Bode ngrin shpenzimet e administratës, ndalohen prokurimet, trajnimet, udhëtimet e dietat

3 Shtator 2012, 17:22Politika TEMA
Bode ngrin shpenzimet e administratës, ndalohen prokurimet, trajnimet,

E detyruar nga kriza ekonomike, e cila prej disa muajsh ka përkeqësuar ndjeshëm të ardhurat nga taksat, Ministria e Financave ka shtrënguar shpenzimet operative duke nisur që nga tenderët për arsye arredimi dhe rregullimi ndërtesash, shpërblimet, dietat, trajnimet dhe deri te tarifat e telefonave për punonjësit e administratës.

Sipas një vendimi të hartuar në 28 gusht nga Departamenti i Buxhetit, që nga data 7 shtator asnjë institucion i qeverisjes qendrore nuk ka të drejtë që të ndërmarrë tender për prokurim të fondeve buxhetore nëse nuk merr më parë leje nga ministri i Financave, ku njëkohësisht është i detyruar të tregojë edhe burimin e financimit, raporton Vizion Plus.

Më pas, në një pikë tjetër të vendimit thuhet se do të reduktohen me 20% tarifat e telefonisë celulare të punonjësve, por përveç kësaj financat kërkojnë edhe shkurtimin e dietave, udhëtimeve dhe trajnimeve. Ato lejohen vetëm për raste të rëndësisë së veçantë dhe për një numër të kufizuar punonjësish, serish me leje të ministrit Bode.

Shkurtimet prekin edhe pjesën e një fondi të veçantë që kanë institucionet shtetërore, ku 5% e fondit të pagave shërben për shpërblime të administratës apo aktivitete të ndryshme kulturore, ky fond sipas këtij vendimi nuk duhet prekur deri në datën 5 dhjetor, dhe ministra synon të përfitojë nga kjo masë afro 200 milion lekë.

Kjo është hera e parë që qeveria detyrohet të bëjë shkurtime të gjithanshme deri në këtë masë, kjo pasi një nga zërat më problematikë në buxhet gjatë muajve të parë të vitit kanë qenë pikërisht shpenzimet e institucioneve shtetërore të cilat bien ndesh me realizimin e të ardhurave në buxhet. Nga ana tjetër edhe pse ndodhet në një situatë të vështirë financiare, shpenzimet për sa i përket investimeve publike vijojnë të mbeten të njëjta, madje ditët e fundit qeveria është duke miratuar edhe një marrëveshje huaje për përfundimin e bypass-it të Fierit, taktikë kjo e denoncuar dhe më parë nga opozita si një manovër elektorale që po ndodh në prag të zgjedhjeve të 2013-ës.

13 komente në “Bode ngrin shpenzimet e administratës, ndalohen prokurimet, trajnimet, udhëtimet e dietat”

  1. albani says:

    shkurtoj lekat ridvan se e ktheve ne piramide ket te shkrete vend

  2. Sali Kari says:

    Na shpifi kur e shikojme me nje centimeter Vazoline ne fytyre, turp per nje mashkull te fusi koken ne kazanin e vazolines ne mengjes

  3. Baki Gjoligu says:

    Dha e mori kejo qeverisje deshtake dhe legalizoi krizen.E filloi me bllokim fondesh,sjep djeta,ska shperblime,do shkurtoi rrogat dhe me vone falimentim.Bumi turistik i sukseshem po lek nuk pruri.Mjer ky popull me keta hajdut.

  4. LORA says:

    Ja si dolem nga kriza,po na e tregon me ne fund vete bode mendjelliu.
    Nje mendje mesatare e ka kuptuar me kohe humneren financiare,ne kurrizin eshqiptareve, te bodes dhe shefit dhjeraman te tij.

    1. elton says:

      Sikur e kishim shmangur krizen,tani na doli qe po shkurton dhe telefonat.

  5. Ilir says:

    U kam thene qe jeni truzhavore dhe po e vertetoni me shkrimet tuaja. Ekzemplar eshte ky sali kari,ne jete na ndodh qe te rishikojme e gjykojme shume vetveten per ta njohur e permiresuar, por ky sali kari e ka mbledhur mendjen qe eshte i tille dhe ka dale hapur. ta gezosh emer e mbiemer se edhe gjithe truszavoret e tjere si puna jote nen shembullin tend kane per te mbajtur kete mbiemer.

    1. Bato says:

      O Like, te iku biznesi i vazolines ty?

  6. I-liri says:

    Jo vetem shpenzimet dhe tenderimet. Sot ka ardhur nje urdher ne institucione edhe per bllokimin e pagave, deri sa te japin viston sigurimet shoqerore. Megjithate, ne jemi i vetmi vend ne bote, qe kriza nuk ka c’na ben. Ne te vdekur, qe te vdekur jemi.
    A di kush me na thane, ato vilat e SRB-it, ne Vlore, ajo e Nishanit, dhe ajo e Bodes, a u kompletun me kalltuka te rinj. He mor tru bajge lope, qe perdor termin truzhavor… E po kur u be dhe jevgu, asgan…

  7. dritan says:

    Turp i ketij vendi qe Minister i Financave eshte kjo monster,qe sic e tregon dhe fotografia e ketij shkrimi lyen fytyren me xhel dhe vazelinë aq teper sa duket si pasqyre per te bere tualet.Mire thote proverbi”Mos pafte i papari”sepse eshte qose e nuk ka qime ne faqe,ky fshatar i rendomte prej Rakicke,qe eshte fshati me i humbur i Devollit,me nje arsim gjysmak te Universitetit Bujqesor te Kamzes,ku detyra me e larte e tij ka qene llogaritar ne nje fshat te Librazhdit,e qe heren e pare e dogji kete vend me piramidat qe krijoi nga padituria e tij,dhe sot po e fut ne nje krize akoma me te thelle financiare,duke i bere parate e taksapaguesve sic i thote populli”rrush e kumbulla”.Ky si Minister sot ka nje fature teper te larte financiare borxh ndaj individeve qe kane fituar gjyqet e nuk u jep leket,e ju kerkon e ju merr 40% atyre qe jau jep leket.Turp o Monster e keqe,fytyre e qelbur prej fshatari te pagdhendur e hajdut.Fundin e ke para Gjykates per shperdorimet qe ke bere

  8. sazan says:

    Hiqeni nga fotografia kete fytyre te shpifur,qe e kane vene dhe minister

  9. NINO says:

    KU E KE BUMIN E MADHE EKONOMIK O KOK PATLIXHAN ,TY BASHKE ME SALUSHIN BUMJA JU RENTE NE KOKE.

  10. vertet? says:

    po fondet per rinovimin e zyres se bisht fsheses nishanit do i bllokosh?

  11. poli says:

    o palla po pregatiten per fushaten se do hedhin leke te madh.prandaj po shkurtojne shpenzimet gjithandej.duan qe zeri “xhepi personal” te zvogelohet sa me shume se dhemb, dhe te zmadhohet zeri “taksat e budallenjve si ju qe smerrni ere fare nga politka”, jeni palla fare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje