Petro Koçi: Thashethemet për parti të re nga e majta, mesazh shprese për Berishën

3 Shtator 2012, 18:25Politika TEMA

Kryetari i PSV 91, Petro Koçi, ka deklaruar se thashethemet se nga gjiri i së majtës mund të dalë një parti e re me në krye Fatos Nanon janë mesazhe shprese për Sali Berishën. Koçi tha se është koha për tu bashkuar fort rreth koalicionit të majtë.

“Thashethemet për krijimin e një partie tjetër nga radhët e së majtës përbëjnë një mesazh shprese për maxhorancën që sundon vendin dhe sidomos për kryeministrin ne detyrë Sali Berisha.

Copëtimi i mëtejshëm i së majtës mund t’i ringjallte shanset për mbijetesë elektorale klanit oligarkik që ka kapur shtetin dhe arkat e tij. E majta nuk ka nevojë për krijim partish të tjera, por për bashkim parimor rreth koalicionit Aleanca për të Ardhmen,” tha Koçi.

“Iniciativa ndarjeje në këtë fazë të procesit politik në vend do të dëshmonin papjekuri dhe verbëri politike. Opozita gjithnjë e më shumë po tregon ndërgjegje kombëtare dhe ndërgjegje shtetare. Kjo ndërgjegje kërkon solidaritet dhe viti politik nuk lejon gabime. Kurrizi i popullit nuk mban dot më gabimet e shkuara të së majtës. Nëse tani është koha për tu bashkuar fort rreth koalicionit të majtë, pas zgjedhjeve duhet të shihet mundësia e bashkimit të forcave socialiste në një parti politike.”

15 komente në “Petro Koçi: Thashethemet për parti të re nga e majta, mesazh shprese për Berishën”

  1. Hahaha! Po a nuk iku per vete ky duke krijuar nje particke te re?

    1. BQ (jo byth q.) says:

      E hapi kete mode Ramiz Alia, qe me partine Ekologjike te rahmetliut Namik Vehbi Fadile Hoti dhe s’permbahen me keta, po nuk i futem te gjithe bashke, pa dallim, te kopshti zoologjik!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/mastro-gepetto-dhe-pinoku-fatos-nano.html
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/mastro-gepetto-e-pinoku-sali-berisha.html

  2. NAIMI says:

    Te lumte Petro! Keshtu duhet vepruar per ti dhene dermen kriminelit me te medh qe ka njohur Shqiperi mavria qe po hiqet zvare.Po a eshte i nje mendjeje me ty edhe “Qori i Podes” qe mender teje naka care bY……en prej 8 -vjetesh duke i sherbyer Saliut ? ! Nese edhe ti ke mendimin qe PS-ja dhe aleatet e saj aktuale qe kane bere opozite te beshkohet me LSI-ne atehere me degjo mua se PS_ja po shkon drejt shkrirjes dhe do te katandiset se PS-italiane e te ndierit KRAKSI. Mos lejoni kure nje gje te tille.bAZA E UREN HAJDUTIN iLIR mETA DHE nuk do tua fale kurre.Veri ne vesh kete fjale qe po te them se nuk do te jate per keq. Te fala Naimi.

  3. Agimi says:

    “..Kurrizi i popullit nuk mban me”.

    Bukur e ke thene zoti Petro.

  4. Zeni says:

    Me vjen mire qe Petro Koci qenka penduar qe ka formuar nje particke,e cila u shkeput ashtu si edhe Ilir Meta nga partia meme.Krijimi i partickave familjare si ajo e Metes,Kocit dhe si ajo qe do te krijoje dallkauku Nano con uje ne mullirin e banditit Berisha,i cili nuk e tha kot se e majta do te vije ne fuqi pas 3o vjetesh,Ashtu sic kane filluar ndarjet ne particka,jo per 3o vjet por as per nje shekull e majta nuk do te fitoje.Fitorja vjen vetem duke u bashkuar .Qe ne kohen e tij Skenderbeu e dha nje shembull te tille me anen e shkopinjeve te ndare dhe te bashkuar.Por politikanet karrieriste te PS nuk e kuptojne kete.Ata luftojne vetem per veten e tyre,per te zene nje post te rendesishem,bile edhe ate te kryeministrit ,sic donte Meta ne zgjedhjet e vitit 2009,i cili per “inat te sime vjerre vajti e fjeti dhe po flen me mullixhiun Berisha>Vetem bashkimi do te sjele fitoren e se majtes.sepse sado qe Berisha te perdore manipulimet ,do te jete rritja e votave te se majtes ajo qe do te vendose.

  5. Shqiptar says:

    Petro me shume se sa shprese per Saliun, krijimi i nje partie te re nga Nano ka futur ne panik dhe fikur cdo shprese milioneret socialiste, se nuk po shohin asnje shprese per te rifituar parate qe do te hedhin ne fushate. ishalla nuk ta kane vene emrin ne liste per donacion, se ke per tu hedhur menjehre ne ndihme te Nanos.

  6. I-liri says:

    Po jane ca qe rane nga samari i gomarit te Fatos Nanos, dhe kujtojne se pa ata e majta s’ka te ardhme. Ca Kac Islama, aty lart dhe ndonje K. Sherifi andej poshte, qe ti e njef…

  7. Delli USA says:

    Petro si gjithmon i ndershem,nuk te lidh asgje me batakcinjt,shpresoj te kthehesh ne ps, ku ke qene nje ze i spikatur.

  8. haki koshovica says:

    Ky Petro eshte mire te qepe gojen, se ka perfituar nga PS-a, ne parti dhe ne qeveri me poste shume te larta, ndersa tani ky vete po i bene nder Berishes. Kur ky ky idealist u largua nga PS-a, mendoj se çfare beri, pikeriswht i sherbeu Berishes me shume zell.
    Ik o Petro, dielli juaj perendoj.

  9. NISTJO says:

    DOJA TI THOJA KOCIT TE MARRI NANON E TE SHKOJ DHE AI KU SHKON RAMA TEK POPULLI E BASHKE TE FITOJNE ZGJEDHJET E TE QEVERISIN

  10. edi says:

    Po ti o petro sdi gje se cfare behet se ke dale me kohe jashte loje

  11. Delli USA says:

    Zoterinj,Petro i ka shoket e rralle,beri nje gabim qe i besoj Nano mutit,por te gjithe gabojme,e rendesishme eshte qe ai eshte ne rruge te drejt.Petro duke qene ne kualicion me Meten dhe mund te futesh ne qeveri si ai,por Petroja nuk eshte Mafioz si Iliri Monikes.E njohe dhe e respektoj,eshte nje nga me te miret qe ka pas ps-eja.

  12. a.kapo says:

    Bavo! Ne se a ka seriozisht P.Koci,kjo eshte idea me gjeniale,megjithese me pak e mundeshmja,duke gjykuar mbi historite e hidhura dhe karakterin akoma patriarkal te shqiptareve.Uroj qe te arrihet, sepse partite me dhjetera apo qindra nuk kane bere gje tjeter,vecse kane percare popullin per interesa te individualjare a grupore.

  13. albani says:

    petro koci pati nje besim per pastrimin e partise socialiste, beri gabim qe iku por fakti qe pranon gabimin dhe kerkon bashkim te se majtes, e nderon ate personalisht

    uroj qe te kete sa me shume vota e te jete deputet ne 2013

  14. al says:

    petro per ate gabim qe beri e pranon por shkalla e intelektit qe ka dhe pastertia si politikan duhet ta kthejne p[etron ne ps pasi ai ka rolin dhe kontributin ne momentet me te veshtira te ps . flasin disa kot te karakterizosh nje njeri duhet te kesh te dhena ai e ka treguar veten kush dhe nuk ka bir kurve ta akuzoj per servil; apo per korrupsion pasi petro ka dhe trimeri cdo gje ta thote perball. petro vazhdo sic je dhe mos e rruj se cthojne ca bagla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje