Çekët zbulojnë një rrjet trafiku për dokumente falso. Mes tyre dhe shqiptarë

2 Shtator 2012, 10:26Politika TEMA


Policia çeke në një operacion të realizuar ka vënë në pranga një rrjet ndërkombëtar, kryesisht ballkanas, që merrej me falsifikimin e dokumenteve dhe krimin e organizuar.

Autoritetet çeke informuan se janë arrestuar 17 veta, të gjithë pjesë e një rrjeti kriminal, që merrej me falsifikimin e dokumenteve personale, si pasaporta, leje qëndrimi, patenta shoferi dhe dokumente tjera. Këto dokumente siguroheshin edhe përmes zyrtarëve çek të policisë, të cilët janë në hetime, ndërsa shuma për pajisjen me këto dokumente shkonte në 1800 euro për copë.

Hetimet rreth këtij operacioni të koduar “Poker” kanë zgjatur mbi 18 muaj, ndërsa grupi i organizuar mes tyre edhe shqiptarë, maqedonas, çekë, bullgarë, ukrainas, egjiptianë dhe të tjerë po vepronin mbi 10 vite.

Nga dokumentet e sekuestruara ka rezultuar se anëtarët e këtij grupi ishin të specializuar në ndryshimin e dokumenteve ekzistuese, por edhe në prodhimin e dokumenteve të reja. Grupi, i cili ishte i stacionuar në Pragë, prodhonte dokumente të falsifikuara dhe për në Slloveni, Bullgari, Belgjikë, Holandë, Finlandë e Danimarkë, të gjitha me një cilësi shumë të lartë dhe të vështirë për t’u dalluar. Seti i dokumenteve që përmbante pasaportë, kartë identiteti dhe patentë, arrinte deri në 1800 euro. Policia Çeke është duke vijuar sërish hetimet për identifikimin dhe ndalimin e të tjerë personave të përfshirë në këtë organizatë, të cilësuar si një prej më të mëdhave e më të rrezikshmeve në Evropë.

6 komente në “Çekët zbulojnë një rrjet trafiku për dokumente falso. Mes tyre dhe shqiptarë”

  1. Fran Gjoka, Merdit says:

    E dha ene gazeta 55 online Ajazi e ka zbulue(qe ka nja dy vjet pa u perditsue)
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/visho-canadian-reborn.html

  2. Argita_B says:

    Grupi ishte i perbere nga maqedonas, çekë, bullgarë, ukrahinas egjiptianë dhe te tjerë…..
    Përse duhet shkrojtur ne titull policia çeke arreston shqiptarë!!!
    Thelbi i ketij artikulli eshte se nje pjese e nenpunesve çeke Jane te korruptuar, si pjesë e KE-se dokumentat zyrtarë çekë nuk janë te besueshem po kurresesi fakti qe ne mes ketyre ka patur dhe shqiptarè!!
    Te manipulosh dike nepermjet dijes quhet perversitet dhe mungese e madhe ndershmerie intelektuale.

    1. Arbeni says:

      “Argita” moj:Grupi ishte i perbërë nga shqiptarë,maqedonas,çekë,bullgarë,ukrainas,egjiptianë dhe te tjerë.Lexoje më mirë,dhe kuptoje,pastaj komento.

      1. tourkofagos says:

        eshte bjonde dhe i duhet ta lexoi disa here per ta kuptuar…..pune bjondesh!

      2. Argita_B says:

        Arbeni,

        Problemi eshte se ti nuk lexove ate qe une shkruaj!
        Titulli i nje artikulli duhet te kete nje lidhje te ngushte me thelbin e artikullit, dhe jo me nje detaj pa rendesi te tij.
        Lexo ç’fare shkruaj me siper, banda eshte e pervere prej 10 nacionalitetesh, eshte perfshire administrata çeke, pra jane ata qe fabrikojne dokumentat fallco dhe titulli fillon me shqiptarin qe ushte ne bande..

        Ps. tourkofagos, çuni kapterrit kam ven re qe sta var me njeri as ketu, e pe si ishte bere Himara kete vit, kembe njeriu, po nuk folet shqip sju vjen me tironsi atje.

  3. WTF says:

    Shume lajmi madh qenka. Ne fund te fundit vetem detyren kane bere, dhe aq me teper pas 10 vjetesh!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje