptueshme.
Po cte sqarroj ty une, o taleban. Njeri qe kenaqesh me nje mjeker deri te loqet dhe me traditat arabe qe kerkoni te fusni ne nje komb europian.
Juve eshte tju vesh dinamitin e tju zhdukesh sic e bene spanjollet ne mesjete duke zhdukur cdo lidhje qe kishin talebanizmin islamik.
Shko shiko televizionet egjiptiane qe po dalin grate me shami ne koke.
O ju dhjefsha mu ne kulture.
bledi mane trafikanti, po terbon dynjane me ket publicitike. ke cmendur edhe femra por edhe meshkuj. shumica e ketyre komentusve qe te shajne jane burra dhe nuk ta shprehin dot simpatine por gjejn menyre te dhunshme. mos ki merak keta te dun me shume. ti je dhe i bukur dhe i zgjuar dhe 20cm. hahaha i madh je
Faleminderit ,Faleminderit ,Faleminderit
Jam shume e privilegjuar qe kam mundesi te lexoje keto shkrime perfecte te Bledit .Kurajo Bledi ne misionin tend fisnik .
Pse e ke zgjat kaq shum mor burre: kjo mund te permblidhet me dy fjal “pun malokesh”. bukur.
or Kole, sa shume gjera qe di! Di, p.sh., edhe sajesen apo ngaterresen per Mitat Havarin. Bre, bre, bre…ç’mendje e rrafinuar.
A more Edi po sheh endra ne djell me duket puno shum e leri llafet se do te ler Sala me gishte ne goj si je tani e do maresh arratin pastaj edge nga aprtija
Blendi, me ke plasur zemren me kete artikull. Je I fuqishem si Migjeni. Po te ra rruga ndonjehere nga Hollanda me qejf do e pija nje kafe a haja nje darke me Ty.
hahahaha,eshte per tu habitur por disa turkoshake komentues duke mos pranuar rrealitetin e hidhur shqiptar[pershkruar aq sakt nga shkrimi i te madhit Bledi] nuk ngurrojne te shprehin mllefin e tyre ndaj autorit!!!madje arrijne der aty sa thone;Bravo Bledi,kete kerkon edhe antishqiptari[tourkofagos] pra ‘percarjen e shqiptareve”….!!!!!
Per keta turkoshqipfoles nuk ka rendesi pasqyrimi rreal i gjendjes ne shqiperi,mjafton ti bien legenit;O sa mire,me qene…korrake!!!!
O Zot,sa plehra i bejne hije kot tokes shqiptare……….!
O KOLE.Si saliu edhe ti ne bathore,jeni kadavrat e kesaj shqiperie.
Ti,o tukofagus,pervec shpirt zi,percares i gjithanshem:fetar e kombetar dhe armik i hapur ndaj Shqiperise dhe shqiptareve,qenke dhe fare i trashe nga trute e i pacipe,se i pa fije kulture as nuk diskutohet:Un vete qe po shkruaj jame i krishtere,por e ndjej veten shqiptar si gjith bashkatdhetaret e mij,pamvarsisht besimeve fetare apo shtrirjes krahinore.Nderkohe konsideroj armiqsore cdo perpjekje per percarje sic veproni ju.Ja sa i zgjuar e i besueshem jeni:Cilson percares ndaj ata qe me te drejte te cilsojne ty si te tille,qe ne cdo koment qe ben e ne cdo fjale qe thua nuk shpreh gje tjeter vecse urrejtje,percmim e mallkim ndaj popullit shqiptare.Duke u hedhur ne krah te Manes i nxorre bojen edhe atij te shkretit gazetaruc,si agjente bashkpuntor te ngarkuar me misjon ndaj vendit tone,gje qe shihet qarte,sepse s’i keni aq mend sa te dini te maskoheni,te pakten…Gjithsesi,te jeni te sigurte se mundi kot do tu shkoje,si gjithmone…