Në nisje të sesionit të ri parlamentar, presidenti Bujar Nishani u ka dërguar një mesazh ligjvënësve. Nishani i uron deputetët dhe u bën thirrje që të gjejnë konsensus për 12 prioritetet e vendosura nga BE. Nishani thekson se ky është një vit i rëndësishëm pasi Shqipëria feston 100 vjetorin e Pavarësisë. Ai shton se në çaste të rëndësishme politika ka treguar se di të gjejë konsensusin e nevojshëm.
Nishani u bën thirrje deputetëve që të miratojnë heqjen e imunitetit. Ai shton se deputetët duhet të hapin rrugën për një proces zgjedhor normal.
Mesazh i Presidentit të Republikës me rastin e çeljes së sesionit të shtatë të legjislaturës XVIII të Kuvendit të Shqipërisë
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë,
Me rastin e çeljes së sesionit të shtatë të legjislaturës së tetëmbëdhjetë, dëshiroj t’ju përcjell urimet e Presidentit të Republikës për një punë të mbarë të punimeve të këtij sesioni që po nis!
Në Shqipëri, ku funksionon demokracia parlamentare, Parlamenti është zemra e demokracisë, vendi ku prodhohen ligjet, që e bëjnë funksionale demokracinë dhe shtetin ligjor.
Kuvendi i Shqipërisë është vendi i debatit, konkurrencës, paraqitjes së pikëpamjeve, alternativave, por dhe i konsensusit e vendimmarrjes.
Kuvendi i Shqipërisë, gjatë viteve të sistemit politik demokratik ka në fondin e tij një kontribut të jashtëzakonshëm të grupeve parlamentare, por edhe të shumë deputetëve, të cilët me profesionalizmin, maturinë, qytetarinë dhe vizionin e tyre kanë lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e parlamentarizmit shqiptar.
Të nderuar deputetë!
Ne jemi në prag të festimeve të 100-vjetorit të themelimit të Shtetit Shqiptar, një çast kyç ky në historinë tonë.
Ky çast përkon edhe me një rrugëtim që kemi nisur prej disa vjetësh, aq shumë të dëshiruar dhe që të gjithë bashkë e konsiderojmë si alternativën e vetme: integrimin evropian!
Në këtë rrugëtim, nuk jemi vetëm, kemi mbështetjen e duhur të aleatëve dhe miqve tanë euroatlantikë.
Ne vijmë në këtë çast me disa arritje historike, që kanë shënuar kthesa të rëndësishme në funksionimin e demokracisë në vend.
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, lëvizja e lirë e qytetarëve në hapësirën Shengen dhe arritjet në procesin e integrimit evropian janë gurë të rëndësishëm kilometrikë që janë bazuar dhe bazohen në merita.
Përpara nesh kemi sfida dhe detyra të rëndësishme.
Vullneti dhe dëshira për ta pasur vendin tonë një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian kërkon kontribute reale.
Në këtë kuadër, nxis forcat politike të punojnë bashkarisht për të arritur realizimin e detyrave të rëndësishme të parashikuara në 12 prioritetet e Bashkimit Evropian, përpara daljes së raportit të përparimit të Komisionit Evropian për Shqipërinë.
Dëshiroj me këtë rast të nënvizoj rëndësinë e angazhimit të të gjithë deputetëve në heqjen apo kufizimin e imunitetit si një kontribut të vendosjes së një standardi politik dhe ligjor të nevojshëm për një shoqëri dhe një vend që aspiron vlerat evropiane të shtetit ligjor dhe të së drejtës.
Vijimi i angazhimeve të nisura nga të gjitha palët në ligjet e rëndësishme të lidhura me reformën në drejtësi dhe me jetën parlamentare, do të shënonte një kontribut të merituar për shtetin shqiptar.
Ne kemi në dorë fatin tonë dhe duhet të bëjmë gjithçka për të arritur këto standarde në një kohë sa më të shkurtër të mundshme.
Përvoja jonë në këto vite demokraci tregon se kemi ditur në çaste të rëndësishme, të dialogojmë dhe gjejmë zgjidhje të arsyeshme për sfidat, me të cilat jemi ndeshur.
Unë jam shpresëplotë se si përfaqësues të forcave politike, ju do të gjeni kurajën dhe mençurinë për t’u ngritur mbi interesat politike partiake dhe do të arrini konsensusin e nevojshëm për çështje me interes kombëtar dhe në interes të qytetarëve tanë.
Të nderuar deputetë,
Konsensusi i dëshiruar politik, dialogu, toleranca dhe bashkëpunimi i synuar do t’i hapin rrugë një procesi normal zgjedhor ku parashikohet të hyjë vendi ynë në vitin e ardhshëm.
Në përfundim të këtij mesazhi, më lejoni dhe njëherë t’ju shpreh urimet e mia më të sinqerta për mbarëvajtjen e suksesshme të sesionit të ri parlamentar që ju sot po nisni dhe t’ju garantoj se tek Institucioni i Presidentit të Republikës do të gjeni një partner të besueshëm, të orientuar thellësisht tek Kushtetuta dhe ligji, në realizimin e sfidave mjaft të rëndësishme në këtë 100-vjetor të Pavarësisë!
AAAAAAHAHAHAHAHAHA, AAAAAAHAHAHAHAHAHA! NA MUNGONTE GJINI I PORTOKALLIS!
NA E BAJ PAK EDHE BILANCIN E VIZITS NE KOSOVE TE BAJM PAK GALLAT SE MEDIAT SHQIPTARE NA MYTEN ME DO KRONIKA TE ZEZA!
http://imazheshqip.blogspot.com/
normalisht, jari vazhdon te flasi si deputet i pd-se.
Iku dhe ky. Dy te luajtur mendesh ne krye te shtetit. Ajde degjoji dite per dite ne gazete dhe TV. Te dy. Ne nje vrime i bien kavallit. Zoti duhet te vere dore, ne rast se zoti mendon edhe per shqiptaret.
Letra e plote e Presidentit tone Gjysmak ishte kryekeput propagande qeveritare alla-Majlinda Bregu apo Sokol Olldashi.E mjera Shqiperi.Mos u habisni kur te shikoni Bujarin ne fushate te zgjedhjeve te vitit te ardhshem me mesazhe nga Presidenca per Popullin e tij.
mos ja vini VESHIN SE ç’thote ,,,eshte i semure????????DO zoti nuk semur edhe popullin…eshte VIRUS..AJDE BEJME NJE lutje te gjithe bashke qe zoti ta sheroje nishanin nga FAQJA e shqiperise
Ja , foli edhe ky shurraku me pampers!
Ik o legen pras-ident se ti je invalid gezo ato milionat qe te dha baci saliu si ne vend te kempit edhe mos ha shume m…..
Fitoi vendin e pare tek lojrat paraolimpike ne Londer.Tamam si mustaqet e Hitlerit,o te dhjefsha mustaqet.
E KUSH JEP URDHERA NJE DERDIMEN QE SE KOMANDON VETEN DIKUSH IKA SHKROJTUR NJE COPE LETER E FOLI I NDJERI O NISHAN NUK JE PER PRESIDENT SE SALIU TE KA SHKELUR ME KEPUCEN ME MUT E TE KA BERE PIS E TI I THUA FALEMINDERIT PRANDAJ MOS DIL NE POPULL SE NUK TE DUAM 95 PERQIND TE THANE LEGEN KUR FIRMOSE ZER ARREN E MOS NA JEP MENT
iku i pari qe fliste me heshtje tani ky i veremosuri sa i kane vene kaseten a diskun e inxhizuar nga psikopati Sali qe te flase deri sa te vije ai tja ndroje si inxhizimin dhe kariken me rota qe do i sjelle nga Sllovenia e kini per ta pare mustaqe miun pasaj.
NE MERITOJME, KRYEMINISTER HAJDUT, MERITOJME MINISTRA HAJDUT, POR NUK MERITOJME 1 PRESIDENTE GABEL… MUTI
Filloj dhe Nishanlliu fushaten elektorale,burre me mustaqe i ze vend llafi,e ku pjerdh ai nga Saliu perkundrazi, sala e ka pjerdhur me kohe.
Shfaqia e kinoteatrit shqiptar me teme:”TANZICIOI” filloi me bileta te lira,spektatoret te fillojne hyrjen ne teatrin e Parlamentit te tiranistanit.
Regjizoret Ruci & Patozi ju urojne mirese ardhjen.
Shyqyr or Sytki se s’kishim c’benim.
Une e di qe Nishani i ngjan çarli çaplin por mos i thoni njeriu sepo ta mare vesh ai i behet qejfi.( ecen njesoi si ai dhe flet si ai ) komplimenti ” talenteve ” te PD
komplete legen,sja vare askush.
O cuni nje kafe desha…ohh sa te mire e kemi ket kamarierin, shikojeni paska bere dhe dush e krehur mustaqet.
Kjo copa mishit me 2 sy e nje dore nuk eshte presidenti im!!