
Departamentet ku janë punësuar fëmijë, vëllezër, motra, nipër e mbesa politikanësh
Familja
Mbesa e guvernatorit: Mbesa e vetë guvernatorit Ardian Fullani punon në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave në BSH
Nipi i guvernatorit: Nipi i guvernatorit Ardian Fullani punon në Departamentin e Burimeve Njerëzore në BSH
Mbesa e gruas: Mbesa e bashkëshortes së guvernatorit Ardian Fullani punon në Departamentin e Informatikës në BSH
Ka një arsye që i përligj shpenzimet e luksit në Bankën e Shqipërisë. Zyrat e shtrenjta, pagesat për ushqim e deri për aktivitete sportive janë favore që i gëzojnë një numër i madh familjarësh të njerëzve me pushtet politik në këtë vend.
Bij, bija, motra, vëllezër, kunetër e kunata të pushtetarëve janë të punësuar në administratën e Bankës së Shqipërisë, ku njerëzit paguhen dhe trajtohen si në asnjë institucion tjetër.
Burime brenda Bankës së Shqipërisë i treguan gazetës “Shqip” lidhjet nepotike të disa nëpunësve në departamente të rëndësishme të administratës së BSH.
Një nga emërimet e fundit me lidhje në politikë është ai i vajzës së nënkryetares së PD-së dhe Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, në Departamentin e Kërkimeve. Ndërkohë mësohet se vajza e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, ministrit të Financave Ridvan Bode, punon në Departamentin e Stabilitetit Financiar në BSH.
Në Departamentin e Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë punon djali i një tjetër funksionari të lartë të PD-së, ish-nënkryetarit të Kuvendit Fatos Beja, i cili është aktualisht kryetar i Komisionit Parlament për Politikën e Jashtme.
Në BSH punon edhe djali i ish-kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, republikanit Robert Çeku. Djali i Çekut mësohet se punon në Departamentin e Kontabilitetit.
Edhe kryetari i PD-së, Kryeministri i vendit, Sali Berisha, e ka një të afërm pranë guvernatorit. Kunata e tij është këshilltare e Ardian Fullanit.
Në radhët e nëpunësve të Bankës së Shqipërisë mund të gjesh pastaj familjarë të pushtetarëve të të gjitha niveleve. Të paktën tre nga zëvendësministrat e qeverisë së koalicionit PD-LSI, Eno Bozdo i METE-s, Ylli Manjani i MPPT dhe Alfred Rushaj i MF kanë njerëz të punësuar në BSH – dy të parët motrat, i treti kunatën.
Burimet brenda Bankës së Shqipërisë i thanë gazetës “Shqip” se në këtë institucion janë punësuar gjithashtu të afërm të kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha, të prefektit të Tiranës Kletis Kruja, të ish-kreut të ALUIZN-it dhe ish-deputetit demokrat Shaban Memia etj.
Lista e nëpunësve të BSH-së me lidhje në politikë është e gjatë dhe përfshin edhe ish-funksionarë të së majtës, si Ylli Bufi, që ka të punësuar vajzën dhe Xhoana Nano vëllain. Në BSH mësohet se punon gjithashtu edhe një nga mbesat e udhëheqësit të fundit të PPSH-së, Ramiz Alia.
Ndërkohë, burimet e gazetës bëjnë të ditur se në poste të rehatshme në BSH janë emëruar edhe persona nga rrethi familjar i vetë guvernatorit Ardian Fullani. Kështu mësohet se një nga mbesat e bashkëshortes së guvernatorit punon në Departamentin e Informatikës. Një mbesë e vetë guvernatorit punon në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, ndërsa nipi i tij, në Departamentin e Burimeve Njerëzore.
Numri i nëpunësve të Bankës së Shqipërisë me lidhje direkte apo indirekte me persona të pushtetshëm është më i madh, por çfarë u numëruan më sipër janë fakte të njohura për të gjithë në administratën e fryrë e të mirëpaguar të këtij institucioni që ka për detyrë të kujdeset për paratë e shqiptarëve.
Gazeta nuk disponon prova dhe nuk ka pretendime se emërimet e sipërpërmendura janë bërë në mënyrë të jashtëligjshme. Por logjika e thotë që diçka nuk shkon, kur sheh se sa shumë njerëz të lidhur me politikën kanë zënë vend në karriget e paguara shumë shtrenjtë me para publike. Ky realitet mund të shpjegojë në njëfarë mënyre edhe mbështetjen e fortë që gjeti në Kuvend Ardian Fullani, për të marrë një mandat të dytë në krye të Bankës së Shqipërisë.
Politika
Vajza e Jozefina Topallit, nënkryetares së PD-së dhe Kryetares së Kuvendit, punon prej disa muajsh në Departamentin e Kërkimeve në BSH
Vajza e Ridvan Bodes, ministrit të Financave, punon në Departamentin e Stabilitetit Financiar në BSH
Kunata e Sali Berishës, Kryeministrit të vendit, punon si këshilltare e guvernatorit të BSH
Djali i Fatos Bejës, ish-nënkryetarit të Kuvendit, punon në Departamentin e Mbikëqyrjes në BSH
Djali i Robert Çekut, ish-kryetarit të KLSH, punon në Departamentin e Kontabilitetit në BSH
Motra e Ylli Manjanit, zëvendësministrit të Punëve Publike dhe Transporteve, punon në Departamentin Juridik
Edhe kryetari i PD-së, Kryeministri i vendit, Sali Berisha, e ka një të afërm pranë guvernatorit
Shpenzimet
Të dhënat nga bilanci zyrtar i bankës tregojnë se shpenzimet e personelit në Bankën e Shqipërisë janë rritur me gati 40 për qind krahasuar me vitin 2009
Favoret
Ç’përfitojnë nëpunësit e BSH-së
Punonjësit e Bankës së Shqipërisë, jo vetëm që janë më të mirëpaguarit në vend, por kanë edhe benefite të tjera. Si askush tjetër në këtë vend, kush punon në Bankën e Shqipërisë ka të drejtën të aplikojë të marrë kredi nga vetë banka me interes 0.5 për qind. Ky nivel konsiderohet më i ulëti, madje të pastrehët kur marrin kredi nga shteti, paguajnë interes 3 për qind (kategori e caktuar). Në “qeverisjen” e guvernatorit Ardian Fullani, Banka e Shqipërisë ka dyfishuar stafin dhe fondet për shpenzime personeli janë rritur çdo vit, sikurse edhe për pagat, duke kapërcyer 1 miliard lekëshin. Kështu në vitin 2009, shpenzime për personelin ishin 950 milionë lekë, kurse në vitin 2012, sipas të dhënave zyrtare nga buxheti i miratuar i vetë bankës, ka arritur në 1.3 miliardë lekë, pra 400 milionë më shumë, ose 30 për qind më tepër. Në shpenzimet për personelin, BSH përfshin edhe kompensim për ushqimin, si dhe financim për aktivitete sportive në shifra tepër të larta. /Shqip
Keni harruar gruan e saimir Kodres, kryespiunit te Berishes………qe i ben shpenzimet sikur te jete shejk arab…….
Qellove si kalama o Koci.
E ngatarron moj ” zonje” e ka emrin Milo ai personazhi apo nuk ta kane thene ne mbledhjen e komitetit te rinise se ppsh ……..gjej ,menyre tjeter per ti mbrojtur hajnite e tyre……..
Kaq shume u hutove o koci, qe Manen e ngaterrove me Milon, por kot nuk thone qe mosmirenjohja eshte mekati me I rende ne kete bote
Kot sa flisni se nuk keni c’ju beni ketyre jooo.
Sa te kemi opozite ..Internacionaliste, keta do bejne pall ariu .
Me mire keta te gazetes Tema te krijojne nje parti opozitare, dhe do jene shume me efektive se opozita e PS-se
Zonja lulushe, ai qe thua ti, mbase por une……mirnjohje….sa per te qeshur…shikojeni vehten ne pasqyre dhe do te shikoni shemtimin tuaj por edhe te pasurise tuaj…..dhe flisni per mirnjohje…….
Do te ishte shume sikur ta filloje nga vetja……, shikohu ne pasqyre, do te te vleje….., dhe shikohu mire, ndoshta do te te sjelle kujtesen ne vend.
Kush Saimir,ai i fiksit?
Familje monstrash qe bejne shtet monstrash!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-nr-1.html
Kjo eshte loja. Prandaj kane thene qe edhe me palle do t’i fitojne zgjedhjet po te jete nevoja. Kush e leshon parajsen vet?! Lufta behet ndermjet atyre qe mendojne per “Familjen” dhe barkun dhe atyre qe mendojne per “Kombin” dhe shtetin. Prandaj keta te dytet i quajne sektare, antiperendimore, antiglobaliste etj.
enverit keta ti rruajne topet se ai nuk ishte as hajdut dhe as renegat
Mos u beni merak se ky eshte si saliu i ben me vendime kolegjiale qe mos shkoje ne burg per asgje. Per saktesi atje punon edhe vajza e Bamir Topit e punesuar kur babi ishte president, natyrisht me nje shkolle shume te “besueshme” sic eshte Luarasi.
Po keta te punesuarit me mami e babi a e plotesojne kriterin kryesor, ate te barcoletave te ndyra? Se z.guvernator ate di, se sa per shkolle, me gjithe “ndihmen e cmuar” te babit, me mes. 4.95 e ka mbaruar.
Keta “keshilltaret” qe paska rreth e rrotull si nuk e keshillojne te lexoje disa here perpara se te dale ne konferenca, ato qe i shkruajne, se lexon shume keq, nuk merret vesh cfare do te thote. E madje derisa paska kaq para le te marre nje instriktor te te folurit skenik, sic bente dhe Borgjezi Fisnik i Molierit. Keshtu se paku te dije te respektoje presjet e pikepresjet dhe pikat ne fjali.
Kur do te vije ajo dite, qe te shpetoje ky popull nga keta te trashet ne drejtim?
Shtoni edhe vajzen e Bamir Topit
Nepotizm ose tarafllek ne institucionet e shtetit kjo eshte demokracia qe votojme ? Nuk mjaftohen me rrogat dhe privilegjet e paimagjinueshme qe i krijojne vetes por duan te rehatojne edhe soj e sorrollop keta te pangopur.Po te ishte koha e Enverit keta te babaezitur do perfundonin ne pranga ose para toges se pushkatimit. A nuk e shohin se duke vepruar keshtu po e cojne vendin drejt humneres? Apo i kane siguruar parate e tyre dhe do te largohen si zagaret neper evrope ku mund te blejne pasuri dhe te jetojne si konter keta hajdute me cizme. Keta shushunja qe po fryhen me gjakun e ketij populli do vije dita qe do i paguajne me gjak demet qe po i shkaktojne ketij vendi. Mos ta leme Shqiperine te behet me keq se Greqia nga keta politikane kriminele e te babezitur se atehere do jete vone.Nese Enverit ju terhoq zvarre monumenti ketyre qelbesirave do ju terhiqen zvarre kerrmat e tyre te flliqura.
O ju te gazetes .Po nuk i kapen ato keto lloj postesh ,do ti kapin te tjeret ???????
As mos te te shkoj mendja
Po pse me ja q.. robt ça kan çunat e gocat qe shkollohen jasht apo ato brenda, me pak se kto lloj bundrash ???????
nuk mjafton denoncimi:duhet edhe nje propozim ligji per ndalimin e nepotizmit ne administrate,edhe kete duhet ta beje ose deputetet (opozite ku je?) ose nje levizje qytetare nepermjet nje referendumi!
PUSHT-etaret e kane shnderruar ne prone private admininstraten, te afermit e tyre zgjedhin te punojne ku t’u doje qejfi, kryesisht neper Ambasada jashte shtetit dhe ne Banken e Fullanit. Te tjeret nuk kane shanse per pune te tilla, ose duhet te emigrojne jashte shtetit, ose duhet te mbledhin skrap ose duhet te vrasin veten.
ky eshte blloku i ri, blloku sali qenit.
O Tema fatkeqesisht keto lajme e ndodhi te perditshme i lexojne apo nuk i lexojne nja 50 vete ketu se shumica e popullit bageti nuk lexon ose edhe sikur te lexoje prape s’do te beje asgje se pasiviteti ka pushtuar ate vend dhe ata njerez dhe e gjitha kjo nga vete injoranca e ketij populli se nuk jau vuri kush ne krye me zor keta plehra po i pranuan njehere me vullnetin e tyre dhe here te tjera nga indiferenca e tyre. Tani nuk ka ngelur gje tjeter vetem te numerojne bemat e trimave te Sali protopapes deri sa ti marre shpirtin zoti se per njerezit ai jeton edhe 1000 vjet.
FULLANI E KOMPANI JANE KRIMINELE TE FSHEHUR TE VENDIT
Me te vertet ka ardhur koha te analizojme dhe te vleresojme se cili
regjim ishte me i mire per popullin ;socializmi apo demokracia!fjala eshte per demokracine ne Shqiperi.Valle kete demokraci paska kerkuar
pardesybardhi,mjeku i bllokut,servili i Sokol Hoxhes e Simon Stefanit ?
Valle per kete demokraci paskan menduar,qe te hane me luge floriri vet,e populli te mos haje kafshaten that.Keta shpirt sipushtetar,prandaj e shajne sistemin e kaluar per te mbuluar poshtersite e veta qe po i bejne ketij populli? Pse na paska qene i keq ai sistem ,sepse nuk lejonte njerez te afert midis tyre ne nje vend pune ,pa le te nje familje, e demokracia na lejokerka qe titullari i institucionit te mbledh niper e mbesa ,njerz te titullarve te larte ne nje institucion? Nuk paska djem e vajza te popullit te thjeshte te drejten te punesohen ne B SH.? Methoni bashkqytetar te Tiranes ,dukeqene se keni jetuar me afer femijeve te byroisteve te sistemit socialit,ne cilin institucion ishingrumbulluar femijet, grate ,niper e mbesa? Qe edhe keta persona kane te drejte te punesohen nuk
ka as me te voglin diskutim.Po pse ne te njejtin vend ? Prandaj nuk e hapin gojen Sali Berisha,Jozefina Topalli,Ridvan Bode ,pa le papagallet e servilet e tipit Majani,Cupi….. per keto privilegje llomatisin cdo dite.Prandaj ngre menca,hotele,klube sportive,shetitje turistike ,kompesime ushqimi se punokerka kush punokerka ne banke?
Ke te drejte o Fullan se dhe po te duash te kundershtosh,menderja nuk ta mban.Ke te drejte.Jam i mendimit se edhe banken nuk e drejton ti.
Po ti moj Ermelinda Meksi,qe populli te ka zgjedhur vazhdimishte deputete perse hesht per kete gjendje te bankes?Moos valle pe gjithe ato para dhe tu mbull goja nga habija? Si duket ke patur me shume fitime ketu se sa deputete. He more zoti Besnik Mustafaj,ky ishte ai
politikani vizionar qe te la pershtypje ate nate kur zoti Sali nuk shkoi ne shtepi po te studentet? Je i kenaqur me politikanin vizionar?
Kjo eshte demokracia Europiane dhe Amerikane qe ju kerkuat ne 90 -ten?
Kjo eshte demokracia qe shkaterruat meindustri,bujqesi,ushtri,aviacion ,aresim, shendetesi,e flote detare? Kjo qenkerka drejtesia ne demokraci te shiten veprat qe u ndertuan me djersen e popullit e parate ti marrin pushtetaret? Kjo eshte demokracia qe na donit ju pardesybardhet qe pencinistet u “rritet”pensioni(nuk eshte rritje pensioni po ceshtje inflacioni qe e bene egjithe bota po nuk e quqn rritje),kurse ju merrni miliona? Ne craport qendronte rroga e byroisteve me ate te populli ? Une di se nje marangos apo dhe shofer ne NN Skrapar merrte edhe 2fishin e rroges se drejtorit. Doni ju s’doni ju per kete raste sistemi i kaluar ishte me i mire.Do me quani
komunist?Per kete problem jame plotesisht komunist dhe me ate sistem’.
Bamir Topi ka dhe nipin ne BSH (djali i vellait)i punesuar po ne kohen kur ishte president, dhe ne kundershtim me rregullat e BSH qe nuk lejojne kusherinj te pare te punesuar ne BSH. Me kete rast i dha (pra e ripunesoi) mandatin e dyte guvernatorit.
Pa harruar qe ne saje te te djalit te Robert Cekut te gjitha raportet e KLSH kane vene note 10 me yll per BSH dhe kane mbyllur syte para cdo abuzimi. Te mahniste mbrojtja qe inspektoret e KLSH i benin ketij gv-je
Po ai nuk ka lene pa dorovitur dhe te majte, mbesen e Moisiut, brezin e trete te bllokemeneve te nivelit te Mehmet Shehur & co., gruan apo bashkejetuesen e vangjel tavos … gerrmoni se gjeni jo qen te ngordhur por plot gjera
Lajmi eshte mjaft I mire (por ai qe pritej) dhe I vonuar.
Çështja ngelet qe Fullanit dhe te gjithe ketyre krimbave te ndyre te punesuar nga ai nuk do tu hyje asnje gjemb ne kembe – në mos Rama premton publikisht qe:
1. Fullani do te ndiqet penalisht dhe nga ana administrative deri ne fund per maskarralleqet qe ka bere ne mbeshtetje te regjimit duke grabitur pasurite kombetare.
2. Te gjithe keta ndyresira te vegjel (te PD-se apo PS-se do te shkarkohen ne menyre shembullore (nese nuk ikin vete nje ore e me pare) dhe kredite qe Kane Marre ti paguajne me interesin normal te tregut Ose te pakten mbi 3 % qe paguajne te pastrehet – dhe qe ky interes duhet te nise qe nga dita e marries se kredise.
Kjo duhet te ishte drejtesia qe shqiptaret kerkojne.
BRRAVO KOLONJA PLOTESISHT DAKORT ME TY KESHTU DUHET THEN E VERTETA,SE NDRYSHE NUK DALIN NE DRIT PUNA E KTYRE GANGSTERVE DHE HAJDUTEVE QE ABUZOJN ME PUSHTETIN.
Aleanca Kuqezi te pergatis dosjen e Fullhanit. Ne burg e ka vendin!
Po C Aleance leshi do pergatisi dosje te gjitha keto parti qe dolen tani duke perfshire AK partine e Topit e ku di une sa te tjera jane krijesa te Sales per te percare te majten e Rames dhe popullin e deri tani ja kane arritur me sukses.Prape ka per ti marre zgjedhjet Sala me kete popull sylesh e keta politikane te majte syleshe .Bravo i qofte.Ja edhe sot doli lajmi qe Fatos Nano po mbledh ca plera te tjera per te krijuar parti te re.Na ka marre lumi thuaj.Mos guxoje njeri te me thoje disfatist se keshtu jane gjerat dhe do vertetohen me kohe.
shume i sakte shkrimi. ne fakt une e shkrova si sygjerim ne koentin tim tek shkrimi per premiot e fullanit per sportin . kerkova qe te shihen bierat, por nga ky shkrim jane evidentuar veten disa nga e djathta. po vajza e topit, mbesa e mojsiut, vajza e fagut…etj etj pse nuk shenohen?! Eshte mire qe te evidentoni edhe ata. ATJE MUND TE PUNOJE VETEM AI QE KA LIDHJE ME PUSHTETARET DHE MIQTE E FEMIJET E SHOKEVE TE FULLANIT. SI KA MUNDESI KJO? NE CILIN VEND NDODH NJE GJE E TILLE?! TURP !!!
fEMIJET E NJEREZVE TE THJESHTE, SADO MIRE QE TE KENE MBARUAR DUHET TE RRINE PA PUNE
Kjo eshte “marrja e pushtetit” dhe per kete luftojne politikanet shqiptare.
Po para shtate vjetesh kush ishin punesuar ne Banken e shqiperise? Pse nuk po na i tregon ato dhe nxirri emrat jo me hamendje opozitare shpifese.hajt te na rroj (Opozita) qe po na “lufton” korrupsionin
Ore mentor, po ju sikur jeni me te mire se socialistet, apo jo? Pse e krahasoni veten me ta, na tregoni nje here si e keni shkerdhyer shtetin, pastajmerruni me e shkuaren!
Keni harruar dhe dashnoret e tyre. Se politikanet (meshkuj apo femra) kane dhe dashnore apo dashnor. Nuk rrin pa i punesuar, se u rriten shpenzimet me pas ….
Nepotizmi i ka zene frymen administrates kudo por kjo nuk sherohet me populizem dhe me lufte klase.Politika e punesimit vuan ne cdo etape semundjen e militantizmit.Fullani ka paguar shume tanxhente per tu zgjedhur dhe rizgjedhur maja eshte pagesa me punesimin e gocave dhe cunave te baballareve Per hir te se vertetes punesimin dhe administrimin e puneve te bankes e ka ne dore vetem Fullani dhe stafi i emeruar nga vet ai.Fullani nuk pjerdh kend ne bank dhe zonja Meksi eshte pakice .Vendimet i vendos shumica me vota si ne parlament. Nuk kam dyshime per qendrimin e saj kunder zullumeve. Opozita ne parlamet mund ta shkarkoj Fullanin kur te vij ne pushtet .Kurse nga komentet tona dhe me kte maxhorance atij asnje gjemn nuk i hyn ne kembe.
Po pse mo ku mendoni ju se do i çojne femijet keta pushtetar ne ushtrine e Haxhi Qamilit (Gjeneral pa breke Gjunkshit)?. Mos e dhente zoti. Ne ushtri shkojne femijet e fshatareve pa toke se klase punetore nuk ka, kurse ne BSH vene elita e shoqerise. Hallall. Kjo do te thote pronar ne pronat e shtetit. Kjo eshte demokracia qe ne kerkuam. Ta gezojme.
je 1-shhhhhhhhhhhhhh.
meriton vetet nje post si gazetar investigativ. nuk e di cilat jan burimet e tua por je vertet i papar urime
Nuk ka mbetur vrime haleje pa u zene.
Jan kthyer institucionet shtetrore dhe vete shteti ne PRONE PRIVATE – dhe kjo merr drejtim ne premtimet qe bene ne vecanti PD e LSI ne momentin e fushates se zgjedhjeve – pse vetem BSH ?!po ti shikosh me kujdes keto !! – e merr vesh mire se cbehet e si behen lidhjet .
kredite qe i ka marre gruaja e aleksander frangaj ne banken kombetare jane te pa para
Kjo eshte dhe nje tjeter arsye se pse keta dy parti qe e kane monopolizuar politiken gjate ketyre 22 vjeteve, te largohen, dhe ekzemplare te tyre te perballen me drejtesine per shume zullume, dhe ne rastin konkret, nepotizmin e peshtire qe kane krijuar, grabitjet dhe parate e futura ne xhep me pa te drejte, ti kthehen popullit. Ne se kjo do realizohet nga AK, do jete nje dite fatlume per popullin, dhe e mbare per kombin.
Qe jane te punesuar te djathtet apo femijte e tyre, bejne shume mire se ndryshe nuk munde te kuptohet ndryshimi i pushtetetit, si thoni ju ti lene te majtet te drejtojne administraten? atehere cu kuptua ndryshimi me vote…..por kete Fullanin perse e mbajten…kjo eshte per tu diskutuar………kjo per mua eshte e pa drejte apo me mire e dyshimte……