Abuzimet e Fullanit, 3 vendimet e njëpasnjëshme për blerjen e Hotel “Dajtit” pa konkurrim (FOTO)

1 Shtator 2012, 17:36Politika TEMA
Abuzimet e Fullanit, 3 vendimet e njëpasnjëshme për blerjen e

Në serinë e shpenzimeve skandaloze të Guvernatorit të Shqipërisë, Ardian Fullani, hyjnë edhe vendimet për blerjen dhe më pas rikonstruksionin e Hotel “Dajtit”, që deri më tani, Bankës i ka kushtuar 43 milionë dollarë. Bëhet fjalë për tre vendime të njëpasnjëshme: blerjen e hotelit, përshtatjen e pjesshme të tij dhe projektzbatimi i përshtatjes së hotelit.

Fillimisht, në datën 16.06.2010, Ardian Fullani, në kulmin e krizës, vendosi që të blinte Hotel “Dajtin”, për një shifër prej 41.4 milionë dollarë. Kjo, ashtu si edhe për një sërë vendimesh të tjera, është bërë me prokurim të drejtëpërdrejtë, pra pa garë dhe pa konkurrentë.

Menjëherë më pas, Fullani miraton një vendim për përshtatjen e pjeshme të Hotelit-Bankë “Dajti”, me një vlerë prej 567 mijë dollarë. Përsëri është bërë pa garë, por me “procedurë të veçantë prokurimi.

Në vendimin e tretë, Fullani miraton shpenzimet për project zbatimin e përshtatjes së Hotel-Bankës “Dajti”, me një vlerë prej një milionë dollarë. Edhe ky vendim pa garë, por me “procedurë të veçantë prokurimi”

Por, sipas deputetit Erion Braçe, që është denoncuesi në seri i këtyre skandaleve, dy vite pas blerjes së Hotel “Dajti”, ai është po ashtu, ndërkohë që Banka e Shqipërisë vijon të paguajë qera marramendëse për t’u strehuar.

“Por, dy vite pas blerjes së shtrenjtë, të paparashikuar, të panevojshme e të paarsyetur të Hotel “Dajti”, Banka e Shqipërise ka harxhuar edhe 1. 500. 000 dollarë për projektin dhe përshtatjen e pjesshme të tij”, shprehet deputeti socialist.

Sipas tij, shpenzimet për Hotel “Dajtin” nuk kanë mbaruar akoma, pasi do shtohen shpenzimet e rindërtimit.

12 komente në “Abuzimet e Fullanit, 3 vendimet e njëpasnjëshme për blerjen e Hotel “Dajtit” pa konkurrim (FOTO)”

  1. krosi says:

    Guvernatori i Shqiperise duhet ti beje shoqeri Guvernatorit te Kosoves qe me duket se eshte me vakanca ne “Spac” te Prishtines.

    Bravo Fullan hajdut me kominoshe !!!

    1. arrori says:

      po,mor,po.por cfare po e gjen fullan garipin?ai vazhdon te zgerdhihet para kamerave dhe vazhdon te mbushe thaset me pare,te cilat nuk shterojne kurre ne banke.sa vjen dhe me yxhym kane marre kohet e fundit.hallall,plako.

    2. Celesi i dollapit says:

      Kush e di sa sa e ka paguar edhe kete ky celsi i dollapit!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sali-united-best-buy-of-all-time.html

  2. Besart says:

    Ju mereni me qelbesire Fullanin, ai esht duke ber weekendin kushedi se ku me leket e vjedhura.

  3. ATILA says:

    Cohuni shqiptare!
    nga gjumi u zgjoni
    me kte gjendje mos u pajtoni?!
    po ju vjedhin teveqelat
    qevritaret me gjithe bedelet
    Po ju xhveshin po u rrjepin
    pensionin, rrogen edhe xhepin
    maskarenj,hajdut me nam
    qe per popull gje nuk lan
    c’do gje tonen e dun vete
    mendojne dhe per brezin e 17-te
    t’mjeret ne c’na ka gjete.
    cohuni shqiptar te marre
    i shkaterroni me gjithe fare
    keta cuba keta kusare
    mos ju lini gur ne kembe
    se s’kane pune me ne kete vend
    mos tu gjejne kockat rehat
    atyre vete e gjer ne brez te 7-te.

  4. Argita_B says:

    Problemi eshte se keto qe shkruhen jane shnderuar ne thashetheme kafanesh, e thashetheme banale..
    Nese Braçe çirret e “denoncon” korrupsionin, kete e ben vetem per interesat e tija.
    Cilin korrupsion ka denoncuar Erion Braçe kur ishte kryeredaktor i gazetes Zeri i Popullit e ne krye te qeverise ishte i superkorruptuari Fatos NANO ?!!
    Gazeta Tema eshte shnderruar ne nje gezete Zeri i Popullit bis, e mba ere nga kilometra larg kjo pune.
    Ka vite qe nuk ka botuar nje artikull kritik ndaj opozites aktuale, gjumit ne te cilen ka rene, perberjen ne shkallet e saj me te larta nga njerez te super korruptuar ne te kaluaren.
    Mjaft me artikuj 2 lekesh qe dhe nje nxenes ne fillore do ti dukeshin qesharake.
    Dhe pse jam kundra kesaj qeverie banditesh qe kemi nuk rri dot pas qene kritik ndaj njeanshmerise dhe mungeses total te objektivitetit ne gazeten Tema!
    43 milione dollare eshte nje çmim mese normal per blerjen e ish Hotel Dajtit.
    Ne vitet 2000 kur Meta ishte kryeminister jane bere oferta rreth 35 milione dollare per blerjen e tij ( pa folur ketu per parate nen dore qe mund te merrnin Meta me shoke) dhe ne ate kohe nuk u lidh kontrata.
    Nese ishte shitur me ate çmim, Braçe do ishte i pari qe do thoshte se eshte shitur per buken e gojes pasuria e popullit shqiptar.
    Sot, pas 10 vitesh, kur vlera e metrit katror ne Tirane eshte dyfishuar, 43 milione dollare quhet shume e shtrenje !!
    Te beje nje analize immobiliare Braçe, e pastaj le te na çaj derrasat duke “denoncuar” korrupsionin.
    Hotel Dajti ju ble qeverise shqiptare per hesap te bankes se Shqiperise, pra mbete po prone e Shqiptareve.

    1. Dean says:

      Argita_B?!,e para:
      ”…Ka vite qe nuk ka botuar nje artikull kritik ndaj opozites aktuale…”
      Ne as1 vend te BOTES se CIVILIZUAR dhe DEMOKRATIKE nuk behet Opozite ndaj Opozites,pervecse ne vendet e botes se trete dhe Diktatoriale,dhe Feudalo-Fshataro-Maloke,sikur Shqiperia.
      E dyta,blerja e Hotel Dajtit nuk ishte aspak 1 qellim ne vetvete i BSH-se,por fshehtesia dhe shpejtesia me te cilen u ble tregon se kjo levizje kishte per qellim derdhjen ne arkat e zbrazura te shtetit te 41.4milion USD.Kjo eshte gjithe Filozofia.
      Pse e them kete?Une jam i bindur se ky Hotel,tashme JO ne funksionim,nuk gjeneron te ardhura per BSH-ne,gje e cila eshte krejt e kundert me praktikat e diktuara nga rregullat e tregut.Pra,ti kur blen 1 objekt/biznes…etj.,ke edhe 1 pritshmeri si dhe 1 plan per kthimin sa me shpejte te ketij objekti/biznesi ne Fitimprures sepse perndryshe,vetem mbajtja mbyllur do te te kushtoje shuma te konsiderueshme parash.Paralelisht me kete,duke pasur parasysh Historine,pozicionin e Hotel Dajtit dhe duke i bo 1 Rinovim sipas standarteve te kohes,une jam i bindur se shitja e Hotel Dajtit do kapte 1 shifer minimumi 30-35% me te larte se ajo aktuale me te cilen u shit.Por BSH-ja u fut ne mes si fanti spathi,krejt papritur dhe pakujtuar.Gjithashtu,rregullat e tregut nuk parashikojne qe X-prone duhet domosdoshmerish te mbetet prone e Shqiptareve.Fiton ai qe ofron cmimin me te larte(gje qe nuk u pa ne kete rast)me perjashtim te rasteve kur behet fjale per objekte/resource me rendesi strategjike per 1 vend,gje qe Hotel Dajti nuk eshte i tille.Ne fund te fundit eshte vetem 1 Hotel dhe jo Kulla Ejfel.
      Megjithese e kam Bracen nga anet e mija,une nuk jam 1 simpatizant i menyres se si ai ben Opozitarin dhe natyres se tij prej Politikani,por te pakten ai Kundershton dhe Gjeneron debate te vlefshme.Ne menyre te sofisitkuar apo jo,ne menyre te Zgjuar apo jo,Brace here pas here eshte hedhur edhe kunder Ed Rames,gje qe e ben ate edhe me te besueshem ne ato qe thote dhe qe mendon.Eshte tjeter gje nese ti mendon se JE 1 djal/vajze i/e zgjuar,me i/e zgjuar se E.Brace,dhe tjeter gje qendrimi i Braces ne rastin konkret.Kam pershtypjen se ja ke fut KOT plako/plake(lol) dhe paralelisht kam ndjesine se ky komenti yt ishte 1 ”ftese” qe ne kete valle te futej edhe Denisi,ai djali i ”zgjuar” qe puno ke BSH-ja,pran Fullanit,dhe qe ndo1 here futet dhe me brutalitet tipik prej ”intelektuali” shqiptar,te kundershton dhe te injoron Njohurite e tua.Kam pershtypjen se Denisi eshte me pushime dhe nuk te ka lexu…hahaaaaaaaaaaaaa.
      Te kerkoj falje per natyren time Tinzare,te Lige dhe Provokative,por te pakten une i bej gjerat me deshire dhe e di se c’a them dhe cfare reaksioni do shkaktoje………..lol,jam 1 egoist i pandreqshem.Sorry!
      Konkluzioni:Boll u more me Erionin se nuk te vjen e keqja nga ai,por shiko Trustin e Lulelakres qe qeveris Shqiperine dhe Fullani eshte pjese e kesaj BANDE.

    2. artiles says:

      Sipas teje Argit, le te bleje banka edhe hidrocentalet, se prape prone e shtetit ngelet!

      Po ta blente ndonje privat, atehere ato leke do te ishin shtuar ne buxhetin e shtetit, por kur shtetit blen shtetin, atehere eshte si ta paguash dyfish.

    3. nastradini says:

      Degjo nastradinin o Argita, goca e Saliut, se ne fakt je shume torrollake dhe debile si babai yt dhe nuk di gje fare nga ekonomia fdhe historia Ne Bote. Ne asnje vend te civilizuar sado pak Banka Kombetare apo Banka e Shtetit, sic e quajne ne disa vende nuk blen hotele te falimentuara, qe t’i rindertoje ato me paret e taksapaguesve. Sepse Bankat Kombetare nuk jane Firma Private ose Subjekte Biznesi, por jane krijuar si Institucione Financiare qe te kontrollojne Bankat e tjera dhe te sigurojne THESARIN e Shtetit dhe te LEKAVE te miletit. Keshtu ndodh ne Bote, por jo ne Shqiperine e Saliut dhe te sejmenit te tij te bindur, FEBELIT pa moral Fullani. Qe nga guvernator Banke Qendrore eshte transformuar ne nje Biznesmen Privat me LEKAT e shqiptareve dhe luan me to sikur te ishte ne kazino me zarat e ruletes. Kur Saliu dhe Bodja mbeten troke, Fullani si ushtar i Partise eshte gadi te hapi THESARIN dhe te leshoje LEKAT per blerje fiktive te nje hoteli te falimentuar. Per te hedhur badiava LEKA te tjera si uje ne shkretetire sepse Banka Qendrore nuk mund te jete nje firme ndertimi, as riparimi hotelesh. Nuk ka eksperiencen, strukturen dhe specialistet per kete veprimtari. Pse e bleu atehere Fullani Dajtin? Kur Saliu mund t’ja shiste me kollaj nje firme private te interesuar per kete investim? Pse nuk u be tenderi i domosdoshem per kete shitje? Pergjigje eshte e thjeshte. Sepse nuk dihej sesa LEKA do te fitonte Saliu nga tenderi, nderkohe qe Fullani u urdherua te gatiste valizxhen me milionat, qe mbushen arken e familjes ne pushtet. Me pas deti le te behet kos me shpenzimet, le t’i mendoje Fullani. Dhe Fullani si nje Yll Hollivudi me papionke ne qafen e tij te trashe e ka leshuar Banken e Shtetit pa frena fare ne nje disheze te rrezikeshme me moton: “Kur vjedh Saliu dhe Bodja, pse te mos vjedh edhe une LEKAT e shqiptareve dallkauke.” Dhe ja ku dalin milionat per krevate mbreterore ne zyren e tij, shpenzime per ekpipe volejbolli dhe basketbolli, per atletike sikur te ishte SHAHU I PERSISE. Prandaj o Argita, goca e Saliut, ne shqiptareve mjerane nuk na PLAS fare dhe nuk ngroh shpirtin llogjika yte dallkauke, se hoteli me prestigjoz Dajti ka kaluar nga shqiptari tek shqiptari, sepse ky hotel kaloi me finte enveriste nga shqiptari kusar Berisha tek shqiptari hajdut Fullani dhe vazhdon akoma te haje LEKAT tona me nje pamje mjaft te trishtuar te nje objekti qe simbolizon korrupsionin e bandes ne pushtet.

  5. ina says:

    po ky ben sikur cka zbuluar keto fotokopjet duken si buletini i bankes qe eshte dhe ne sitin e bankes…dhe ne qe jemi studente e kemi perdorur materiale nga ky buletin e dime qe aty jane te gjitha. Po pse si denoncoi qe ne 2010, se keto vendime aty kane qene per te gjithe, po u kujtua mbas dy vjetesh??????????????

  6. likja says:

    Bderluskoni dhe Sulltani bruneit do skuqen nga turpi kur te njofin fullanin.

  7. Arbi says:

    Asaj bullicës ja shikon dot p…o fullhan se esht shum e dhjamosme apo ja ngre dhjamin me topa eurosh.Ju q…rracen e ndyr dhe na prit se do i pagush te gjitha cke bë,po te vjen ora.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje